Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor në aksin Elbasan-Peqin.
Bëhet me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, çfarë ka rezultuar në plagosjen e katër personave.
Një prej të lënduarve është një këmbësor, gjendje e të cilit raportohet të jetë kritike.
Shkaqet që çuan në aksidentetin e trefishtë nuk janë zbuluar ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
e.ll./dita
