Dy mesoburra plagosin njëri-tjetrin me thika

Edona Llukacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Elbasan. Në lagjen “Syrja Dylgjeri” të këtij qyteti, dy persona janë përleshur me thika e sende të forta.

Të dy personat kanë marrë plagë në vende të ndryshme në trup dhe janë dërguar në spital.

Sipas informacionit të policisë, protagonistët e ngjarjes janë 62 vjeçari E. Xh.  dhe 61 vjecari M. L.

Sipas njoftimit, një debat për motive banale është shndërruar në përplasje fizike me thika.

Policia ka filluar hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *