Raporti i Komitetit të Helsinkit: 60 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, 37 janë dorëhequr

J L

186 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e vetting-ut nga 1 shkurti i vitit 2018 deri në 31 korrik të këtij viti.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar gjetjet për procesin e vetting-ut nga momenti që ai ka filluar dhe sipas monitorimeve të kryera deri tani janë shkarkuar 60 gjyqtarë e prokurorë, 37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension, ndërkohë që Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë 76 gjyqtarë e prokurorë.

Nga monitorimet e Komitetit  Shqiptar të Helsinkit, numri më i madh i shkarkimeve nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e prokurorët kanë probleme me më shumë se një kriter, 37 janë shkarkuar për këtë. Kriteri i pasurisë është ai që ka djegur më shumë magjistratë. 22 nuk e kanë kaluar vetting-un pasi nuk justifikonin pasurinë dhe vetëm një magjistrat është penalizuar sepse ka pasur probleme me pastërtinë e figurës.

Shkalla e dytë e vetting-ut, Kolegji i Posaçëm i apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje.

Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në 9 raste është ndryshuar vendimi i shkallës së parë të vetting-ut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste dhe në një rast është prishur vendimi.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Lista e gjyqtareve kriminel qe duhen arrestuar:

    1-Agim Ferizi
    2-Bujar Hoti
    3-Gani Dezdari
    4-Shefqet Dezdari
    5-Qazim Gjoni
    6-Prel Martini
    7-Halil Sinani
    8-Skender Haluci
    9-Artan Sulejman Madani
    10-Hasan Selimi
    11-Zenun Hajdarmataj
    12-Shefkie Demiraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *