TRISHTIMI / Ish-ministrin idealist nuk e lidh më asgjë me shokët e dikurshëm, përveç disa firmave të hedhura aty-këtu

redaktor

TIRANË / HIMARË – Duke shprehur boshllëkun e brendshëm shpirtëror dhe brengën se po distancohet gjithnjë e më shumë emocionalisht nga grupi i shokëve me të cilët kishte thurrur kaq shumë ëndrra para disa vitesh, ish-ministri idealist deklaroi me dhimbje të martën e kaluar se gjërat nuk janë më siç kanë qenë.

“Është vërtet e trishtuar, po kështu qenka jeta,” pohoi burri melankolik, “tani takohemi me siklet, dhe nuk gjejmë më tema bisede. Bëjmë llogje kot për motin, Partizonin, Juventusin… Dhe vete nga vete muhabeti, rikthehemi tek disa firma që kemi hedhur aty-këtu gjatë ushtrimit të detyrës”.

Idealisti kujton me nostalgji kohët kur bashkë me grupin dikur të ngushtë, diskutonin plot zjarr se si do firmosnin dokumente, apo do detyronin të tjerët të firmosnin kur të merrnin detyrat, si do negocionin me palë të brendshme e të jashtme, në tryeza zyrtare e private, në salla ministrish e paradhoma hotelesh…

“Atëherë ishim tërmet, tërmet, na hanin duart për punë,” rrëfen burri, dikur djalosh, “rrinim bashkë me çunat e gocat deri vonë, bënim debat sa bëre ti, sa bëra unë, ku do t’i investosh ti, sa do japim për fushatën…

Nuk do ta harroj kurrë ditën kur kryeidealisti na mblodhi dhe na tha: Nuk ka burrë nëne që të mos paguajë kuotizacionin e partisë, se jua kam të gjithëve këtu firmat që keni hedhur! Ehhh, çfarë kohërash”.

Idealisti e pranon se vitet ikin dhe prioritetet ndryshojnë, por atij i vjen keq që grupit sikur i mungon ai pasioni i vjetër që i çonte peshë zemrat e kandidatëve për deputetë, drejtorëve e drejtoreshave rajonale, asortimenteve të ndryshme kulinare si kastravecët dhe pjeshkat e partisë.

“Sikur jemi ftohur, larguar nga njëri-tjetri. Tani as nuk flasim më, thjesht i tundim me indiferencë njëri-tjetrit dokumentet me firmat reciproke dhe sekush në punë të vet. Nuk është jetë kjo, joooo,” pohon i zhgënjyeri.

Sipas tij, është e vërtetë që miqësitë dhe përkatësitë e përbashkëta nuk zgjasin përgjithmonë, por ai do donte të mblidheshin dhe njëherë si dikur.

“Ja, m’u ngroh zemra para dy vitesh, kur e vumë në mes njërin prej nesh dhe e bëmë leckë pse e kishte bërë jeshile hartën e Shqipërisë, si flamuri i Hezbollahut. Ça gallate, ça tensioni! Përpiqej të mbrohej i shkreti, po ne bam! Tërmet po të them”.

 “M’u duk sikur u rikthyen kohët e vjetra,” tha i gjallëruar ish-ministri idealist.

 

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike që s’para përmend emra në tekstet e saj, ndaj dhe nuk kuptohet për kë e ka 

Share This Article
5 Comments
  • Nuk e imagjinoni dot se ça zullumi dhe ca grabitjesh ka bere ky pervers hajdut gjate kohes qe ishte minister, ky bashke me Even dhe Entelen mire qe kane vjedh, por dhe kane firmos tendera apo koncesione fantazem. Burgu per keta eshte pak.

  • DHE NJE KONCESIONI PER MARKIMIN E KARBURANTEVE.

    ME PAK FJALE PER CDO LITER KARBURANT QE
    PAGUAJME ME PARATE TONA, 20 LEK TE REJA
    SHKOJNE NE LLOGARINE BANKARE GJIKNURI.

    GJOJNA TE VOGLA, SA PER TE MOS SPIUNUAR EDROGEN PER TENDERIN E UNAZES E GJOJNA TE TJERA QE KA FIRMOSUR “THATE”

    EDHE NJEHERE SHOKET E PARTISE.

    NA VIDHNI, NA RRIPNI NA RRIHNI NA QINI, VETEM

    ME NJERI-TJETRIN MOS U ZINI.

    RROFTE PARTIA

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR TRIM DHE HEROIK.

  • Gallatë dhe llogje , ironi vëndçe ndaj një sharlatani zullumqar – krahu i djathtë i Ed Ramës.
    E merituar , kjo ”gojë e ligë” !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *