31 shqiptarë që raportohet të kenë kërkuar azil në BE janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika, këtë të martë.
Policia njofton se operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, si dhe ato franceze dhe belge.
27 shqiptarë u riatdhesuar nga Franca dhe 4 nga Belgjika.
Në njoftimin e saj policia thekson: “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero”.
Policia Kufitare bën me dije se masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar, ndërsa në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.
e.ll./dita
