Sondazhi i Bankës së Austrisë: Brenda 5 viteve, leku do të zhduket

J L

Sipas një sondazhi të kryer nga Banka Qendrore e Austrisë, një në tre shqiptarë beson se brenda 5 viteve të ardhshme, leku nuk do të jetë më monedha vendase. Gjithashtu shqiptarët besojnë se leku do të zëvendësohet me euron.

Sipas sondazhit, në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite ishin sa gjysma e atyre që janë sot, pra, vetëm 15%.

Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se,në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën.

Thuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme.

Në 2014-ën kjo normë ka qenë ndjeshëm më e ulët.

Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s’do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Lek kurr nuk do falementoi në shqipëri.LEKU ËSHTË E DO TË JETË I FORTË NË MES MONEDHAVE NË SHQIPËRI .Kjo lidhet se ai i përshtatet më mirë ekonomisë shqiptare ,popullësisë ,dhe tregut.

  • Mos harroni qe nji ne cdo 3 europian mendon qe do kete lufte brenda sojit rreth tryezes se bukes se BE.Nese ndodhe ky fenomen.Euro-ja do shkalafendet.Te gjithe shtetet do i kthehen parave,monedhave kombetare te tyre.Hamalli ma qsharak do jete italia ku njerzit do ngarkohen me thaset plot me lireta per te ba shkembimin ne treg.

  • Lajm i keq ,ne qofte se hiqet nga skena leku shqiptar ,eshte i keq per guvernatorin , sejmen i Edi Rames ,qe nuk do dine me si te abuzojne .Dhe me mbuluar zullumet abuzojne me kembimin e euros ,qe per ineteresa te tyre e kane groposur pa llogjike Euron ,qe bie dhe rendon direkt tek refugjatet ,natyrisht i rrit kostot turisteve . .

  • Polonia,romania,e shume vende te be nuk e kane hequr monedhen e vet
    Euro do groposte krejt shqiperine sepse duke mos pasur pushtetin e monedhes duhet te surplus te larte ekspori kundrejt importit
    Ndersa raliteti shqiptar qe ka 90% import as qe behet fjale qe te jete euro monedha vendase

    • Kjo eshte e vertete !
      Sistemi Bankar shqiptar eshte ne sherbim te euros ne sherbim te rrjepjes se shqiptareve ne menyre te pa meshirshme !
      Fal kjo prej Politikaneve tane vampire qe nuk kane asnji interes minimal te ruajne integritetin kombetar te shqiptareve !
      Nje ekonomi e varur nga importet eshte nje ekonomi e renuar dhe e destinuar te shkatrohet !
      Kjo eshte fatkeqsia me e madhe per shqiptaret qe nuk kane asnji mbrotje nga ata qe quhen “Baballaret e Kombit” ata qe kontrollojne te gjithe pasurite kombetare te shqiptareve !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *