Bëhet me dije se një godinë është përfshirë nga flakët në lagjen Pavarësia të Vlorës.
Pjesë më e madhe e godinës ishte e braktisur, ndërsa në një pjesë të saj, që dikur shërbente si magazinë, jetonte një familje e komunitetit rom.
Raportohet se nuk ka patur persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike, por nuk përjashtohet as pista as zjarrvënia e qëllimshme.
Në zonë për të shuar flakët ndodhen dy zjarrfikëse./ Abc
e.ll./dita
