Sot ndeshja ndaj Islandës, ky pritet të jetë formacioni i Kombëtares

Ornela

Djemtë kuq e zinj do të zbresin sot në fushën e ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen kundër Islandës, për të provuar të përmbysin lojën e keqe me të cilën u paraqitën tre ditë më parë në Francë. Ndeshja do të nisë në orën 20:45.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Dermaku dhe Lenjani. Në mesfushë pritet të luajnë Gjasula, Memushaj, Bare dhe Uzuni, ndërsa Cikalleshi do të jetë i vetëm në sulm.

Kapiten për këtë ndeshje do të jetë Hysaj.

Shqipëria ndodhet në grupin H të eleminatoreve të Euro 2020, e renditur në vend të katërt me 6 pikë. Vetëm një fitore kundër Islandës mund ta rikthejë Kombëtaren shqiptare në garë për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Simbas formacionit rrezulton te luajme per barazim.
    Nji mbrojtje prej 8 vetash dhe nji sulmues per te care 4 mbrojtes islandez.Rrezulton me thirrjen: Na ndihmo o i lumi Zot.
    Prespektiva nese kualifikohemi.Me skuadra te nivelit ma larte se Islanda keshilloj te luajme me formacionin 10 ne mbrojtje per ti rrezistue si tabel qitjeje bombardimeve te kundrshtarit.Dhe te marrim barazimin.
    Suksese!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *