Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, ka reaguar të premten pas takimit mes kancelares së Gjermanisë Anglea Merkel me kryeministrin Edi Rama, duke vënë në dukje shqetësimet për lirinë e shtypit në vend – raporton BIRN.
“Kancelarja gjemane Merkel priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në zyrat e qeverisë federale të premten. Rama ka udhëtuar në Berlin pas pjesëmarrjes në samitin e Vishegradit në Pragë të enjten. Ne përsëri ngremë shqetësimin tonë për lirinë e medias në vend”, shkruhet në reagimin në Twitter të organizatës drejtuar edhe zëdhënësit të qeverisë Gjermane Steffen Seibert (Stefen Zajbert).
ECPMF ishte pjesë e një misioni tre-ditor të zhvilluar në qershor në Tiranë, i cili ngriti një sërë shqetësimesh mbi lirinë e mediave në vend.
Ndërkohë gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama atëherë, katër organizatat që kryen monitorimin, i kërkuan atij të tërhiqen nga nisma ligjore që cënonin lirinë e medias.
Më herët gjatë kësaj jave ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca sinjalizoi se Komisioni Europian do të kundërshtojë paketën e ligjeve “anti-shpifje” të kryeministrit Edi Rama.
Paketa e ligjeve është propozuar nga kryeministri në Kuvendin e Shqipërisë dhe përmban një seri ndryshimesh në ligjin për median audiovizive si dhe në ligjin për komunikimet elektronike e postare, në të cilat parashikohet krijimi i një regjimi monitorimi dhe ndëshkimi të medias online në mënyrë jashtëgjyqësore.
Projektligjet janë kritikuar si një sulm kundër demokracisë në Shqipëri nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe nga organizatat shqiptare. Projektligjet janë aktualisht në procedurë shqyrtimi parlamentar.
Rama ndodhet në Berlin për një vizitë gjysmë zyrtare dhe gjysmë private.
Ai takoi Merkel në përpjekje për të siguruar hapjen e negociatave. Në faqen e tij në Facebook, kryeministri u shpreh se ishte “shumë i inkurajuar nga predispozita pozitive” e kancelares.
Ndërkohë në faqen zyrtare të qeverisë gjermane thuhet se vendimi nëse Merkel do të mbështesë hapjen e negociatave, do të merret nga Bundestagu në fund të shtatorit.
Rama do të jetë në Gjermani deri të dielën ku sipas Art Berlin Fair (Panairi i Artit në Berlin) do të promovojë po ashtu një libër me pikturat e tij.
d.a. / dita

Eh o popull shqiptar,qe akoma mban nje sharlatan te pa afte per t’i sherbyer popullit per kryeminister!
Derdellitim per diktaturat e kaluara dhe nuk flasim per kete DIKTATOR te urryer qe kemi sot!
Hapni syte e mendjes o mjerez se po ju ha CAKALLI!
Ky edhe kur qesh eshte me i shemtuar se kurre!
Mallkuar qofte kush na e pruri kete aventurier ne krye te PS-se dhe tani kryeminister!
E ka te qeshuren te lige prandaj. Syte jane pasqyra e shpirtit. Ai ka dreqin brenda
Pash zotin teto mirelkë qysh kur ke filluar të bësh monoloqe? Mos rri shume para pasqires mirelkë se do na e marrësh drerin më qafë, dëgjove? Do tërbohet fare dhe e zeza ti pastaj. He shejtanke, shejtanke. Kush e di se sa e bukur të duket vetja me ato dy brirë në majë të kaplloqes pa fara.
Mos kini merak ,Rama do jete KATOVICARI i fundit i ketij tranzicioni post komunist prej tre dekadash ..
Vetem perpara z.Kryeminister. Je gjigand. Jemi krenar qe perfaqeson denjesisht Shqiperine. Keshtu te pafshim gjithmone te cilter dhe te gezuar.
