18 shtator 2019

anazapta

Share This Article
11 Comments
  • E jo, nuk eshte pa komente or taj, ashtu te duket ty se je zgjuar me vonese e kushedi edhe keta te DITAs nuk e kane vene. Po kush po pyet, Sidoqofte GRAMSH ka per ta shkruar pacavuren e vet, edhe ky psikopati patriot ka per ta mbushur faqen me bejte bajate qe vine era naftaine dhe o burra perpara per fitorje te reja.

  • Si? Ende pa komente? E pa mundur! Mungon ajo vromesira, qysh ja thone mutit se harrova, he me ajo sozia e nasrudin hajvanit. Si thate mo? Nuk eshte cuar akoma nga qypi i halese? Po lexon akoma gjithe entuziazem gazeten e zemres “Bishtuku i Kombit”? Mooooos. Po si s’me besuat nje here te vetme xhanem? C’qenkeni ju kshu? Te jeni kaq indiferente per shokun tuaj te idealit s’ma priste mendja kurre. Ju qofshi. Nje lutje per ju te c’nderuar kolaboracioniste. Shikoni se mos ka shkuar per pune tjeter. Qe te siguroheni zamet e keni t’i beni nje zile. Po nuk e ngriti telefonin dijeni se eshte duke bere harakiri ne hale dhe duhet shpetuar. Te pakten vetem kesaj here besomeni verberisht se per at rumullak dilli e kom pa tallje. Po eshte gjynah ore eshte gjynah. Po e kane marre me qafe hamshoret e se jemes ore. Po e kane genjyer qysh kur ishte cilimi ore. Po nga ta dinte qy i gjori se e jema pallohej si ne harados ne sy te botes dhe qy i bente yzmet tutoreve. Po ja kane shpartalluar keqazi qysh pa celur mire syte ore dhe hakshe hakshe aty s’ka faj fare fare. Do thoni ju po te pakten ta qepe halene dhe ta ule koken poshte. Ashtu eshte, fiks fare, keni shume te drejte, por me thoni ju lutem a ha pyka kollaj nje zog gamori qe del qysh pa gdhire ke tajvani e hapet bythsh si badhist i dhjere por krenar?

    • Ehehehehehe sot mbaje me shkume se aty siper teje me ke. Plus kam nje indikacion per inteligjencen tende te kufizuar kur kujton se shkoj qe pagdhire ke Tajvani.

      Dhe e di cfare me pelqen sot? Dje zotrote, ankoheshe per etiken dhe fjalorin banal qe perdor une. E shof qe edhe zotrote nuk je keq, format e edukimit komunist te kane mesuar plot gjera te bukura me mut, te dhjera dhe te qira.

  • 75 VJETORI,KUJSLINGET ANTISHQIPËTARE DHE ZOGOLLI!

    ”Ai qe rri ne shtepi kur fillon lufta,dhe le te tjeret te luftojne per çeshtjen e tij,ai le te kete mendjen; Sepse kush nuk ndan luften me shoket,ai me armikun do ndaje disfaten”B.Brecht
    ————–
    Ne vend te paraDhenjes
    ‘Asgje e re nga fronti i perendimit’ ,Ballkani perendimor ku ben pjese akoma dhe per ca kohe edhe kalifati i Bathores para se te vendosin ‘fuqite e medha’ ashtu si ne 1913-ten nese do ta kete kush ne patronazh si koloni apo tani qe nuk i ka ngelur me ASGJE pas 30 vjetesh ta nxjerin jashte edhe nga Ballkani!
    Shqip! Te vertetohet ‘profecija’ e Bismark:’Shqiperija nje shprehje gjeografike’!
    Krye kujslingu EDVIN ,nxenes besnik dhe pasardhes i Neron Salise qe zjarrin 30 vjet i vuri Shqiperise, vazhdon te dekoroje tere misionaret e Europes me medaljet ‘Ylli i madh i mirenjohjes’ per tu mbushur mendjen te vazhdojne te qendrojne si kolonizatore e mos e lene ne rruge kete politike KRRIMINALE ne duar te ‘ìKoke palareve’ e te bejne vetegjyqesi!

    lLeter e ‘mbyllur’ socialSSalistit BRAÇE!
    —————–
    Zv/kryeminister i qeverrise Kujslinge ,dhe kryetar i komisionit per jubileun ‘madheshtor te 75 vjetorit ne ‘bulevardin’ e Zogollit!
    I Çnerumi socialSSalisti Braçe,
    Fjala ‘K(q)UISLING’ e ka prejardhjen nga lufta e dyte boterore ku populli sdhqiptar ish protagonist i denje perkrah aleateve kunder pushtuesve nazi fashiste dhe per LIRI derdhen GJAK dhe dhane jeten 28 MIJE deshmore!
    Kuisling (Vidkun) quhej ish kryeministri Norvegjez qe bashkepunoi me fashizmin ,i hapi dyert Norvegjise dhe masakroi popuillin e tij ashtu si ZOGOLLI i hapi dyert Shqiperise qe te pushtohej per 24 ore nga ushtrite fashiste te Italise!

    Fjala ‘Quisling’ ka ngelur edhe sot e kesaj dite per te ETIKETUAR tere qeverrite e kryeministrat e ‘Rinj’ si puna jote dhe te ‘ZOGISTIT’ Edvin qe bashkepunojne me pushtuesit e huaj,si koloboracioniste dhe kolonizatoret duke vene ne sherbim te tyre gjitheçka ,trojet,pasurite kombetare,kapitalet strategjike,pasurite natyrore mbi e nen tokesore biles edhe GRATE dhe FEMIJET si puna juaj qe 30 vjet nuk u ka ngelur as NDER e as MORAL si Shqiptar!

    Quisling,ish kryeministri Norvegjes pas luftes se dyte boterore ne 24 Tetyor 1945 u denua me denimin kapital me VDEKJE ashtu si shumica e kujslingeve ne gjithe Boten!
    Populli shqiptar ,pas 30 vjetesh nuk i intereson fare,’Po fare fare’ ‘Hapja e negociatave’ per ne Shishtufine por i intereson se kur:Do te hapet gjyqi i Hages ne mes te Tiranes,ashtu si dikur gjyqi i Norembergut me 24 kreret e ‘SS’ te nazizmit te denuar me VARJE-PUSHKATIM-BURGIM TE PERJETSHEM per krimet qe i shkaktuan njerezimit per 5 vjet lufte ashtu si ‘JU’ krimet ndaj popullit SHQIPTAR per 30 vjet!

    socialSSalisti Braçe,
    Si zv kryeminister i nje qeverrije kujslinge dhe kryetar i komisionit per veprimtarite me rastin e JUBILEUT te madh te 75 vjetorit populli shqiptar pasardhes i rilindasve dhe atyre qe derdhen GJAK dhe DJERSE per kete ish Shqiperi 30 vjet te pushtuar nga xhihadistet,TUFAT,fashistet e koloboracionistet kerkon te DIJE direjkt prej teje:

    1.-Pse nuk publikohet e behet trasparent programi i aktiviteteve e INVESTIMEVE me rastin e vitit JUBILAR ose 75 vjetorit te çlirimit te Atdheut ashtu si ndodh me gjithe vendet e Botes se civilizuar e me demokraci,nderkohe qe kane kaluar 9 muaj e jemi ne terr informativ si 30 vjet po flitet e propogandohen vetem TUFAT-KRRIMINELE-KUJSLINGE!?

    2.-Mbi cilen ‘Realitet historik’ e kini ndertuar programin,po qe se kini bere vertet program e ua kane lejuar pushtuesit xhihadiste dhe mergata e qyqeve ne Amerike!
    -Mbi realitetinm historik te njohur Boterisht e arkivuar ne tere arkivat e Botes se civilizuar qe populli shqiptar pa dallim feje krahine e ideje ju bashkua tere aleateve ne lufte kunder okupatorit dhe si pake popuj per numur te popullsise derdhi me shume GJAK per LIRI!?
    -Mbi bazen e historise se shkruar nga historjanet tane te pas luftes ,personalitete me emer si p.sh Kristo frasheri si intelektuale te pa varur e shume te tjere si ai!?
    -Nga historianet e intelektualet ‘kAmuniste’ si ‘baballaret’ qe moren pjese ne lufte te Pollos(Stefanaqi),Nanos (Thanasi),Tarifave,Fugave,Neshove,Lubonjave,Blusghave,Ngjelave,femijet e te cileve shumica jane 30 vjet ne pushtet e vazhdojne te ‘gezojne’ ‘Te drejten borgjeze pa e me borgjezine’ si para viteve ’90 ne sherbim te qeverrive KUJSLINGE e pushtuesve xhihadit e fashizmit bashke me koloboracionistet!?

    3.-Nese nuk kini bere fare program sepse si ‘KUJSWLINGE’ aktiviteti juaj si 30 vjet eshte i limituar dhe si BURATINE ini ne duar te pushtuesve ,zogisteve,zogolljaneve serbeve grekerve Ruseve,mergates se QYQEVE e tere reaksionit bnderkombetar antishqiptar qe propogandojne 30 vjet luften me mullinjte me ere te kAmunisteve dhe nuk u lejojne te FESTOJME JUBILEUN E ÇLIRIMIT atehere u kane ngelur si KUJSLINGE vetem dy rruge:O vrisni vehten o do tu vrasin shqiptaret se ‘koka’ e ‘Saje Qorrit’ apo Sajmir Tahirit kurban per ju apo koke turku nuk u shpeton!

    4.-socialSSalisti Braçe,
    Nese jeni strukur tere kreret socialSSaliste me ne krye Ruçat me kuç e me maç Baçat,Naçat,Kaçat se ini te inkriminuar deri ne gryke dhe nuk e gezoni te drejten MORALE te festoni JUBILEUN e çlirimit te ATDHEUT se vazhdojne TUFAT e ISIS tu mbajne nen presion si ‘kAmuniste’ e me ‘krimet’ qe jane bere ne ‘regjimin’ e ne sistemin ‘kAmunist’ duke shpikur edhe vrasje ne kufij pa asnje emer edhe mbytje ne Vjose pa asnje emer,edhe kampe perqendrimi neper fshatrat e ish shqiperise ku jetonte e punonte nder shekuj mbi 70 perqind e popullit shqiptar atehere ‘TI’socialSSalisti Braçe bashke me tere mender kreret socialSSaliste varni ne QAFAT e dhjamosura qe nuk u dallohen nga trupi dhe Bythet,pllakat e varreve me emera turqish,grekesh koloboracionistesh e ballistesh,dhe shkoni mbytuni ne Erzen!
    Te pakten si socialSSaliste kini kurajon qe pati nje nder kreret e ballit kombetar,intelektuali kolonjar Safet Butka qe si burre me cipe nga turpi vrau vehten ne HALET!
    Safet Butka,per hir te se vertetes,nuk ka bere kaqe krime per aqe sa jetoji sa ka bere i biri i tij BASTARD bashke me tere banden PD dhe ju socialSSalistet ne krah 30 vjet te kalifit SALI,Neronit qe dogji Shqiperi!

    5.-Se fundi!
    Nese vazhdoni jo vetem ta mohoni por dhe ju tremb historija e lavdishme e luftes se popullit shqiptar sepse ini te inkriminuar e bashkepunetore 30 vjet ne krim dhe nuk beni gje pa ‘lejen’ e pushtuesve duke u justifikuar se ‘historine’ e kane shkruajtur ‘kamunistet’ baballaret e Pollove,Lubonjave,Ngjelave,Tarifave,Plasareve atehere socialSSalisti Braçe referoju historise qe na kane lene te shkruar pushtuesit ITALJANE:

    -Indro Montaneli,nje nder gazetaret me te medhenj te shekullit te 20-te,me ide fashiste shkruan per Ahmet Zogollin:
    ‘Rridhte nga nje familje mafjoze nga Mati si mafjozet e Kalabrise ne Itali,dinak i pa skrupullt,nga ata qe te vrasin naten e qajne diten,me shkolle te manget turke,vrau tere kundershtaret e tij demokrate dhe intelektuale per te riardhur ne pushtet me ndihmen e serbeve dhe ruseve te bardhe e per tu vetequajtur Mbret”!

