Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Vetëvrasjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi aktivitetin “Ditë e hapur” në IEVP-në “Jordan Misja” ku diskutoi lidhur me këtë tematikë.
Krahas detajeve të aktivitetit Drejtoria e Burgjeve zgjodhi qe të përcjellë edhe shifrat e e vetëvrasjeve në burgje.
“Në vitin 2016 kemi 38 tentativa për vetëvrasje dhe 1 rast që ka kryer vetëvrasje, në vitin 2017 kemi 37 tentativa për vetëvrasje dhe 6 raste që kanë kryer vetëvrasje, në vitin 2018 kemi 23 tentativa për vetëvrasje dhe një rast që ka kryer vetëvrasje dhe për vitin 2019 kemi 23 tentativa për vetëvrasje dhe një rast që ka kryer vetëvrasje.
Fokusi i politikave tona do vazhdojë të jetë mbi ngritjen e kapaciteteve të stafeve për menaxhimin e rasteve të tilla, me qëllim që të plotësojmë të gjitha kapacitetet e nevojshme që çdo i dënuar apo i paraburgosur të trajtohet në mënyrën e duhur gjatë rehabilitimit të tij”
l.h/ dita

Po vetevrasjet jashte burgjeve, si jane..?!!!!!