Hahn i palëkundur: Shqipëria dhe MV meritojnë hapjen e negociatave

J L

Për komisionerin e zgjerimit të BE, Johannes Hahn, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për gazetën malazeze “Vijesti”, Hahn theksoi se Shkupi ka bërë përparim të rëndësishëm, duke veçuar marrëveshjen me Greqinë mbi çështjen e emrit.

Kjo marrëveshje, sipas tij, do të jetë objekt i librave të historisë.

Kur mori detyrën pesë vjet më parë, komisioneri në largim thotë se Maqedonia Veriore ishte në një krizë të thellë politike, ndërsa tani për Shkupin hapet një perspektivë e vërtetë evropiane, së bashku me të gjithë rajonin.

“BE do të vazhdojë të mbështesë udhëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, i cili është në interes të Unionit”, theksoi ai, cituar nga Ansa.

Vendin e tij në krye të Komisionit për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, do ta marrë hungarezi Laszlo Trocsanyi, emërimi përfundimtar i të cilit, si ai i të gjithë anëtarëve të tjerë të komisionit të ri të BE-së, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Hani pa porta ne ngordhje dhe ne ikje me shqelm ne bythe

    PO KERKON TE JUSTIFIKOJE PAGEN E TIJ TE MAJME QE KA KOLLOFITUR PER VITE ME RADHE NGA TAKSAPAGUESIT EVROPIANE

    Vetem kjo llogjike mund te spjegoje deklaratat e Komisisionireit te deshtuar te BE, Johanes Hahn qe do te mbetet ne histori si nje nga bedelat aktive te komunistes Mogherini qe mbuluan Shqypnine me kanabis dhe qe zgjodhen Prokuroren e korruptuar Katica Janeva ne MV

  • Ma shume kane nevoj rreformimit Europianet qe kane te drejten e votes per te hapur negociata Shqiperise per aresyen qe Shqiperia me hapjen e negociatave nuk don te thote qe u anetaresue.Por don te thote qe i rriten detyrat edhe ma shume per pranimin ne anetaresimin ne BE.Hapja ngacmon ma shume shqiperine per te arritur qellimin final.Ndikon si veprim kurrajoze hapja e negociatave.
    Shqiperia ka ba arritje.Arritjet behen dhe ma te medha me hapjen e negociatave si ne cilesi dhe ne sasi..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *