Johnson e Merkel angazhohen për bashkëveprim ndaj sulmeve në Arabi

Edona Llukacaj

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë rënë dakord se duhet të bashkëpunojnë me partnerët ndërkombëtarë, për të ndërmarë një përgjigje të përbashkët ndaj sulmeve në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Gjatë një telefonate të zhvilluar të martën, liderët gjithashtu ranë dakord se ishte e nevojshme që të ndalohej përshkallëzimi i tensioneve në rajon.

Gjermania dhe Britania, gjithashtu u angazhuan për një veprim të përbashkët ndaj Iranit, i cili u akuzua nga Uashingtoni për sulmin ndaj rafinerisë në Arabinë Saudite.

Deklarata e marrëveshjes në princip mes Britanisë dhe Gjermanisë vjen pasi presidenti Trump deklaroi se ai ishte i gatshëm të ndihmojë sauditët që t’i kundërpërgjigjen sulmit.

Irani e ka mohuar të jetë i përfshirë në sulmet e ndërmmara ndaj rafinerisë saudite të shtunën, por zyrtarët e Uashingtonit kanë publikuar të hënën disa pamje satelitore që sipas tyre vërtetojnë përfshrijen e Iranit.

Nga ana tjetër, rebelët Huthi në Jemen, që suportohen nga Irani, morën përsipër sulmin, që ka ulur me 6% furnizimet globale me naftë për dhe ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimit, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *