Ilir Mborja, denoncuesi i plagjaturës dhe falsifikimeve të lidhura me drejtorin e ISKPK Agron Tufa thotë se heshtja e Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit i bën bashkëfajtorë.
Ai paralelizon me një “Agron tjetër”
“Me keqardhje po vërej se, pas qëndrimit të fundit të kryeministrit Rama, skandali i krimit akademik “Tufa” është përtej tufës së bashkëpunëtorëve të tij të derisotshëm Shehri, Rrokaj, Kule dhe ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla…
Gjithashtu, e pashpjegueshme më duket edhe heshtja dhe mosveprimi kryetarit të Kuvendit, zotit Gramoz Ruçi. Siç e keni cilësuar edhe ju të gazetës Dita në shkrimin redaksional, ai si kryetar Kuvendi duhet të kishte urdhëruar për kontroll drejtorinë e monitorimit të institucioneve të pavarura të Kuvendit, ku përfshihet edhe instituti i drejtuar nga Tufa.
Mirëpo, këtu dyshoj se kanë ngecur punët: Duket se drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i tremb titullarët e institucioneve tona, pikërisht pas titullit të gjatë të institucionit që drejton aksidentalisht vetë. Për t’i nxjerrë fobinë nga OSBE- ja e organizata të tjera të Perëndimit po i sjell në kujtesë zotit Ruçi këtë rast…” – thotë publicisti dhe përkthyesi Mborja.
Më poshtë intervista e plotë e tij botuar sot në gazetën DITA:
Dita: Zoti Mborja, Kryeministri Edi Rama reagoi me një status në llogarinë e tij në Facebook duke shkruar: “Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit. Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është «Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdo qoftë, zeron tarifën dhe merr bursë njëvjeçare!». Meqenëse, në lidhje me temën e korrupsionit në Universitetet tona, edhe ju keni qenë aktiv këto ditë në faqet e gazetës sonë, si ju duket ky reagim?

Përgjigje: E pabesueshme! Më duket e pabesueshme ta ketë shkruar vetë kryeministri ynë këtë status! Absolutisht jo, unë nuk mund të pajtohem me këtë program që inicion kryeministri ynë, me gjithë qëllimin pozitiv që mund të ketë. Të motivohen studentët nga përfitimi për para që të gjurmojnë e denoncojnë profesorët, kjo më duket absolutisht e gabuar. Kurrë nuk duhen nxitur informatorët si njëherë e një kohë. Nuk ka përse.
Në radhë të parë duhen vënë në punë mekanizmat ekzistues, se, siç e kam theksuar edhe në shkrimet e mëparshme për rastet e plagjiaturave mund të veprohet sipas kreut III, paragrafi 3 të Rregullores «Për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese» (shih Urdhrin Nr. 105, datë 23.3.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës). Veç kësaj, unë nuk di që në Kodin tonë Penal të mungojnë ligjet që dënojnë krimet për vjedhje, tjetërsim prone, korrupsionin pasiv e aktiv, falsifikimin etj. Mbase duhet përsosja e atyre ligjeve që të kontrollohet e pastaj të forcohet mbrojtja pronës intelektuale…
Këtij vendi kurrë nuk i kanë munguar denoncuesit kurajozë. Edhe për korrupsionin në universitete, veç Taulant Mukës apo Vladimir Kolës, janë me dhjetëra e qindra emra denoncuesish që ia tregojnë me gisht “ujkun” kryeministrit, ndërsa ai, çuditërisht, kërkon informatorë për “gjurmët”?! Vërtet e çuditshme! Dyshoj se kryeministrit tonë i kanë vjedhur password-in e Facebook-ut…
Meqë përmendët intelektualin Vladimir Kola, sot p.sh., në faqen e saj në rrjetin social të Facebook-ut, Lëvizja “Dija”, në shkrimin e titulluar “Misteret kafkiane të doktoraturave në Shqipëri, në mënyrë të veçantë të doktoraturës së z. Agron Tufa.” Në denoncimin e tij zoti Vladimir Kola, pas katër pikëpyetjesh të tjera, publikonte edhe një plagjiaturë tjetër të Agron Tufës në dëm të doktoraturës së studiueses Alba Teneqexhi. Jeni njohur me këtë denoncim dhe ç’mendim keni?
Përgjigje: Po. E lexova dhe i pashë katër pyetjet asgjësuese dhe provën e pakundërshtueshme që solli zoti Vladimir Kola për plagjiaturën nga punimi i znj. Alba Teneqexhi… Unë sot po ju paraqes për së pari edhe një dëshmi tjetër që Agron Tufa ka plagjiatuar nga Doktoratura e znj. Kristina Ajazi – “Sfidat e përkthimit në epokën e globalizmit. Globalizmi dhe ndikimi i tij në përkthimologji, parë në qasjen e teksteve publicitare në anglisht dhe shqip”…
E falënderoj dhe përfitoj nga rasti ta “qortoj” edhe për konstatimin e tij kur thotë: “…Gjithsesi, Ilir Mborja nuk ka arritur të kuptojë se në të vërtetë, siç e thashë edhe më sipër, edhe në këtë moment, në sitin e Universitetit të Tiranës, gjenden dy versione të tezës së mbrojtur nga Agron Tufa: versioni i parë është me 306 faqe dhe versioni i dytë është me 288 faqe. Pra, në versionin me 306 faqe, gjendet akoma kopjimi (shih faqet 285-288 të Tezës) nga teksti i z. Aristotel Spiro.”
Zoti Kola! Unë e dija atë fakt, por nuk desha ta dekonspiroja. Duke menduar se përdoruesi i quajtur “rektorati” mund ta fshinte versionin e parë në sitin e Universitetit jam druajtur të publikoj më shumë se: (Në stilin e familjes mafioze, përdoruesi me emrin “rektorati” ndërhyn në kompjuterin e Universitetit dhe versionin fillestar të doktoraturës së Agron Tufës (prej 306 faqesh) e zëvendëson me një version tjetër prej 288 faqesh. Pra, 18 faqe më pak se në versionin e ngarkuar fillimisht më 19 shkurt 2015 (shih sitin e UT: By rektorati on February 19, 2015 11:41 a.m. in Departamenti the Letersise / no comments). Po në atë shkrim (http://www.gazetadita.al/thellohet-skandali-i-doktoratures-se-drejtorit-te-antikomunizmit/) jo më kot më poshtë i drejtoja pyetjen plagjiatorit në fjalë: “Sa kohë ju është dashur ta shkruani doktoraturën, zoti Tufa? Një ditë, dy ditë, apo dy orë?”
Zoti Mborja! Në denoncimin e parë tuajin në gazetën tonë “Dita” më 3 shtator 2019 ju flisnit në stilin e një fejtoni me nota humori vetëm për një plagjiaturë në dëm të Dr. Aristotel Spiros. Më pas ju dhe të tjerë si zoti Kola po sillni prova që dëshmojnë se zoti Tufa në “doktoraturën” e tij “Mistika e origjinalit” që është detyruar të paraqitë në internet pas 7 vjetësh kur e ka përfituar, nuk ka asgjë origjinale? Nuk mendoni se akuza juaj për një skandal të këtyre përmasave është shumë e rëndë?
Përgjigje: Vërtet, ashtu është. Por të ishin vetëm 3-4 faqe nga kumtesa e Aristotel Spiros “Fan Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike”, vjedhja “intelektuale” e Agron Tufës do të kishte tiparet e një incidenti të papritur e të izoluar. Por kërkimi i mëtejshëm ka nxjerrë përmasat e një krimi akademik të padëgjuar më parë.
Tani është momenti që t’i përmbledhim edhe një herë “trimëritë” plagjiariste të Agron Tufës, duke renditur edhe ato që ka zbuluar z. Vladimir Kola e ndonjë tjetër. Unë po rreshtoj të gjitha faktet e deritanishme, në mënyrë që “të mbroj” ndonjë student nga “mëkatimi” i spiunimit me pagesë ku i ysht kryeministri, si edhe që të kursej disi buxhetin e shtetit nga barra ekonomike e tarifës së papaguar apo bursës falas për ndonjë student, e prandaj po ju sjell edhe tërë tufën e provave për skandalin Tufa:

Vjedhjen e pasazheve të tëra (praktikisht e gjithë doktoratura e A. Tufës) nga
- Doktoratura e znj. Alba Teneqexhi “Pёrqasje tё pёrkthimeve tё ndryshme nё gjuhёn shqipe tё shkrimtarit italian Dino Buxati” mbrojtur në Universitetin e Tiranës më 2014, prej së cilës Agron Tufa ka marrë fjalë për fjalë një “tufë” faqesh, konkretisht faqet 9-25 dhe 35-44 (http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/01/Doktoratura-Alba-Teneqexhi-Fakulteti-i-Gjuheve-te-Huaja-Departamenti-i-Gjuhes-Italiane.pdf) dhe i ka vendosur të gatshme tek “doktorata” e tij shih versionin me 306 faqe tek faqet 18-44, 87-94 dhe 145-147 (http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/02/Doktoratura-Agron-Tufa-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Letersise.pdf?fbclid=IwAR0j9ksrBaxiS5fpSuNCySq9wcFHi4cu5xUwRucbP0SytiWCiU5g8xm_Q5Y).
- Kopjimi i kreut II të “doktoraturës” së Tufës nga libri “Hyrje në Studimet e Përkthimtarisë” (“Введение в переводовведение”) të profesoreshës ruse I. S. Alekseeva.
- Doktoratura e znj. Kristina Ajazi “Sfidat e përkthimit në epokën e globalizmit. Globalizmi dhe ndikimi i tij në përkthimologji parë në qasjen e teksteve publicitare në anglisht dhe shqip”, mbrojtur në Universitetin e Tiranës më 2012, prej së cilës Agron Tufa ka marrë fjalë për fjalë një “tufë” tjetër faqesh, konkretisht pjesë nga kapitulli III.5.1. “Përkthimi si përballje gjuhësh dhe kulturash” (shih faqet 72-73 tek http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2012/09/Kristina-Ajazi-Fakulteti-Gjuheve-te-Huaja.pdf), dhe i ka ndërkallur në “doktoraturën” e vet (shih faqet 137-138 të versionit “fillestar” të “doktoraturës” së Tufës).
- Pjesa tjetër e të ashtuquajturës “doktoraturë” të Tufës përbëhet nga teste leksionesh të teorisë së përkthimit të gjetura gati e përkthyer nxitimthi nga rusishtja si dhe artikuj të përngjitur me komandën Copy à Paste, si dhe tituj nga literatura që s’kanë asnjë lidhje me trupin kryesor të tekstit (shih titujt bibliografikë rusisht të shtuar në fund: aq i nxituar ka qenë A. Tufa sa nuk arriti të paktën t’i shkruante shqip titujt e gatshëm!)
- Del se në shkurt të vitit 2008 Agron Tufës iu dha grada doktor pa paraqitur fare formalisht ndonjë punim, qoftë edhe plagjiaturë (!). Ai mblodhi andej – këndej tekste e artikuj të cilat i paraqiti kinse si punim doktorature vetëm kur, 7 vjet më vonë, iu kërkua materiali i doktoraturës nga autoritetet e UT-së.
- Departamenti i Letërsisë dhe Dekanati i Fakultetit Filologjik të UT-së, në stilin e mafias, kanë bashkëpunuar në një aferë të ndyrë falsifikimi, kur nënshkruan që Agron Tufa të merrte gradën “Doktor” pa paraqitur material të shkruar, por e kanë mbrojtur veprimtarinë e tyre kriminale duke e mbuluar falsifikimin përmes vënies në sistem të një materiali plagjiaturë, që s’ka asgjë të përbashkët me një punim serioz doktorature.
Me keqardhje po vërej se, pas qëndrimit të fundit të kryeministrit Rama, skandali i krimit akademik “Tufa” është përtej tufës së bashkëpunëtorëve të tij të derisotshëm Shehri, Rrokaj, Kule dhe ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla…
Çfarë doni të thoni më konkretisht me këtë paragrafin e fundit, zoti Mborja?
Përgjigje: Atë që thashë më sipër për kryeministrin… Nxitimi në qëndrimin e tij për këtë çështje të shtyn të mendosh për gjëra më të kobshme… Aty të shkon mendja edhe kur ndeshesh me heshtjen e çuditshme të ministres së Arsimit, zonjës Shahini. Mbase paguhet për të heshtur nga dikush tjetër, por nga taksat tona ajo paguhet për të kundërtën. Me këtë rast detyrohem t’i kujtoj titullares së institucionit se Ministria e Arsimit nuk është vendi për të fjetur gjumë…
Zonja Ministre mund të flejë në shtëpinë e saj dhe për mua është e pashpjegueshme heshtja e saj… Është shumë e çuditshme që ajo ende nuk gjen kohë të prononcohet edhe tani, që besoj se ka mbaruar punë edhe me shitjen e librave shkollorë… Gjithsesi mbetemi në pritje të reagimit zyrtar, të një pozicionimi të saj. Ministrja jonë znj. Besa Shahini mendoj se e ka detyrim moral, por edhe ligjor që ta ndajë këtë histori një orë e më parë dhe, nëse nuk përbën skandal kjo që denoncojmë, të më procedojë “për shpifje” dhe unë të vuaj penalizimin meqenëse i paskam rënë në qafë “doktor” Agron Tufës dhe lukunisë së babëzitur të bashkëpunëtorëve të tij…

Veç ministres së Arsimit znj. Shahini, që ju z. Mborja i jeni drejtuar publikisht me një letër në faqet e gazetës sonë “Dita” më 13 shtator 2019, a mendoni se ka edhe të tjerë që janë të interesuar për mbylljen e këtij skandali të përmasave kaq të mëdha me personazh kryesor drejtorin e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, z. Agron Tufa?
Përgjigje: Nuk di të them saktësisht se kush është i interesuar për mbylljen e këtij skandali të padëgjuar më parë, pasi më mungojnë ato prova… Por mund t’ju them se, gjithashtu e pashpjegueshme mbetet për mua edhe heshtja dhe mosveprimi i kryetarit të Kuvendit, zotit Gramoz Ruçi. Siç e keni cilësuar edhe ju të gazetës Dita në shkrimin redaksional “Kush e mbron Agron Tufën?” të datës 15/ 9/ 2019, ai, si kryetar Kuvendi, duhet të kishte urdhëruar për kontroll drejtorinë e monitorimit të institucioneve të pavarura të Kuvendit, ku përfshihet edhe instituti i drejtuar nga Tufa.
Mirëpo, këtu dyshoj se kanë ngecur punët: Duket se drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i tremb titullarët e institucioneve tona, pikërisht pas titullit të gjatë të institucionit që drejton aksidentalisht vetë. Për t’i nxjerrë fobinë nga OSBE-ja e organizma e institucione të tjera të Perëndimit, po i sjell në kujtesë zotit Ruçi këtë rast:
Pas një rasti më të mëparshëm, përsëri, më 21 gusht të këtij viti, shtetasit 41-vjeçar Agron Selmani, iu hodhën prangat nga forcat “Shqiponja” menjëherë sapo doli nga Ambasada Amerikane në Tiranë, pasi Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS zbuloi një tjetër rast falsifikimi të një diplome të shkollës së mesme… Për SHBA ai veprim konsiderohet një krim i rëndë, por edhe në Kodin Penal shqiptar parashikohet gjithashtu si vepër penale…
Agron Selmani që ishte fitues i lotarisë amerikane, mes dokumenteve që kishte dorëzuar në Ambasadë, përpara se të intervistohej kishte depozituar edhe të dhëna të rreme për një diplomë, që e paraqiste 41-vjeçarin si të diplomuar në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.
Pra, për raste kur shqiptarë të varfër detyrohen që të falsifikojnë për të përfituar një vizë që të punojnë në ndërtim ose për të larë pjata në Amerikë (sigurisht me të drejtën e ligjit) arrestohen nga policia e shtetit (e atij shteti që nuk i siguron një punë për kafshatën e gojës…)…
Në këto rrethana, po të më lejoni, do t’i drejtohesha kështu:
I nderuar zoti Ruçi! Ju siguroj se Agroni (Selmani, jo Tufa) nuk kishte ndërmend të punonte drejtor në ndonjë Drejtori të DASH… Por mbi të ra rreptë forca e ligjit, se në mes ishte autoriteti amerikan, që ju duket se gabimisht e perceptoni sikur është vetëm kur bie fjala për Amerikën. Me sa duket, bash për këtë, Agroni i varfër, që gaboi me amerikanët në luftën e përditshme për kafshatën e bukës së kalamajve, nuk mund të jetë i privilegjuari Juaj dhe i kryeministrit tonë, siç jeni, me nder me thënë, me drejtorin e korruptuar të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.
Z. Mborja! Meqë në akuzën e mësipërme për z. Ruçi ju, duke përmendur edhe kryeministrin si të përfshirë nga “fobia” për një perceptim të gabuar të tyre për konsekuencën e barazshpërndarë për këdo që shkel ligjin e SHBA-ve (gjithnjë sipas jush) na lejoni t’i kthehemi edhe njëherë postimit të kryeministrit tonë në Facebook, ku shtron për diskutim një ide që: «Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdo qoftë, zeron tarifën dhe merr bursë njëvjeçare!». Ky postim i ka paraprirë transmetimit të një kronike TV mbi avancat seksuale të një pedagogu ndaj një studenteje në Elbasan. Kryeministri, me sa duket, është njoftuar më parë për transmetimin. Keni diçka për të thënë në lidhje me këtë temë?
Përgjigje: Për rastin që përmendni në Universitetin “A. Xhuvani”, meqenëse edhe vetë unë aty kam përfunduar studimet dhe, me keqardhje mund t’ju them se episode të tilla për pedagogë në moshë të re nuk janë fort të padëgjuara… Pra, të gjithë ne që kemi studiuar në universitete dimë dhe kemi dëgjuar (jo shpesh, me thënë të vërtetën) edhe shumë kohë më parë për idile erotike e sjellje të tilla të palejueshme të pedagogëve të veçantë, madje edhe të ndonjë mësuesi… Por në kohën tonë nuk kishte kamera të fshehta e “çimka”, as emisione si “STOP!” dhe, gjithsesi universiteti, si e gjithë koha që jetonim, kishte një moral që ndryshon shumë nga ky i sotmi…
Me sa mbaj mend, vetë Saimir Kodra i emisionit konkurroi para ca vitesh për deputet nga PS në një zonë të Pogradecit. Atëherë, gara elektorale në mes të legjislaturës vetëm për atë zonë u hap pas aksidentit automobilistik të ish-deputetit të ndjerë… Në atë aksident që rezultoi fatal për të ishte edhe një femër e panjohur që duket i mori mendjen dhe “i luajti timonin”… Le të më tregojë dikush për aksidentet e “VIP”-ave tanë, që, megjithëse të martuar e me fëmijë, kur janë përmbysur në makinë, nuk u ka dalë edhe ndonjë “kukull ilegale” bashkë me të në veturë!.. Vetëm për rastet kur ia ka bërë “bam!” më thoni!.. Se për rastet kur nuk ndodh aksident, nuk ka si të më përgjigjet kush, se ato ne nuk mund t’i shohim…
Nuk më pëlqen të flas më gjatë për rastin e Denisit, se druaj se në moralin e sotëm, me një avokat të zotë, ai del krejt i pafajshëm për pjesën e premtimeve në çaste erotike… Dhe, po të mos harrojmë psikozën e trashëguar të elbasanasve në veçanti, që në marrëdhëniet erotike fajëson vetëm femrën (“Turpi i burrit lahet me një gjym ujë, ndërsa atë të femrës s’ka oqean ta lajë.”), skena e reagimit tundues ndaj joshjes femërore të një djali e nxjerr “pa lagur” Denisin në sytë e opinionit edhe të sotëm në Elbasan… Dhe jo vetëm atje.
Kujtoni rastin kur gjyqi partizan gjatë viteve të Luftës, që dënoi vetëm Ramize Gjebrenë për episodin erotik (pra, vetëm femrën) ndërkohë që Zaho Kokës nuk i tha një gjysmë fjale… Ndërsa për premtimet (përjashto politikanët që premtojnë orë e çast) kush nga të dashuruarit nuk “i ka premtuar Hënën” dhuratë të dashurës në çaste idili erotik?.. Por këtë radhë pedagogu Denis Himçi ra në kurthin e parapërgatitur të një provokimi profesionist të Klan-it, i cili gjithsesi arriti t’ia dalë të spostojë vëmendjen e opinionit nga shumë emergjenca të tjera të universitetit…
Prandaj në kohën tonë ishte i dënueshëm rreptësisht provokimi nga kushdo që të bëhej dhe për të tilla episode. Padashur ta minimizoj aspak dënimin e skenës, guxoj të them se aty gjithsesi nuk mbizotëroi përdorimi i parasë. Me sa pamë, bëhej fjalë për dhurata të premtuara, që nuk e kalonin vlerën e një shisheje parfumi… Dhe këto nga ana pedagogut, që ra në kurthin po aq të dënueshëm të “së dashurës”… Në përfundim, dua të them se veç historive të tilla të shëmtuara, nëpër universitete ka ngjarje edhe më të rënda e me pasoja shumë më të gjera dhe më afatgjata.
Të tilla janë plagjiaturat e veçanërisht raste si ai i drejtorëve shtetërorë, që kanë falsifikuar dokumentacionin e emërimit dhe kanë mashtruar në bashkëpunim, përveç vjedhjes së pronës intelektuale. Ndërsa sa për koordinimin mes statusit të Kryeministrit në Facebook dhe Klanit të Sandrit, nuk dua ta besoj kurrë të ketë ndodhur… Nuk dua të besoj se ky rast përdoret për të shmangur përgjegjësitë e Tij në lidhje me gjendjen e rëndë në universitet tona… Po të jetë e vërtetë kjo gjë, atëherë gjithçka është shumë më e rëndë dhe pastaj nuk është çështje “vjedhje password-i…
Ju faleminderit!
*****
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Ne kete rast Rama e ka shume mire, –ndaj ky artiukull shkruesi , eshte gabim komplet,
ne lidhje vetem me pjesen per te cilen po flet Rama konkretisht,
Jo, kjo tregon qe Rama nuk ka as formimin e Mbores, dhe as formimin minimal qe te kuptoje cfare eshte shteti, ligjin, dhe mekanizmat e tij.
E njwjta gje ndodh dhe me Resormen ne Drejtesi. Padashur, duke u justifikuar me “deshiren” per te goditur korrupsionin, shteti krijon nje organ te quajtur SPAK, kur detyren e Spak duhet ta beje perdite shteti me institucionet e tij, dhe me ligjet ne fuqi.
Mire qe nuk e kane bere kete detyre, por e kane abuzuar dhe shkaterruar gjithe sistemin, dhe po keta njerez kerkojne shperblim qe te ngrene nje sistem te ri, me te njejtet aktore. Jane larguar disa prokurore e gjykates…E vertete, por ata rezultojne te jene me skandalozet, se krimi i korrupsionit eshte aq i hapur dhe i toleruar, i koordinuar ne bashkekepunim me politiken, sa duket e pallogjikshme qe shteti te ekzistoje pa u zhytur koke e kembe ne korrupsion.
Pse? Sepse shtetaret, politikanet dhe gjithe levat e shtetit mendojne se i bejne favore shoqerise nese e luftojne krimin dhe korrupsionin me fushata, si kjo qe poston Ramuti, dhe jo me ushtrimin e perditshem te Ligjit dhe venien para pergjegjesise te organeve shteterore nese nuk e kryejne punen si duhet.
Ky eshte mentalitet banditesk i Ramutit, qe e cmon ligjin si nje orendi ne zyren e tij, te cilen eban fshehur poshte bllokut te pikturave, dhe si mmegalloman imponon idene e tij personale per drejtimin e shtetit, pa respektuar Kushtetuten, Ligjin dhe detyrimet qe dalin prej saj..
Thjesht premton shperblim sikur te jete kryetari i bandes se kacakeve, jo Kryetar Shteti. Dallim i madh nga mentaliteti i njeriut te formuar dhe te edukuar sic eshte Mborja.
Keshtu I do mushka drute.
U be fenomen I zakonshem, qe ligji duhet te respektohet vetem nga mjeranet, dhe ata qe nuk kane krahe te ngrohta,.
Z Ruçi ka kohe qe I behen thirrje qe te mbaje qendrim e te ndikoje ndaj skandaleve rilindase.
Por me kot kemi besim se ai eshte ndryshe .
Kur peshku eshte qelbur nga koka, mos prit me po merre hidhe, ndyshe qelb e prish çdo gje.
Agron Tufa eshte agjent i ruseve dhe sa te jete Rama nuk e prek njeri.
Ketu nuk ka se pse te politizohet ceshtja. Gazeta ka folur edhe per Kokemadhin, edhe per Gjylametin edhe per ato emra te tjere.
Ky Tufa as qe ka bere ndonje pune ne favor e dobi te te perndjekurve politike por ka shtuar dozen e mosbesimit te qytetareve te tjere ne vertetesine e kauzes se tyre. Nje tjeter ish i perndjekur politik do te kishte bere me mire dhe do te ishte me i besueshem.
Kushdo qe do te vendoset ne pozicionin e drejtorit do te publikoje kunder veprimeve te komunizmit. Nuk po i quajme krime sepse deri tani kemi vetem tregime te njeanshme dhe jo te dokumentuara te njerezve qe kane vuajtur per shkak te ketyre veprimeve, por asnjerit nuk i eshte vertetuar ne rruge ligjore, individuale pafajsia.
Ata jane denuar sipas ligjeve te kohes. A kane qene denimet e tyre te ashpra dhe vuajtja e tyre e nje niveli te larte, kjo edhe ne ate kohe behej me ndarje sipas nivelit te fajesise dhe rrezikshmerise. Keto metoda jane ne te gjithe boten edhe sot.
Pra gogoli i antikomunizmit nuk tremb me asnje njeri ne Shqiperi sepse eshte nje histori e tejkaluar qe nuk ka me deshire askush qe ta degjoje.
Nderkohe qe te gjithe plagjaturistet e tjere pergjithesisht zgjodhen heshtjen, Agron Tufa sulmoi denoncuesin nga frengjia e zyres se Drejtorit te Institutit, duke i bere presion me dosje dhe duke e shantazhuar. Tufa nuk mund te perdori Institutin per qellime personale. Ai duhet te pergjigjet ose jo per veprimet e tij personale deri sa ato nuk jane objekt i heqjes se lirise se tij. Ne momentin qe veprimet e tij perbejne veper penale, me fatin e ketyre veprimeve merret dikush tjeter, dhe i zoti nuk i ka me ne dore ato.
Personalizimi dhe shantazhi qe Tufa i beri perplasjes me autorin e tekstit dhe denoncuesin, tregon qarte nivelin dhe pergatitjen kulturore dhe intelektuale te tij. Ai kerkon qe me shantazh tju mbylli gojen viktimave te vjedhjes nga ana e tij. Dhe kjo eshte e denueshme.
Nuk duhet kerkuar nje pergjegjesi e Kuvendit, i cili miraton emerimin e nje personi te propozuar ne pozicionin e Drejtorit te Institutit te nje individi me grade dhe pa grade. Pergatitje personale nuk eshte objekt i miratimit te Kuvendit, mjafton qe te plotesohen kriteret e vendosura per pozicionin vakant. Por perdorimi i Institutit per interesa personale dhe ne nje debat per pergatitjen personale e shkencore individuale kthehet edhe ne objekt te Kuvendit.
Ministria e Arsimit duhet ti japi zgjidhje, dekanatet, dhe rektoratet gjithashtu me nje vendim unanim dhe me nje trupe qe sic gjykon dhenien e gradave, ashtu edhe i terheq ato kur provohet ndryshe.
Persa i perket Rames, ai eshte pyke ne diell, dhe as qe i di keto, por edhe as qe ja ndjen te merret me keto gjera. Ai nuk e kupton qe degjenerimi teresisht i arsimit, degjenerimi i administrates, degjenerimi i vlerave po e cojne Shqiperine keq e me keq, poshte e me poshte.
Sepse edhe vete ai e ka arsimin vetijak te cunguar, vetem ne fushen e piktures, lice, akademi artesh.
D I T A-SHUME SAKTE ME KRAHASIMIN MIDIS DY AGRONVE,I PARI-FUKARA PER TE SIGUARUARE BUKEN E GOJES ,POR QE THEU LIGJIN AMERIKAN ,DHE I DYTI-PASHA I EMRUARE NGA SALIMILLOSHEVEÇI,JO ME PER PARA,POR PER NJE KAUZ TE MADHE:QE ME DIPLLOMEN PLAGJIATURE TE TIJ TE SIGURUARE NGA KUADROT KRYESORE NE UT,PER TE SIGURUAR NJE VEND-PUNE AGAI E QE ANDEJ TE BEJ ÇORAPE MJEDISIN KOMBETAR PER LNÇL,INJORIMIN E UDHEHEQSVE TE LNÇL DHE REABILITIMIN E BALLISREVE E KOLABORACIONISTEVE NE VEND.
-POR PSE NUK REAGON KRYEMINISTRI,KRYEKUVENDORI-THONI JU..!! JA PSE:
1-PER AGRON TUFEN KA FIRMOSUR SALIU PER DREJTOR DHE DUHET TA ÇDEKRETOI AI..SI PUNA E DEKRETEVE TE LIKES PER 30 QERSHORIN.
2-DHE FIRMA E SALIUT ESHTE BERE NE SAJE TE DIREKTIVAVE TE MARRA NGA JASHTE E BRENDA VENDIT NGA FORCA TE DJATHTA EKSTREMISTE QE PERFAQSOJNE FORCAT E ERRTA QE KERKOJNE TE ERRESOJNE LNÇL NE EMER TE KOMUNIZMIT. KJO ARGUMENTOHET ME DEKORIMET E KRIMINELVE SI HAMIT MATJANI ETJ,NGA KAPTER NISHANI-PRESIDENT I SALIUT.
3-DHE RAMA KA FRIK NGA SALIU SIKUR LEPURI NGA LUANI NE PYLL QE TE SHKARKOI AGRON TUFEN.FAKTI QE RAMA LARTESOI BALLISTIN M.FRASHERI E VERTETON KETE 100 %.
-NDAJ DREJTESIA NE KTE VEND MUND TE BEHET NGA GJYKATAT E REJA QE PO NDERTOHEN ME VESHTRESI NESE SALIU DO SHKOJ NE HOTEL -REÇIN E PETGATITUR PER VIPAT NGA BE.NE TE KUNDERT QYTETARI SHQIPTAR NUK DO FITOI KURRE TE DREJTEN E TIJ SIKUR DHEMBI I TIJ TE ZGJATET SA AI I E L E F A N D I T.PIKE.
O shoke tashme po vazhdoni estraden si me Ibretin. Po ja qe te bejme ca gallate: Qy profesori maniak qenka i po te njejtit universitet ku eshte diplomuar Ilir Mborja, si thoni a te fillojme te tjerrim edhe ketu ndonje konspiracion?
Pastaj kjo puna e plagjatures dhe e fallsifikimeve nuk ju shqetesoi aq shume kur flitej per Veliajn, Mriken, e te gjithe shoket e shoqet e partise. Perse valle jeni kthyer ne canten e zeze te Baba Takut? Perse ju shqeteson kaq shume Tufa dhe demaskimet e tij ndaj krimineleve enveriste? Ju me ke jeni,me viktimat apo me kriminelet? Jo per gje po u shqyet duke folur per viktimat e 21 janarit e nuk kuptohet perse nuk pranoni te flisni per viktimat e enverizmit per te cilat psh. Baba Taku duhet vene ne bangen e te akuzuarve. He shoke ju kam rixha, se ju e mbani veten edhe per gazetare me integritet! .
Shoku Info anali
Ta ka shpjegu ne interviste Mborja pse eshte ndryshe nga te tjerat
Po ti lexon vetem pjesen qe te duhet per mender anal-skizat e tua prej mediokri
Jo te gjithe përdorin bythen për të arsyetuar sic bën ti o shoku militant.
Normal.
Jo te gjithe jane koqe kandari si ty
infoleshi
të sjellësh si kundër argument për mutin tim ti sjell mutin tënd??
o lesh nga mëndja,në këtë rast nuk bëhet gjë tjetër veçse muti mullar!!
nëse ne do të ishim njerëz normal!?
ne duhet të pastronim vetveten,por jo!!ne jo vetëm lëmë zgjyrrën tonë të bëhet jorgan por dhe ndihmojmë të tjerët për ta trashur atë!!
mor qënje që vetëm njerzore nuk mund të jini,ndihmoni veten,ndihmoni këtë vënd të shpëtojë nga kthetrat e primitivizmit,nga kthetrat e injorancës,korrupsionit,mashtrimit,gënjeshtrës!!
shpërtoni vetveten duke shpëtuar shtetin!!
Ilir.Cpret ti te veproje Rama.Ku ka kohe ai te meret me zbatimin e ligjes dhe pastrimin e plehrave(Tufa Shehri Nikolla etj)nga teritori shqiptar qe e ka per detyre.Kysh do meret me gaxhi mixhi shkaravina qepje bluzash uturake balte qepje brekushesh e brekeve etj.Por tu vije zor Geamoz Rucit Erjon Braces Erjon Veliut e ndonje tjetri te cilet gezojne akoma besimin i nje pjese te njerezve.Edhe keta po vazhduan keshtu do perfundojne si Tufa e Nikolla.
Shoh qe paskam shqetesuar shoket e forumit. E po ja dhe nje pietje tjeter qe ti kenaq fare:
Ore po me keto abuzimet me “veteranet” qe na dollen shume me teper nga c’ishin ne te vertete e qe hengren qyl e mashtruan jo vetem ne kohen e kumandarit por edhe tani per pensionet. Kemi syresh qe na dalin njekohesisht edhe partizane edhe balliste e nuk u dridhet fare qerpiku, mjaft qe te marrin ato dy asprat. Eh qy “njeriu i ri” enverist! E shikoni cfare mrekullish na solli mo? Tani shoke jepini futjuni punes me komentet, mundesisht sa me te gjata si ne stilin e viktoreve e te bedrinjve.
infolesh
“Kemi syresh qe na dalin njekohesisht edhe partizane edhe balliste ”
këta janë rraca tënde!!
ti kolaboracionist ke qënë gjithnjë!si e ke marrë trashëgiminë ashtu do tua lësh të tuve!!
njeriu i ri enverist ishe ti!!ti e dreodhe sa munde për të mbijetuar!sot nuk po bën gjë tjetër!nesër do të b¨neç prapë me enverin,a çdo mostër tjetër që është e ngajshme me të!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
ketu ja ke fut pordhes kot plako.Mos bej aludime kot e mos krahaso spiunet e sigurimit te shtetit me spiunet e sotem.Ne ate kohe e shumta nje mund te merrte nje bashkepuntor i sigurimit ishte 25 kg miser ose 200 leke shperblim,ndersa sot spiunet masrrin nga 10-deri ne 50 mije euro shperblim.Kuptohet qe trecerekun ja mbajne inspektoret hajdute qe i ndajne me shefat me hajdute se ta .Sa per problemet e tjera ke te drejte,plagjastura duhet ndershkuar deri me burg e domosodo kthim te ardhurash nese jane perfituar te tilla prej saj
Keta te gjithe qe replikojne me ty:
JANE ISH SPIUNA TE SIGURIMIT, XHELATE TE ENVERIT, APO PINJOLLE TE TYRE QE SHIKOJNE TEK AGRON TUFA “ARMIKUN E KLLASES”
dhe:
Sapo leshon kushtrimin Partia dalin ne drite dhe fillojne te ulerijne dhe hungerijne me nockat e tyre si Derra te Fermes se Enverit ne lluce duke ngrene jashteqitjet e tyre, cfare mund te presesh nga keta Derra te ndyre fanatike qe nuk kane piken e moralit dhe te ndjesise njerezore per krimet monstruoze te Enverit dhe te xhelateve te tij qe jo vetem falimentuarn ekonomine me tollona dhe bunkere, por qe i lane shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu, prandaj kudo te shkosh ne Bote ke frike te thuash qe je shqyptar, se te shikojne si Kafshe Pylli, apo drogaxhi dhe terrorist. Keta qe replikojne me ty jane spiuna te paafte te orienethen ne kushtet e reja, si shoket e tyre pas viteve 90-te, sigurimsat qe kishin dy fije tru ne koke ja mbathen ne Perendim me familjet, kryesisht ne Kanada duke u hequr si te persekutuar politike dhe intelektuali ka intervistuar shume prej tyre kur punonte per zyren e migracionit ne kete vend.
QE TE DALIM NE TEME:
Pse jane kujtuar vemjet e Enverit per te goditur tani Agron Tufen me akuzen groteske per plagjiature duke e paraqitur si nje veper penale llahtar dhe kush e thote nje fare Ilir Mborja qe e ka zbuluar gazeta DITA me qiri si analist famoz dhe perkthyes boteror, kur ne fakt eshte vetem nje bedel i Rilindjes Enveriste qe gjuan dhe pergjon pas ferres per “Armikun e Kllases” pa kurfare perkthimi me te cilin mund te mburret, por qe del ashiqare si sherbetor i Mafies me pushtet, ja cfare shkruan ne fund te analizes se tij analisti dhe perkthyesi i DITES, Ilir Mborja:
https://blog.alpenews.al/ilir-mborja-mos-bertit-o-lul-dy-ndodhi-nje-tragjike-dhe-nje-gazmore-per-plazhistet-18/
“…Kur të nesermen zbardhëm videopërgjimin që specialistët e mi kishin instaluar tek abazhuri i dhomës së hotelit, në orën 02. 37’’, dëgjohet Luli që nis e bërtet me zë të lartë: “Fitoreee! Fitoreee! Urraaa! Fitore! M’u ngrit! M’u ngrit! Më në fund m’u ngrit! Kishte gjashtë vjet që s’më ngrihej. Urraaa!”… Por thirrjet e tij ndërpriten, kur Edi Rama i thotë: “Mos bërtit o Lulush se ke kapur timin!”… Pastaj, në fund, dëgjohet Luli që këndon himnin Tuaj të Teatrit Kombëtar…”
PO EDHE MERO BAZE PO JU PARAKALOI NE PROGRESIN DEMOKRATIK O GAZETA DITA
dhe:
Filoi te demasoje krimet e Enverit, ja cfare shkruan gazeta TEMA sot:
http://www.gazetatema.net/2019/09/18/historiani-gjerman-enver-hoxha-e-shnderroi-shqiperine-ne-vend-invalid-por-per-krimet-e-regjimit-te-tij-sflet-askush-as-nuk-denohet-askush/
Ja edhe nje denoncim nga Telat Agolli qe gazeta edviniste TEMA e hedh si qofte sgarre taze sot ne median tone kombetare per ata qe kane veshe te degjojne dhe sy te shikojne:
http://www.gazetatema.net/2019/09/19/letra-e-telat-agollit-per-enverin-fecorri-me-kerkonte-te-pohoja-se-udb-ja-me-kishte-dhene-porosi-per-nexhmijen/
He mo spiuni i Sigurimit Ilir Mborja do me per “Belulin”?
Besoj qe moderatioret vigjilente te gazetes DITA te publikojne kete radhe komentin-replike te intelektualit me nje etike te larte qytetarie, por pa hipokrizi dhe llogje enveriste per te goditur “Armikun e Kllases” si ne Kohen e Qepes te Enverit dhe Partise se Punes me bedelat e tij servile qe ngjajne si dy pika uji me grekofonin, Ilir Mbroja.
O intelektuali. I paske lan krimet e komunisteve e i qeke fut leximit te shkrimeve te Ilir Mborjes, po sot ai sikur e ka akuzu edhe Edin e Gramozin si te kapur nga Amerika per hajdute si ty. Mos lexo shum se do bahesh komunist si ai, po lexo vetem https://milibutka.wordpress.com/2018/07/20/shkelqimi-i-familjes-se-madhe-selim-mborja-venxha/ e ta marresh vesh se Ilir Mborja or Tuf shqyptari ka qellim te marri vendin e punes. Na thuj njeher a e hodhe ne gjyq?
Qukapik BOLJA:
Hajdutin tregoja sateme qe te ka lindur BOLE, por “siten” e internetit si dacibao enveriste per debila dru me pre tregoja kalamajve para gjumit te nates per t’i zene gjumi me “perralla me mbret”,
sepse:
Ja shikoje pse e sulmon grekofoni Ilir Mbeorja qe nuk eshte as analis dhe as perkthyes, por nje mut spiuni i Sigurimit te Shtetit, nga ata 100 lekeshat qe pergjonin pas ferres per “Armikun e Kllases, ja shikoje arsyen e vertete pse keta MUTER te Enverit qe tani jane bere KAKA te Edvinit kane piketuar Agron Tufen si target i Armikut te Kllases, ja lexoje te placin syte e fanatikut nese ke sy te shikosh dhe veshe te degjosh:
Permbledhje me shkurtime nga gazeta “Panorama”
nga:
intelektuali
Plas sherri, Agron Tufa- Dritan Hilës: Çfarë bënte babai jot hetues i diktaturës me femrat?
“…Propozimi i Agron Tufës për të ndaluar filmat e regjimit komunist vijon të prodhojë debat. Dje ishte gazetari Dritan Hila i cili pasi mori në mbrojtje Diana Çulin, e cilësoi Tufën si pjesë e kulturës së plehrave. Ndërkohë, vetë Tufa ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ku e quan Hilën një krimb plehu, teksa i kujton edhe kohën kur i ati i tij hetues i diktaturës torturonte femrat…”
HE MO BOLE DO ME PER “BELULIN” ILIR MBORJA?
Qukapik BOLJA:
Hajdutin tregoja sateme qe te ka lindur BOLE, por “siten” e internetit si dacibao enveriste per debila dru me pre tregoja kalamajve para gjumit te nates per t’i zene gjumi me “perralla me mbret”,
sepse:
Ja shikoje pse e sulmon grekofoni Ilir Mborja qe nuk eshte as analist dhe as perkthyes, por nje mut spiuni i Sigurimit te Shtetit, nga ata 100 lekeshat qe pergjonin pas ferres per “Armikun e Kllases”, ja shikoje arsyen e vertete pse keta MUTER te Enverit qe tani jane bere KAKA te Edvinit kane piketuar Agron Tufen si target i Armikut te Kllases, ja lexoje te placin syte e fanatikut nese ke sy te shikosh dhe veshe te degjosh:
Permbledhje me shkurtime nga gazeta “Panorama”
nga:
intelektuali
Plas sherri, Agron Tufa- Dritan Hilës: Çfarë bënte babai jot hetues i diktaturës me femrat?
“…Propozimi i Agron Tufës për të ndaluar filmat e regjimit komunist vijon të prodhojë debat. Dje ishte gazetari Dritan Hila i cili pasi mori në mbrojtje Diana Çulin, e cilësoi Tufën si pjesë e kulturës së plehrave. Ndërkohë, vetë Tufa ka reaguar përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ku e quan Hilën një krimb plehu, teksa i kujton edhe kohën kur i ati i tij hetues i diktaturës torturonte femrat…”
HE MO BOLE DO ME PER “BELULIN” ILIR MBORJA?
ore nje gje nuk kuptoj. Alba Teneqexhi duket sikur e ka mbrojtur doktoraturen ne 2014, Tufa (qe as me shkon mendja ta mbroj, por prap duhet me thene te verteten) ka si date dorezimi 2008.
Si e kopjoj kur ajo ka dal me vone?
Ky nuk qenka kopjes, qenka magjistar!
Ky qenka obobo…
Jo me verte e kam, si e beri kete numer ky?
O Asap. Ne 2008 Tufa e ka dorëzuar te bardhe “Doktoraturen”. Ne 2015 ia kanë kerkuar ta regjistroje ne kompjuter se atehere doli ligji. Dhe ai kopjoi cfare mundi dhe e dorezoi. E kuptove tani ?
Ore vertete ky Tufa e ky Celo vetem me ballistet merren ? Prandej ka reagime se o me ne o kunder neve !!! Po mire o Celo ziu po pse nuk merresh nje cike me komunizmin, ? Kush do merret me keto po nuk u muarr instituti ??? Po nuk e di ti se ato komuniste qe ishin pjesemarres ne lufte dhe jetonin ne vitin 1990 jane vrasesit e bashkeluftetarve te tyre gjate viteve ! Nuk e di ti qe ne listen totale te te pushkatuarve,burgosurve ,internuarve gjate viteve te komunizmit shumica numerike jane ish komunistet te denuar nga shoket e tyre ???Dhe ligji per pafajesine i vitit 1991 i ka falur ato juridikisht ndersa politikisht per komunistet, dhe te majten shqiptare ato vazhdojne te jene antiparti ,agjente e poliagjente ??? Po mire o Celo ,po o Tufa si do zgjidhet ky ngerc i komunizmit.??? Kjo eshte detyra kryesore e Institutit, ! Se ballistet e Zogistet ishin kundershtare politike ! Here humbe ne politike e here fiton !!! PO keto komunistet si do i zgjidhin problemet mes tyre se nuk jane kontradikta politike por klanore ! Ketu na ndihmoje nje cike ky institut mavria ,,,,tung.
Reply to this comment
O mborja, duro e thuaja gjykates “zbulimet” e tua, Do harrohen keto emocione ketu.
O jorgo, Kiçoja me tha qe Tufa s’ka bythe qe te shkoje ne gjyq. Eshte ballist trim.
O JORGO. ME VERTET E KE QE TUFA DO TE SHKOJ SI CAPI TE KASAPI NE GJYQ? APO VETE AI SE KOKRRA E IDJOTIT DEL NGA KETO QE SHKRUA INTELEKTUAI.
Lexova pjeset e z-njes Alba Teneqexhi dhe te z. Agron Tufa qe sjell z. Ilir Mborja si kopjime, por nuk gjeta as ngjashmeri as kopjim. Secili autor ka shfrytezuar e cituar literature te ndryshme. Ka te drejte INTELEKTUALI kur thote se ky Ilir Mborja, nje artist e perkthyes pa vepra, ka mundesi te jete ndonje sigurims qe eshte urdheruar prej shefit Spartak Braho te shaje e shpife kunder z. Tufa sepse puna e ISKPK u pervelon shume ketyre ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te vjeter, por qe mesa duket vijojne nen dhe bashkepunimet e ndyra, si dikur…