Këtë të premte, faqja e internetit “News Artnet” ka njoftuar hapjen e edicionit të tretë të festivalit “art berlin” një ditë më parë.
Në artikullin dedikuar këtij eventi të rëndësishëm artistik, në të njëjtën kohë, bëhen publikë edhe emrat e artistëve që kanë shprehur talentin në artin modern, e shpesh duke bërë art me materiale jo të zakonshme.
Një prej artistëve në ekspozitë është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Faqja bën publike vetëm një prej pikturave të tij ecila prezantohet nga galeria e tij e artit ‘carlier | gebauer’. Piktura e Ramës është një pikturë pa emër, e cila i përket vitit 2018 dhe shitet për 3500 euro.
Teksa iu referohet ngjyrave të forta dhe faktit se kryeministri pikturon në fundjavë, artikulli citon edhe intevistën e Ramës të vitit 2016 për Guardian, kur ia i tregon se pikturat e ndihmojnë të mbijetojë në mbledhjet e gjata.
Në fakt, në këtë event, Rama do të prezantojë të dielën librin mbi artin e tij, së bashku me bashkautorin, artistin Anri Sala.

e.ll./dita
