‘Qeveria’ e re e BE-së, Komisioneri për Zgjerim do jetë hungarez

Ornela

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri.

“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen.

Për Shqipërinë me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.

Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin.

Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.

Share This Article
2 Comments
  • tani pas 500vjetve përsëri ndihet solidariteti e trimëria e Skëndërbeut në ndihmë të POPULLIT HUNGAREZ dhe europian .Hunjadi i madhë kishte mik e aleat Skëndërbeun.

    Kongresi Amerikan më 28 tetor 2005, votoi rezolutën numër 522 për të nderuar ditën e 600-vjetorit të Lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si burrë shteti, diplomat dhe ushtarak gjenial për rolin e tij në mbrojtjen e Europës Perëndimore nga pushtimi Turk.Edhe pëerfajqësuesi zgjedhur hungarezi László Trócsányi do ti hapë rrugë shqipërisë në Europë ,Europa duhet të ja kthejë shqipërisë dhe Skëndërbeut si atlet i shkëlqyer i krishtërimit në mbrojtje të krishtërimit të europës nga turqit .Shqipëria duhet ti ketë dyert e europës të hapura,ato i ka hapur e mbrojtur shpata e Skëndërbeut.

  • tani pas 500vjetve përsëri ndihet solidariteti e trimëria e Skëndërbeut në ndihmë të POPULLIT HUNGAREZ dhe europian .Hunjadi i madhë kishte mik e aleat Skëndërbeun.

    Kongresi Amerikan më 28 tetor 2005, votoi rezolutën numër 522 për të nderuar ditën e 600-vjetorit të Lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si burrë shteti, diplomat dhe ushtarak gjenial për rolin e tij në mbrojtjen e Europës Perëndimore nga pushtimi Turk.

    Edhe pëerfajqësuesi zgjedhur hungarezi László Trócsányi do ti hapë rrugë shqipërisë në Europë ,Europa duhet të ja kthejë shqipërisë dhe Skëndërbeut si atlet i shkëlqyer i krishtërimit në mbrojtje të krishtërimit të europës nga turqit .Shqipëria duhet ti ketë dyert e europës të hapura,ato i ka hapur e mbrojtur shpata e Skëndërbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *