Lajm i mirë, në betejën kundër ngrohjes globale. Prej 30 vitesh, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, është realizuar një punë e madhe në rimëkëmbjen e Shtresës së Ozonit në atmosferë.
Si rezultat i reduktimit të gazeve të dëmshme nga viti 2000 dhe deri tani, shtresa e Ozonit është rimëkëmbur me 1-3% në vit.
Nëse do të vijohet me këto ritme, çarja e Shtresës së Ozonit për hemisferën Veriore të globit, do të mbyllej plotësisht rreth vitit 2030 ndërsa për Hemisferën Jugore dhe Zonat Polare, shërimi i plotë parashikohet të vijë në vitet 2050-2060.
Rimëkëmbja e Shtresës së Ozonit, luan një rol kyç në pengimin e ngrohjes globale duke ngadalësuar ngrohjen e këtij shekulli, me të paktën gjysmë-grade.
l.h/ dita

Ooooo milet gazetar!
Shtresa e ozonit NUK ka te beje me ngrohjen globale!
Ooooo milet….
Na e spjego ti nga vjen ngrohja globale.Meqe nuk paskesh lidhje me shtresen e Ozonit ( O3 ).
Si nje specialist me ekperience une u tregoj se ngrohja globale nuk ka lidhje me prishjen e shtreses se ozonit qe verehet tek vrima e ozonit ne polin e hemisferes se jugut.Prishja e shtreses se ozonit sipas studimeve tashme 50 vjecare ka ardhur nga futja ne atmosfere e gazeve CFC (kloroflorokarboneve) .Prishja apo krijimi i vrimes se ozonit ne Polin e Jugut krijon futjen e rrezeve te demshme ultraviolet nga rrezatimi diellor qe jane te demshme per te gjitha organizmat e gjalla mbi toke.Por vrima e ozonit eshte verejtur vetem ne Polin e Jugut dhe jo ne ate te Veriut.Per pasoje mendohet se shtresa globale e ozonit eshte holluar dhe per kete jane bere disa konferenca nderkombetare ku jane arritur shume marreveshje nderkombetare..Megjithate ripertritja globale e shtreses se ozonit ka edhe shkaqe te tjera si per shembull riciklimi natyror i atmosferes etj.Nuk po e zgjas shume se ceshtja ndelikohet.Ndersa ngrohja globale ka te beje me gazet “sere”….
@Hivzi
Je i sakte!