Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë sot një intervistë për News24 ku ka folur për situatën në vend dhe aksionin opozitar. Kryemadhi është shprehur se mungesa e dialogut mes palëve vjen për shkak të arrogancës së kryeministrit. Ajo thekson se zgjidhja e krizës bëhet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe flet për “përballje me bishën”.
Sa i përket mendimee ndryshe mes opozitarëve, Kryemadhi shprehet se do të thotë që demokracia brenda frontit opozitar funksionon, pra asnjëri nga ne nuk është vasal i njërës apo tjetrës, qoftë, partitë e vogla, qoftë partitë e mesme, qoftë partitë e mëdha respektojnë mendimet e njëri tjetrit. Ajo mohon se ka përçarje në opozitën e bashkuar.
Kryetarja e LSI-së deklaron më tej se raporti i OSBE-ODHIR, legjitimon akuzat e opozitës. “Raporti i OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit është i shkruar e zezë mbi të bardhë dhe me thënë të drejtën është një ferman i tmerrshëm për again tonë që kemi sot në krye të qeverisë për të kuptuar se ku është sot shoqëria shqiptare dhe ku janë sot institucionet e shtetit.
Raporti i OSBE-ODIHR është një raport i cili për hir të së vërtetës jo vetëm që legjitimon të gjitha akuzat po themi dhe pretendimet e opozitës por është një raport i cili do të jetë sot në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha duhet një reflektim i menjëhershëm nga mazhoranca nëse do të duam që Shqipëria do të marrë drejtimin e OSBE-së në 2020 sepse nuk e di se çfarë do t’i ngelet atij që do të drejtojë Presidencën e OSBE-së në 2020 kur një shtet tjetër mund t’i thotë që shkoni dhe bëni zgjedhje për veten tuaj të lira dhe të ndershme, dekriminalizoni procesin e votës, të votimit në Shqipëri dhe pastaj eja dhe flisni dhe na jepni rekomandime ne”, thotë ajo.
Kryemadhi flet edhe për komisionin hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke u shprehur e pashqetësuar. A është diskutuar në mbledhjet me aleatët se si mund të dalin nga kriza dhe a ka ndonjë shpresë që palët të ulen dhe të dialogojnë?
Mund të them që mungesa e dialogut nuk ka ardhur për shkak të opozitës, por prej arrogancës së mazhorancës dhe sidomos të kryeministrit. Mos harroni në 2 vite Parlamenti nga 2017 deri në momentin e djegies së mandateve opozita është munduar disa herë për të ofruar jo vetëm dialogun, por dhe propozimet e saj në Parlament që kanë qenë qoftë për ndryshime kushtetuese, amendamente kushtetuese për të vendosur në lëvizje mekanizmin e reformës në drejtësi, e cila për hir të së vërtetës është bllokuar për shkak të kapjes sepse një reformë në drejtësi, për të cilën kanë aspiruar të gjithë shqiptarët që të krijonte një klimë biznesi për investimet e huaja, të krijonte një barazi, të krijonte zgjidhje problematikave të ndryshme që kanë sot qytetarët shqiptarë.
Sot po bëjmë 2 vjet që i gjithë vendi është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese që pengon zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm zhvillimin e problematikave që mund të kenë njerëzit me njëri tjetrin. Ndërkohë nga ana tjetër kanë qenë amendamentet, Vetting-u i politikanëve që u propozua nga fronti opozitar, kanë qenë 2 amendamentet nga 2 studentet e LSI-së në kohën e protestës së studentëve që vinte për të rishikuar buxhetin me qenë se ishim një proces dhe impakti në buxhet ishte jashtëzakonisht i vogël përballë kërkesave që kishin studentët.
Pra në total ka pasur shumë iniciativa nga opozita për t”u ulur në një dialog politik, por arroganca dhe forca e kartonit të mazhorancës bëri që të kishim opozitën me shpatulla pas muri që siç quhet në gjuhën e politikës bejsboll kushtetues, ku e vendosi opozitën përballë murit që edhe për çdo vendim të paligjshëm që merrej nga mazhoranca me forcën e kartonit, opozita nuk kishte asnjë mjet për t”u mbrojtur ose për t”u ankimuar sepse mungesa e Gjykatës Kushtetuese e sillte rolin e opozitës të pa konsiderueshëm. Rasti i ligjit të Teatrit, rasti i ligjit të dividendit, rasti i ligjit për kadastrën, ligjit të noterëve, pra janë disa ligje që janë jashtëzakonisht të rënda. Të mos harrojmë më pas me koncesionet e famshme. Janë jo vetëm grabitqare, por janë dhe korruptive dhe anti-kombëtare.
Si mendoni ju që mund t’i dilet kësaj krize politike?
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ato që i japin zgjidhje dhe që vendosin me shpatulla pas muri të gjithë klasën politike që duan apo nuk duan të ulen në tavolinë. Se nëse një palë thotë unë nuk ulem me Edi Ramën kryeministër dhe pala tjetër thotë unë ulem në tavolinë, por të jetë e panegociueshëm çështja e koncesioneve janë 2 gjëra që në një farë mënyre, një kryeministër, i cili kërkon që me çdo çmim të mbrojë koncesionet e tij, normal që kushdo të jetë, çdo shqiptar thotë unë nuk ulem me këtë kryeministër.
Pra duhet të vendosemi përballë një pozicionimi ose përballë një fakti të vendosur të opozitës sepse një kryeministër i cili ka qëllim në vetvete mbrojtjen e koncesioneve që janë në duart e 5 vetave dhe nuk ka problem as çështjen e demokracisë, nuk ka problem as çështjen e fjalës së lirë as çështjen e pluralizmit politik as çështjen e funksionimit të një parlamenti në mënyrë demokratike, as ngritjen e gjykatave as një reformë në drejtësi.
Pra do të thotë një Kryeministër i cili për hir të së vërtetës i gjithë konturazhi i tij politik, ligjor edhe ekzekutiv e ka kthyer në funksion të mbrojtjes së koncesioneve dhe për hir të së vërtetës eliminimin e kësaj krize të themi mund ta sjelli vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me zgjedhjet të cilat do të krijonin një situatë komplet tjetër. Do të thoni ju pse në zgjedhje të lira?
Vetë përgjimet e Bild të dosjes 184, të dosjes 339 tregojnë haptas që zgjedhjet e 2017 kanë qenë zgjedhje të inkriminuara dhe të intimiduara po dhe të deformuara nga bandat e krimit të organizuar dhe paratë e drogës.
Ju jeni dakord me z. Basha kur thotë që unë hyj në vetëm në zgjedhje pra opozita, vetëm pa Ramën Kryeministër me një qeveri tranzitore e cila do të zhvillojë, do të krijojë atmosferën për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë ?
Kemi 2 gjëra që të jemi të qartë, unë e kam thënë gjithmonë pavarësisht se ne si front opozitar themi që ky kryeministër duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili ne një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë.
Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik sepse në fund të fundit në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm mazhorancës ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85% por në fakt i dhanë dhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës duke i thënë që 85% e tyre ju përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të mazhorancës por nga ana tjetër përgjegjësia e opozitës tashmë është që të marri përsipër përgjegjësitë për t”i drejtuar këta 85% shqiptarë drejt hapjes së negociatave, drejt pozicionim të Shqipërisë si një vend në BE, drejt qartësimit të një rrugë të qartë që e kanë të domosdoshme shqiptarët për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik në të cilin po kalon Shqipëria dhe unë mendoj që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje faktikisht sepse ajo që ne mendojmë dhe themi është që zgjedhjet politike janë i vetmi ilaç, antibiotiku i vetëm që shkatërron virusin që ka kapur kapjen e shteti shqiptar.
Të ndalemi pak tek djegia e mandateve. Një nga aleatët tuaj opozitarë, konkretisht Fatmir Mediu shprehet edhe sot që ky hap i ndërmarrë nga opozita ka qenë një hap i gabuar pasi lufta që duhet të ndiqte opozita duhet të ishte në Parlament.
Që në shkuam drejt djegies së mandateve erdhi si rezultat i një situate “bejsbolli kushtetues”. Ne na vendosën me shpatulla pas muri, ku opozita nuk mund të ofronte më asgjë. Pra, o do të ishte një fasadë e shëmtuar e regjimit të Edi Ramës që bënte sikur bënte opozitë një herë në javë dhe vetëm kaq.
Nuk merreshin parasysh propozimet e opozitës, mund të humbasim opinionin politik bërës apo ndërkombëtar për djegien e mandateve por nga ana tjetër, unë mendoj që opozita fitoi mbështetjen popullore. Mos harroni që 10 protestat madhështore që ka bërë opozita nuk do të kishin pasur përkrahjen qytetare nëse opozita do të vazhdonte të ishte fasadë.
Edhe pse ne mundoheshim, nuk mund të bëje politikë, nuk mund të mbroje të drejtat e qytetarëve, nuk mund të luftoje dot koncesionet. Pra çfarë do të thotë? Do të thotë që këtu nuk funksionon ligji, nuk funksionon shteti, nuk funksionon drejtësia, nuk funksionon asgjë, pasi të gjitha janë kapur nga një njeri. Dhe normalisht djegia e mandateve do të kthente vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve, të cilët për hir të së vërtetës vinin dhe bënin një job description sa për të kaluar nga ana burokratike.
Por nga ana politike dhe atë çfarë ndjenin qytetarët për hir të së vërtetës kishim një kapje dhe një asfiksim të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo ka ndodhur duam apo nuk duam. Mjafton të shikosh numrin e shqiptarëve dhe të rinjve që po ikin çdo ditë e më shumë nga Shqipëria sepse nuk kanë asnjë alternativë, janë të izoluar, kjo gjë është shumë e qartë.
Për tu ndalur pak te ndërkombëtarët, si e shpjegoni arsyen pse ndërkombëtarët edhe pse kishin shumë arsye që mund të reagonin, raste më përpara kur ka pasur kriza politike, kanë qenë shumë aktiv, ndërkohë këtë herë nuk kanë qenë kaq aktiv dhe nuk kanë mbajtur qëndrime koherente?
Ndërkombëtarët mos i mendoni që do të vendosin për fatin e shqiptarëve. Do ta vendosin vetë shqiptarët sepse janë ata që do të shkojnë në një proces dhe ndërkombëtarët gjithmonë janë të prirur për të ruajtur një lloj stabiliteti sepse është si puna e asaj që nuk të intereson ty si e ka shtëpinë komshiu lart, të pastër apo të pisët por në momentin që fillon të pikon tavani nga komshiu lart ti do shkosh dhe do ti trokasësh në derë. Edhe për Shqipërinë, në momentin që nuk do t’u krijojë probleme për stabilitetin në rajon, deri në momentin që do jetë një Shqipëri stabile, sigurisht që ndërkombëtarët do të kërkojnë që ta ruajnë këtë lloj stabiliteti.
Në momentin që Shqipëria do të fillojë të lëvizë, normal që do të duan të krijojnë një lloj lëvizje. Por ajo që të bën përshtypje është që stabiliteti i një qeverie e cila 7% të buxhetit të shtetit e shpërndan të koncensionarët, është varfëri e shqiptarëve. Ajo situatë që ne gjendemi, është një situatë që për ndërkombëtarët sot për momentin nuk ndihet, por do të ndihet në momentin që do të hapen negociatat, ndërsa për Shqipërinë sot ndihet.
Ndihet në asfiksimin e shoqërisë shqiptare, në mungesën, ndihet në ekonomi sepse mjafton të shohësh rritjen ekonomike që është përgjysmuar, tregon që ekonomia shqiptare po rrënohet çdo ditë dhe më shumë, po monopolizohet çdo gjë dhe po të shkosh në tryezat e shqiptarëve do të shohësh që atë pagë që kanë marrë 6 vjet më parë, marrin po të njëjtën pagë por është rritur çmimi i energjisë elektrike,është rritur çmimi i ujit, janë rritur çmimet e ushqimeve të shportës etj. Kështu që automatikisht shqiptarët janë më të varfër, konsumojnë më pak ushqim në tryezat e tyre, konsumojnë më pak para për shkollimin e fëmijëve , konsumojnë më pak para për standardin e jetesës, ndërkohë që qeveria arkëton më shumë taksa nga të varfrit dhe nuk arkëton absolutisht asgjë nga të pasurit.
E pyetur për Metën që ka qenë përpara komisionit hetimor parlamentar, i cili po e akuzon për shkeljen e Kushtetutës dhe shkarkimin e tij, Kryemadhi tha: Mua nuk më shqetëson fare kjo gjë. Nuk është pjesë e axhendës time politike dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Axhenda jonë është të nxjerrim Shqipërinë nga ky lloj fukarallëku të cilën e ka futur regjimi i Edi Ramës. Besoj se z. Meta i ka kapacitetet e veta për t’u përballur politikisht dhe di të them që është një makineri politike që është shumë e vështirë për ta ndalur.
l.h/ dita

Kemi shtet halabakesh dhe hajdutesh ne se te ishte shtet dinjitoz dhe ligje Like Pordha do ishte ne burg tani qe kur doli video e Dritan Priftit.
Moj kriemadhe, në moralin tuaj është të jepni dorheqje dhe të refeheni për bëmat tuaja sa supërkorruptive aqë dhe kriminale, pastaj na trego për makinerinë Meta të binjakzuar me botën e krimit e korrupsionit dhe kjo e denoncuar me zë,figurë e dëshmi të gjalla, sa medjatike e istitucionale e ligjore, dhe aqë më shumë popullore. Koha juaj perëndoj, o sot o kurrë ju duhet të ndaleni në martirët rradhës sa nuk është vonë. Ndryshe populli në
shumicë dhe në bashkëpunimm me SHBA e BE do t’u shkulë me rrënjë e flakur tej në hanet e harresës ku e djeshmja dhe e sotmja superluksoze do t’u mbetet një ënder në një fund të turpshëm e të shpejt dhe pa kthim.