Toka-shtëpia jonë e përbashkët…
Botën si në kor e shajmë,
ku fryn Juga dhe Veriu,
dhe harrojmë se këtë Botë,
e bën si të dojë Njeriu!.
Hedhim mbi Botën e shkretë,
vetëtima dhe rrufe,
po të mirë-apo të keqe,
këtë Botë e bëjmë ne!.
Shumica këtu e kanë,
një shtëpi ku fusin kokën,
po si shtëpi të përbashkët,
kemi Botën-kemi Tokën!.
Kemi Tokën që e shajmë,
po përse e shajmë vallë,
se s’jemi ne që e mbajmë,
është Ajo që na mban gjallë!
Pa titull…
Xhungla mbijeton,
nga seleksionimi,
me rregull e ligj,
rron qytetërimi!.
Ndaj kur shkelen ligjet,
dëmi nuk rrëfehet,
gjithë qytetërimi,
në një xhungël kthehet!.
Pa titull..
Politika vendin,
mendon lopë të saj,
ta mjeli-ta treti,
ta therë pastaj!.
Shqipëria ime,
në dritë kur do dalësh,
kur do të shfaroset,
kjo racë kanibalësh?!
Ti…
Ti je për mua,
si asnjë tjetër,
që ma ngroh shpirtin,
si verë e vjetër.
Si verë e vjetër,
nga rrush’ i zi,
që s’më zë kurrë,
sado të pi….
Rridhnin krojet…
Rridhnin krojet e argjendta,
në buzët e tua,
buzë e bukur-buzë e njomë,
ç’u trëndafilua…
Kaloj vapës nëpër kroje,
etjen për të shuar,
që ditën që pive ti,
ç’qenkan ëmbëlsuar!..
Kaloj vapës nëpër kroje,
maleve të lartë,
që ditën që pive ti,
s’rrjedh më ujë-po mjaltë!..
Nëpër stacionet e jetës…
Nëpër stacionet e jetës,
na shket fati nëpër duar,
ose jemi para kohe,
ose jemi të vonuar!…
Nëpër stacionet e jetës,
shpesh ëndrrat na bëhen pluhur,
se gjithmonë është e vështirë,
koha edhe vendi i duhur!
A.DUKA

Ke nis te merresh me boten,
Tani qe bari te mbiu,
ktheje , ktheje mbapa rroten,
O Arben bejte- qime – ziu.
Ke nis te merresh me boten,
Tani qe bari te mbiu,
ktheje , ktheje mbapa rroten,
Arben bejte- qime – ziu.
Qaj hallin Arbenit ti..qaji…