Carushka lora
Rama është një nga hajdutët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë , nëse do të kishte pleshta edhe ata do t’i kishte të korruptuar, aq i korruptuar është. Por në këtë rast ka të drejtë, nuk mund të shkruajë një media, shpifje e lajme të rreme e të mos mbajë asnjë përgjegjësi. Se i teket Çim Pekës të shkruajë se qindra ton mbetje kimike u shkarkuan në Shqipëri (e mbani mend lajmin diku nga 2014 a 2015?) e kur rezulton tërësisht e pavërtetë as nuk kërkon falje publikisht por kalon në shpifjen e radhës. Ç’u bë me provat për pallatin pa leje të Linda Ramës që do i publikonin gjithmonë javës tjetër ? E sa shpifje të tjera janë lënë rrugës ? Kush mban përgjegjësi për dëmet emocionale të shkaktuara në popull ? Pse unë si person civil hidhem në gjyq kur deklaroj një të pavërtetë por një media që influencon një numër shumë të madh njerëzish nuk u dashka hedhur në gjyq kur publikon një të pavërtetë ?? Këtu media e gazetarë të caktuar bëjnë thirrje publike për djegien e institucioneve e në fund nuk mbajnë përgjegjësi ndërsa thonë që kemi liri të kufizuar mediash. Shko bëjë thirrje në Gjermani që të tërheqin zvarrë Merkelin e të djegin Bundestagun e shiko se çfarë të ndodh ! Do të thotë kjo që atje nuk ka media të lirë ? Boll me hipokrizi !
Per hir te se vertetes
RAMA NUK SHKOI NE BERLIN PER TAKIM AS BALLAFAQIM ME ECPMF
Per ju Dita dhe ata qe qECPMF qenka me e rendesishme se Kancelarja Angela Merkel dhe Bundestagu gjerman.
Edi Rama u ftua ne Gjermani. Titulli juaj ishte Rama thirret ne Gjermani !
C’ eshte gjithe kjo Ramofobi qe e ka perfshire Diten !?
A nuk e kuptoni se keshtu humbisni besimin e atyre qe dine te lexojne ?
Jo pse Edi Rama eshte engjell as pejgamer!
Ka gabime e faje plot por nuk eshte despot as dhunues e lirise se shtypit… Aq me pak vrases i saj dhe gazetareve.
Kryeministrat e qeverite e tyre, deputetet e krybashkiaket nuk i zgjedhin as gazetat dhe as televizionet as shtypi ne teresi qe ka rolin dhe peshen e vet te madhe si Pushteti i Katert !
Fuqine shtypit ia ep e verteta, pavaresia, liria e mendimit jo qejfmbetjet e inatet e botuesve te tyre.
Po sjell nje shembull te sotem po nga ju:
Vini ne griken e topit ministren e Aresimit per mosshkarkimin e Dekanes dhe ish- Rektorit te Universitetit per bashkepunimin ne vjedhjen intelektuale dhe materiale, akademike dhe financiare te Agron Tufes, i kapur ne flagrance me fakte kokeforta…
Po harroni se po kjo ministre shkarkoi Kryehajdutin e Universitetit te Tiranes rektoret Mynyr Koni.
Cfare ndodhi?
Kryehajduti Ilir Meta- Presidenti i Republikes nuk dekretoi shkarkimin e tij.
Prokuroria e Pergjithshme nuk hapi dosjen vellimmadhe te kortupsionit te tij !
Cfare faji ka ministrja e Aresimit .,,….?
Fakte jo pallavra
Ju që më shani të nerumin kryeministrin dhe ma quani hajdut, vjedhës votash, mashtrues, piktor të dështuar, që vishet me poture me ushkur, armik të poullit dhe vëndit të vetë e të tjera e të tjera në këtë faqe të gazetës Dita, s’ do të guxoni mbas një muaji pasi kuvëndi i nerum do të aprovoj paketën anti shpifje të Alibabës së Ripjelljes socialiste. Le që edhe drejtuesit e gazetës nuk do të guxojnë të japin komente që nuk lavdërojnë Alibabën me poture dhe hajdutët e shpellës së tij qeverisëse. Prisni dhe do ta shikoni. Pse vetëm sulltan Erdogani do të bëj shtet?!