Delegacioni i Komisionit të Venecias e ka nisur misionin fakt-mbledhës në Tiranë me një mëngjes pune me ish-deputetët e opozitës Klajda Gjosha dhe Oerd Bylykbashi.
Sipas mediave anëtaret e Komisionit do t’i vijojnë takimet në Kryesinë e Kuvendit.
Anëtaret e Komisionit do t’i vijojnë takimet në Kryesinë e Kuvendit. Ata do të takohen me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, anëtaret e opozitës se re dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Të dërguarit e “Venecias” do të takohen edhe me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.
Delegacioni i Komisionit të Venecias ndodhet në Tiranë pas një kërkese nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkohet një opinion nëse me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit Presidenti ka shkelur Kushtetutën.
o.j/dita

Te gjitha komisionet parlamentare te ngritura deri me sot nuk kan bere gja tjeter vetem nje vrime ne uje.Ksaj i thon futja p ordh e leshoj zagart.