Partia në pushtet humb ‘terren’ në Moskë

Edona Llukacaj

Partia në pushtet e Rusisë “Rusia e Bashkuar” ka pasur një rënie domethënësë në zgjedhjet vendore të kësaj së dielë, sidomos në Moskë.

Sipas rezultateve gati të plota, udhëheqësi i “Rusisë së Bashkuar” për Moskën, Andrei Metelsky, nuk u rizgjodh, ndërsa  partia humbi afro një të tretën e ulëseve në parlamentin prej 45 vendesh, por pritet të ruajë shumicën me rreth 26 ulëse.

Pasi shumica e kandidatëve të opozitës u skualifikuan, kandidatët e pavarur që arritën të merrrnin pjesë në zgjedhje morën mandat në parlament.

Kujtojmë se përjashtimi i kandidatëve të opozitës dhe një numër kandidatësh të pavarur shkaktoi protesta masive në Rusi, ku u arrestuan me mijëra.

Në rajonet e tjera të Rusisë në mediat sociale u raportua për parregullsi të shumta, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend i mohoi akuzat duke theksuar se deri tani nuk ka të dhëna se ndonjë prej proceseve mund të jetë i pavlefshëm, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *