Është komentuar si mbledhja e kundërshtarëve të luftës në një tryezë, takimi i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin dhe homologun Iranian, Hasan Rouhani për bisedime mbi Sirinë.
Takimi zhvillohet në mesin e shqetësimeve të ripërtërira të Turqisë prej valës së refugjatëve. Në fokusin e bisedimeve në kryeqytetin turk është situata katastrofike në kështjellën e kryengritësve Idlib, por edhe një kthim vullnetar i emigrantëve në Siri.
Në rajonin e Idlibit jetojnë rreth tre milionë vetë dhe me kërcënimet e qeverisë siriane per goditjen e bastionit rebel, vjen dhe droja se qindra mijëra njerëz do të merrnin rrugën drejt Turqisë, e ndoshta edhe më tej, drejt Europës.
Erdogani, vendi i të cilit ka pranuar tashmë mbi 3,6 milionë refugjatë siriane, kërkon të parandalohet një përshkallëzim i mëtejshëm i luftimeve. Turqia mbështet në Siri grupe të ndryshme kryengritësish. Rusia dhe Irani, nga ana tjetër, janë në anën e Presidentit Sirian Bashar al-Asad. Në të ashtuquajturin proces të Astanas, të tria shtetet kanë zhvilluar negociata që nga viti 2017 për të gjetur një zgjidhje në vendin e përfshirë nga lufta civile – deri tani me pak sukses.
o.j/dita

PER CFARE KUNDERSHTARE E KENI FJALEN O GEZETA E NERUME DITA?
sepse:
Keta Diktatore Monstra qe te tre sajuan ISIS-in bolshevik dhe shkaterruan totalisht Sirine ne bashkepunim me Asadin duke krijuar me George Sorosin valen e papare te emigranteve per ne BE.
dhe:
KETE TE VERTETE ASHIQARE E KUPTOJNE EDHE KALAMAJTE E RRUGES
Me perjashtim te:
FANATIKEVE TE ENVERIT
O VELLA, HIQE KULLUFIN NGA KOKA.
Pseudo-intelektualit i eshte ngulitur ne mendje enveri.Ju dhjefsha ty dhe enverin,kete problem ka sot Shqiperia ?