Presidenti Ilir Meta deklaron se mori vendimin e duhur për zhdekretin e 30 qershorit. Meta vijon të japë shpjegime lidhur me aktet që e nxitën për të zhdekretuar 30 qershorin para komisionit hetimor.
Ilir Meta: “Hoqa kushtin e kryeministrit që të mos negocionte 30 qershorin. Hoqa dhe kushtin që zoti Basha nuk duhet të vinte në tryezë si kryeministër. Një pyetje kam kur dy veta çmenden dhe duan ti çojnë vendin drejt përplasjes…
Çfarë mund të bënte presidenti në kushtet kur të dy palët donin konfrontim?
Të dy palët nuk mbanin asnjë lloj përgjegjësie. Nuk jam dakord me zgjedhjen e opozitës që deklaronte se nuk mbajmë përgjegjësi se çfarëdo të bëjë populli në demonstrata. Por nuk kam qenë asnjëherë dakord me mitingjet që në thelb ishin antimitingje të kryeministrit.
Unë kam bërë detyrën time më të mirë dhe jam krenar për detyrën që kam bërë dhe jam në transparencë. Unë nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjeve kam shfuqizuar 30 qershorin me vullnetin për të dekretuar një datë të re në mënyrë që të gjithë të ushtronin të drejtën e votës.
Çfarë mund të bënte presidenti në kushtet kur të dy palët donin konfrontim? Ky konfrontim mund të rezultonte në gjakderdhje. Presidenti nuk mund të priste të humbiste jetën një qytetar për të nxjerrë një dekret për shtensionimin e situatës. Asnjë nga palët nuk do të mbante përgjegjësi.
Të dyja do të akuzonin njëra- tjetrën dhe kjo do të ishte faturë e madhe për stabilitetin dhe besueshmërinë e vendit dhe do të përshkallëzonte atë krizë që nuk ishte jo vetëm në interesin e Shqipërisë por dhe as të Kosovës.”
o.j/dita

Ftesa qe i beri ne fund te ndigjeses se tij konfirmoi edhe nje here zanatin e tij per pazaret e radhes duke iu lutur njerit prej anetareve te komisionit:Te ftoj per nje kafe ne presidence!E papare kjo kur te kujon kohenme bllok ne dore,mos ndoshta do qe ti ofroj diçka per ta kompromentuar!Kur do pime nje kafe!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ftese e papare!
Mmeta kur dy palet po konfrontoheshin nuk duhej ti hidhte benzin zjarrit.
Me anullimin e dates 30 che me caktimin e dates 13 Tetor Ilir Meta e futi vendin ne lufte vellavrasese.
Fal SHBA-se qe i paralajmeroi se keta perseri ishin gati ta gjakosnin shqipoeri pra shqiptaret n dervete.
Iliri vazhdon ta dredhe pore nuk i han daja me ato bishtaja te Ilir Metaes.!
Te merrje malet sic i more keto dite!
Po presidenti duhej te eprdorte Kushtetuten,J o menyren e veprimit, hedhje te vajit ne zjarr, sic veproi qe nga shkurti 2019 e deri tash.