Gjykata e Janinës e ka shpallur të pafajshëm Agim Kajmakun, ose i njohur ndryshe në Greqi si Jorgo Toto.
Seanca për Kajmakun është zhvilluar më 12 shtator 2019j.
Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata ka vendosur se Jorgo Toto (Agim Kajmaku) “nuk mund të fabrikonte paratë” për të cilat ai u akuzua më 13 janar të vitit 2003.
Ato ishin false, por sipas gjykatëses, mundësitë e Totos (Kajmakut) për të kryer vetë këtë ishin zero.
Po ashtu gjykata pranoi edhe qëndrimin e mbrojtjes se transaksionet e parave në vendin tonë shpesh kryhen në rrugë dhe jo brenda bankave, çfarë shton ndjeshëm rrezikun e marrjes së parave false në një transaksion nëse kryhet prej personave jo ekspertë të fushës.
Duket se më këtë vendim, Kajmaku i mbylli problemet me drejtësinë greke, por hapen të reja me ligjin shqiptar të dekriminalizimit.
Gjyqi provon se Kajmaku dhe Toto janë i njëjti person dhe se kryebashkiaku i Vorës pas 30 qershorit ka qenë i arrestuar dhe akuzuar në një vend të huaj dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Avokati i Jorgo Totos, (Agim Kajmaku) thotë se për shkak të njohjes jo të mirë të gjuhës greke, “Kajmaku pandehu se procesi ndaj tij kishte mbaruar me lirimin e tij në janar të 2003 ndaj dhe nuk kishte informacion se duhet të paraqitej sërish në procesin ndaj tij pak muaj më vonë”.
e.ll./dita

Po ky kajmaku na tha që nuk figuronte të kishte dalë jashtë shtetit, tani na doli me emrin jorgo dhe para 2 ditëve u shpall i pafajshëm, pra në fakt ISHTE NË NDJEKJE PENALE.
Pra PD kishte të drejtë.
Rama gallofi nqs e fut këtë Jorgo Kajmakun në qeveri do jetë bashkëpuntor në veprën penale .
Eshte Epidemi mor korcar,Ramen me gjithe qeveri i ka zene jo gripi pulave,por gripi derrave.Tani Kajmaku i rregulloi letrat,u be i virgjer,por Rama ka edhe 60 te tjere ne karantine me virusin e gripit te derrit.
Jorgo Kajmaku nuk prodhoi para fallse, sipas gjyqit grek te 12 Shtatorit, por i kish ne qarkullim. Sa i pafajshem. Njeriu qe fallcifikon emrin nuk di e di qe ka ne dore para fallco. Dhe akuzen per veper penale harrin ta permende, dhe harron qe emrin e kishte Jorgo Toto.
Ku kupton kryetari i bashkise gjera te tilla? Detaje te teperta. . Si kryetar Bashkie do mesohet te qarkulloje para te verteta. Nga ato te tenderave, te rrugeve dhe te Rilindjes urbane..