    -Ne ‘ditaret’ e tij ish ministri i jashtem i regjimit fashist italian ,pjese e paktit Berlin-Tokjo-Rome ,dhender i Musolinit konti CIANO shkruan:
    ”Nje jave para invazionit te Shqiperise u taklova me ambasadorin gjerman ne Rome dhe i thashe se kur e si ,modalitetet per pushtimin e saj duke i vene ne dukje se :’L’Albania e un’ affare di famiglia’ (çiflig i familjes se kontit Ciano)….,Gjate pushtimit edhe pse me shume pake rezistence nga nje garnizon ne Durres ushtrise italjane ju deshen 24 ore te hynin ne kryeqytet e kjo eshte e pa faleshme…Nje dite me von shkova vete ne Tirane me avjonin qe drejtonte Henrico Mutti(ish sekretar i pergjithshem i partise fashiste italjane,mavijator i kalibrit te larte pjesmares ne luften civile te Spanjes) dhe udhetimi ish shume i qete.Shkova ne ambasaden tone ne Tirane dhe dhashe urdher te shperndaheshin ndihma per te vobegetit qe perjetonin mjerimin tragjik,si dhe te trajtoheshin mire tere ata ‘kryengrites’ te armatosur te zhgenjyer nga ikja e Mbretit Zog dhe armet ti dorezonin ne ambasada.Dhashe urdher te liroheshin tere te burgosurit POLITIKE nga regjimi i Zogollit denuar me 101 vite burg….”’

    -Enrico Mutti,sekretar i pergjithshem i partise fashiste,avijator!
    .” Drejova vete avjonin per te shoqeruar ministrin e jashtem italjan kontin CIANO ne Shqiperi.Udhetimi nuk pati asnje problem.Nga aeroporti i vetem qe kish deri ne qender te qytetit rruga edhe pse e keqe u be pa probleme deri tek rezidenza e ish mbretit Zog.Ish mengjez heret dhe tek rezidenca rojet me qeleshe ne koke e te veshur keq i gjetem ne gjume dhe kur u zgjuan nuk dinin te benin gje tjeter veçse te hapnin vazhdimisht gojen…U ngjita vete personalisht ne òatine ku valvitej nje flamur i vjeter shqiptar dhe vendosa flamurin Italian..”!!”??

    Se fundi,po pa fund….
    SHKTZ Kryetar i komisionit te aktiviteteve te JUBILEUT te MADH te 75 vetorit te çlirimit nga fashizmi(30 vjet pushtuar nga xhihadizmi)!
    Ne programin ‘madheshtor’ qe kini pergatitur dhe e mbani ndaj ‘popullit’ teper sewkret si ‘koke palare’ apo bageti as na tha vetem nje gje:
    Si e parashikon protokolli shteteror ne nje vend 30 vjet pa shtet e me qeverri kujslinge,si do perfaqesohen tere SHTETET e Botes qe do vine ne krye te delegacioneve me rastin e jubileut te 75 vjetorit te çlirimit te atdheut!?Do jene rang kryetare shtetesh si ish ALEATET gjate luftes dhe aletatet pushtues keto 30 vjet,ku do jene edhe Trump edhe Putin,ne ranga ministrash te jashtem apo…do perfaqesohen nga Damir Faslliqat,Rezart Taçat,Elez Biberajt e TUFAT ne sherbim te tere agjenturave!?
    Si do tua prezantoni bustin e ‘naltmadhnise’ ne ish bulevardin deshmoret e kombit simbol i tradhetise,koloboracionizmt,injorances,obskurantizmit e antishqiperise delegacioneve te huaja!
    Si do tua prezantoni krteun e terrorrizmit ne krah te kalif Salise Azem HAJDARIIN tek vorrezat e Deshmoreve te kombit apo ate dite mbi varrin e tij qe qelb vorrezat e ‘Nenes Shqiperi’ do ta mbuloni me ferexhe e nga HAJDAR te shkruani QEMAL!?

    Apo ne program kini parashikuar ne detaje me detyra parlamentit,qeverrise,bashkive e kryesisht Erion Velise qe deri me 29 NENTOR te hiqen tere simbolet e TRADHETISE vendosur keto 30 vjet pushtim xhihadisto-fashist!?

    P.S ”Nje popull qe nuk njeh aqe me teper mohon te shkuaren nuk ka as te tasme e s’mund te kete te ardhme” Indro Montaneli

    • Nje popull qe merret me te kaluaren vazhdon te rroje ne te kaluaren dhe ngel ne vend. S’ka nevoje ta thote Indro Montaneli se kuptohet vetvetiu nga cdo njeri me inteligjence normale mesatare. Kokat e betonuara ne te kaluaren kane nevoje per Indron qe te justifikojne gomarlleqet e tyre, e me pas dobiçlleqet e tyre.

  • SHBA-te dhe BE-ja po nuk i tremben dot sKiptaret edehe tridhjet vjet me gogolin Rusi per ta shperbere do kerkojne stimolojne propogandojne…V E T’ GJ Y Q E S I…..
    Lufte brenda sojit te vrasim njeri tjetrin me pagese!!!!!!

  • Ç obani prej Tepelene Gramoz Ruçi,
    Ndaje mire mendjen bashke me alabaket hajdutet mender socialiste qe kini vjedhur si derra qe ne kohen e Nano pordhes qe u akuzonte shi shoke te Mirit te Xhikes te korruptuar e shitur per nje lavatriçe….
    O jepni doreheqje ne grup ose do trajtoheni si tere TUFAT E KRRIMINELEVE,KUJSLINGEVE,KOLOBORACIONISTEVE.KORRUPTUARVE,KANIBALEVE KOQEVE KAREVE E DO SHKJONI PER LESH

  • Ambasada e ‘aleatit strategjik’ Ameriqise,ose te nxjere ne shesh te mejtanit tere pashaportat e agjenturave te serb Salise si doktor i Hysnise,dhenderr i Serbise e poliagjent i isis e arabise ose edhe mund ta mbyllin ambasaden si qemoti tani qe ja ‘eksportuan’ demoKroacine sKiperise dhe skipetareve u doli bishti- ne emer te allahut e perendise

  • Ulini kokat poshtë qelbësirat e ballit. Ulini kokat këtu poshtë që të lexoni, se cili ishte ai burrë shteti që ua përdridhte koqkat si të zogut jashtëqitjve të kombit.

    Enver Hoxha – Teoria dhe praktika e revolucionit
    – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

    Në Kongresin e 7-të të PPSH, duke analizuar situatën e sotme ndërkombëtare dhe proceset revolucionare që e përshkojnë atë, shoku Enver Hoxha deklaroi se «bota ndodhet në një fazë kur çështja e revolucionit dhe e çlirimit kombëtar nuk është vetëm një aspiratë e një perspektivë, por edhe një problem i shtruar për zgjidhje» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSh, f. 186).

    Kjo tezë e rëndësishme parimore mbështetet në analizën leniniste të imperializmit, në përcaktimin e dhënë nga Lenini mbi thelbin e epokës së sotme historike, frymëzohet nga misioni historik i proletariatit për të çliruar veten e gjithë njerëzimin nga çdo shfrytëzim i njeriut prej njeriut, nga sistemi kapitalist. Ajo niset nga një analizë konkrete marksiste-leniniste e kontradiktave të mëdha të kohës sonë. Teza e Kongresit të 7-të të Partisë është një rikonfirmim në kushtet aktuale i strategjisë marksiste-leniniste të revolucionit.

    I

    Në veprat e tij gjeniale mbi imperializmin, V. I. Lenini arriti në konkluzionin se imperializmi eshtë kapitalizëm në rënie e dekompozim, është faza e fundit e kapitalizmit dhe vigjilia e revolucionit social të proletariatit. Duke analizuar fenomenet që karakterizojnë imperializmin, ai shkruante se «të gjitha këto e bëjnë shkallën e arritur sot nga zhvillimi i kapitalizmit epokë të revolucionit proletar, socialist», se «kjo epokë ka filluar», se «në rendin e ditës të epokës që jetojmë vihet, për shkak të kushteve objektive, përgatitja e gjithanshme e menjëhershme e proletariatit për të marrë pushtetin politik, me qellim që të realizohen masat ekonomike dhe politike që përbëjnë brendinë e revolucionit socialist» (Veprat, vëll. 24, f. 506).

    Në përcaktimin e epokës se sotme Lenini nisej nga kriteri klasor. Ai thoshte se ka rëndësi të mbahet mirë parasysh «cila klasë eshtë në qendrën e kësaj ose asaj epoke, duke përcaktuar brendinë e saj kryesore, drejtimin kryesor të zhvillimit të saj, veçoritë kryesore të kushteve historike të kësaj epoke të caktuar etj.» (Veprat, vëll. 21, f. 147). Duke dhënë përmbajtjen themelore të epokës së re historike, si epokë e imperializmit dhe e revolucioneve proletare, ai u qendronte besnik me konsekuencë mesimeve të, Marksit mbi misionin historik të proletariatit, si forca e re shoqërore që do të përmbysë në rruge revolucionare shoqërinë kapitaliste të shtypjes e të shfrytëzimit dhe do të ndërtojë shoqërinë e re, shoqërinë komuniste, pa klasa.

    «Manifesti Komunist» i Marksit e Engelsit dhe thirrja e tyre «Proletare të të gjitha vendeve, bashkohuni!» dolën për të lajmëruar se kontradikta themelore e shoqërisë njerëzore ishte tanimë ajo midis punës e kapitalit dhe proletariati ishte thirrur për ta zgjidhur atë me revolucion. Lenini, me analizën e imperializmit, tregoi se kontradiktat e shoqërisë kapitaliste kishin arritur kulmin e acarimit dhe bota kishte hyrë në kohën e revolucioneve proletare e të triumfit të socializmit.

    Revolucioni i madh Socialist i Tetorit i vërtetoi në praktikë konkluzionet gjeniale të Marksit e të Leninit. Edhe pas vdekjes së Leninit, lëvizja komuniste ndërkombëtare iu përmbajt me vendosmëri mësimeve të tij mbi epokën sotme, iu përmbait strategjisë së tij revolucionare. Triumfi i revolucionit socialist në një numër vendesh të tjera vërtetoi se teza leniniste mbi epokën e sotme, si epoke e kalimit nga kapitallzmi në socializëm, pasqyron ligjshmërinë themelore të zhvillimit te shoqërise njerëzore të tanishme. Shembja e sistemit kolonial, fitoria e pavarësisë politike nga shumica dërmuese e vendeve të Azisë, Afrikës etj. është një tietër konfirmim i teorisë leniniste mbi epokën dhe revolucionin. Fakti që në Bashkimin Sovjetik e në disa ish-vende socialiste u tradhtuan mësimet e marksizëm-leninizmit e të revolucionit, nuk i ndryshon asgjë tezes leniniste mbi karakterin e epokës së sotme, sepse nuk përbën veçse një zigzag në rrugën e fitores së pashmangshme të socializmit mbi kapitalizmin në shkallë botërore.

    Partia e Punës e Shqipërisë u është përmbajtur e u përmbahet me konsekuencë këtyre konkluzioneve marksiste-leniniste. Shoku Enver Hoxha ka thene «Po thellohen e po dalin në pah çdo ditë e më qartë tiparet themelore të epokës sonë, si epoka e kalimit nga kapitalizmi në socializëm, e luftës së dy sistemeve shoqërore të kundërta, si epoka e revolucioneve proletare e nacionalçlirimtare, e shembjes së imperializmit dhe e likuidimit të sistemit kolonial, si epoka e triumfit të socializmit e të komunizmit në shkallë botërore» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 5-të të PPSH, f. 5).

    Përcaktimin e epokës së sotme dhe të strategjisë revolucionare markstiste-leniniste e kanë mbështetur kurdoherë në analizën e kondradiktave të mëdha shoqërore që e karakterizojnë këtë epokë. Cilat janë këto kontradikta? Pas triumfit të revolucionit socialist në Rusi, Lenini dhe Stalini kanë folur për katër kontradikta të tilla:

    1) kontradikta midis dy sistemeve të kundërta – socialist e kapitalist;
    2) kondradikta midis punës e kapitalit në vendet kapitaliste;
    3) kontradikta midis popujve e kombeve të shtypur dhe imperializmit;
    4) kontradiktat midis fuqive imperialiste.

    Janë këto kontradikta që përbëjnë bazën oblektive të zhvillimit te lëvizjeve të sotme revolucionare, të cilat, ne tërësinë e tyre, përbëjnë procesin e madh te revolucionit botëror në epokën tonë. Tëre zhvillimi i sotëm botëror vërteton se që nga koha e Leninit këto kontradikta jo vetëm nuk janë zbehur e zhdukur, por janë ashpërsuar e kanë dalë ne pah më qartë se asnjëherë më parë. Prandaj njohja dhe pranimi i këtyre kontradiktave përbëjnë bazën për të përcaktuar një strategji te drejtë revolucionare.

    Në të kundërtën, mohimi i këtyre kontradiktave, fshehja e tyre, injorimi i njërës ose i tjetrës kontradiktë, shtrembërimi i përmbajtjes se vërtetë të tyre, siç bëjnë revizionistët e oportunistët e ndryshëm, shkaktojnë konfuzion e çoroditje në lëvizjen revolucionare, shërbejnë si bazë për ndërtimin dhe predikimin e një strategjie e të taktikave të shtrembëra, pseudorevolucionare.

    II

    Në kohën e sotme flitet shumë për ndarjen e botës në të ashtuquajtura botë «të parë», «të dytë» e «të tretë», për botë «të paangazhuar», për botë «të vendeve në zhvillim», «të Veriut e të Jugut» etj. Secili nga përkrahësit e këtyre ndarjeve e paraqet «teorinë» e vet si strategjinë më të drejtë, që gjoja u përgjigjet kushteve reale të gjendjes së sotme ndërkombetare. Por, siç theksoi shoku Enver Hoxha në Kongresin e 7-të, «të gjitha këto emertime, që u referohen forcave të ndryshme politike që veprojnë sot në botë, mbulojnë dhe nuk nxjerrin në evidencë karakterin klasor të këtyre forcave politike, kontradiktat themelore të epokës sonë, problemin kyç që dominon sot në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, luftën e pamëshirshme që zhvillohet në mes të botës borgjezo-imperialiste, nga njëra anë, dhe socializmit, proletariatit botëror e aleatëve të natyrshëm të tij, nga ana tjetër» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSH, f. 203).

    Marksistë-leninistët, kur flasin për botën dhe vendet e ndryshme, kur i emërtojnë ato, gjykojnë sipas parimeve të materializmit dialektik e historik. Ata gjykojnë në radhë të parë, nga rendi shoqëror-ekonomik që ekziston në vende të ndryshme, gjykojnë sipas kriterit klasor proletar. Pikërisht nga ky kënd vështrimi V.I. Lenini, në vitin 1921, pra kur në botë ekzistonte vetëm një vend socialist, Rusia sovjetike, shkruante: «Tani në botë ka dy botë: bota e vjetër-kapitalizmi, i cili është zhytur ne konfuzion, i cili nuk do të tërhiqet kurrë, dhe bota e re, që po rritet, e cila është akoma shumë e dobët, por e cila do të rritet, sepse ajo ështe e pathyeshme» (Veprat, vëll. 33, f. 153-154).

    Nga ana e tij, edhe J.V. Stalini, në shkrimin e tij te njohur «Dy kampet», botuar qysh në vitin 1919, gjithashtu theksonte: «Bota është ndarë vendosmërisht dhe përfundimisht në dy kampe: kampi i imperializmit dhe kampi i socializmit […] Lufta midis këtyre dy kampeve përbën boshtin e gjithë jetës së kohës sonë, ajo karakterizon gjithë politikën e tanishme të brendshme dhe të jashtme të eksponentëve të botes së vjetër dhe të re» (Veprat, vëll. 4, f. 226).

    Pikëpamja e Partisë sonë është se edhe sot duhet folur për botën socialiste siç flitnin Lenini e Stalini, se kriteri leninist është gjithnjë i vërtetë, siç është jetik dhe i vërtete vetë leninizmi. Argumenti i teoricienëve të «tri botëve», të «botës së të paangazhuarve» etj., të cilët e kanë fshirë nga skemat e tyrë ekzistencën e socializmit, duke iu referuar faktit të restaurimit të kapitalizmit në Bashkimin Sovjetik e ne disa vende të tjera ish-socialiste, pra prishjes së kampit socialist, nuk qëndron në këmbe. Ai është ne kundërshtim të plotë me mësimet leniniste e me kriterin klasor.

    Tradhita revizioniste, kthimi i Bashkimit Sovjetik dhe i një vargu vendesh ish-socialiste në kapitalizëm, përhapja e gjerë e revizionizmit modern në levizjen komuniste e punëtore ndërkombetare dhe përçarja e saj qenë një goditje e rëndë për çështjen e revolucionit e të socializmit. Por kjo nuk do të thotë aspak se socializmi u likuidua si sistem dhe se duhet ndryshuar kriteri i ndarjes së botës në dy sisteme të kundërta, se sot nuk ekziston më kontradikta midis socializmit e kapitalizmit. Socializmi ekziston e shkon përpara në vendet e vërteta socialiste, që i qëndrojnë besnike marksizëm-leninizmit, siç ështe Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Pra, sistemi socialist, si sistem që i kundërvihet atij kapitalist, ekziston objektivisht, ashta siç ekzistojnë edhe kontradikta e lufta për jetë a vdekje midis tij e kapitalizmit.

    Ë ashtuquajtura «teori e tri botëve», duke injoruar socializmin si sistem shoqëror, injoron fitoren më të madhe historike të proletariatit ndërkombëtar, injoron kontradiktën themelore të kohës, atë midis socializmit e kapitalizmit. Ështe e qartë se një «teori» e tillë, që le mënjanë socializmin, është antileniniste, ajo çon në dobësimin e diktaturës së proletariatit në vendet ku ndërtohet socializmi, ndërsa proletariatit botëror i bën thirrje të mos luftojë, të mos ngrihet në revolucion socialist. Dhe kjo nuk është për t’u habitur: largimi nga kriteret klasore proletare në vlerësimin e gjendjes çon vetëm në konkluzione të kundërta më interesat e revolucionit e të proletariatit.

    Lenini, si një marksist i madh e konsekuent që ishte, shpesh në veprat e tij ka analizuar botën kapitaliste dhe raportin e forcave brenda saj. Këtë ai e ka berë gjithnjë në funksion të revolucionit, për të përcaktuar detyrat që qëndronin përpara proletariatit, detyrat e partive komuniste, detyrat e shtetit të parë socialist, ndaj revolucionit proletar botëror, për të treguar kush ishin aleatët e vërtetë të revolucionit e kush ishin armiqtë e tij.

    Një shembull te shkëlqyer për këtë Lenini na e jep në tezat e referatet e tij në Kongresin e 2-të të Internacionales Komuniste më 1920. «Duhet “provuar” tani me praktikën e partive revolucionare, – theksonte Lenini, – se ato janë mjaft të ndërgjegjshme, të organizuara, të lidhura me masat e shfrytëzuara, se ato janë mjaft të vendosura dhe të afta për ta shfrytëzuar këtë krizë për një revolucion të kurorëzuar me sukses, me fitore. Dhe pikërisht për përgatitjen e kësaj “prove” ne jemi mbledhur kryesisht në këtë Kongres të Internacionales Komuniste» (Veprat, vëll. 31, f. 250).

    Kurse e ashtuquajtura teori e «tri botëve» nuk shtron asnjë detyrë për revolucionin, përkundrazi, e «harron» këtë. Kontradjkta themelore midis proletariatit e borgjezisë në skemën e «tri botëve» nuk ekziston. Veç kësaj, ajo që bie në sy, gjithashtu, në këtë ndarje të botës është shikimi joklasor i asaj që e quajnë «botë të tretë», injorimi i klasave e i luftës klasore, trajtimi global i vendeve që kjo teori përfshin në këtë botë, i regjimeve që sundojnë në to dhe i forcave të ndryshme politike që veprojnë brenda saj. Në të injorohet kontradikta midis popujve të shtypur dhe forcave reaksionare e proimperialiste të vetë vendeve të tyre.

    Është e njohur se në vendet e shfrytëzuara nga imperializmi, në vendet e Azisë, të Afrikës e të Amerikës Latine, zhvillohet një luftë e ashpër e popujve liridashës për lirinë, pavarësinë e sovranitetin kombëtar, kundër kolonializmit të vjetër e të ri. Kjo është një luftë e drejtë revolucionare e çlirimtare, e cila gëzon përkrahjen pa rezerva të marksistë-leninistëve, të vendeve të verteta socialiste, të proletariatit botëror, të të gjitha forcave përparimtare. Kjo luftë drejtohet -e nuk mund të mos drejtohet – kundër disa armiqve : kunder shtypësve imperialistë, e në radhë të parë kundër dy superfuqive, si shfrytëzueset më të mëdha e xhandarë ndërkombëtarë, armiket më të rrezikshme të të gjithe popujve të boiës; kundër borgjezisë reaksionare vendëse, të lidhur me mijëra fije me imperialistët e huaj, me këtë ose atë superfuqi, me monopolet ndërkombëtare dhe qe është armike e lirisë dhe e pavarësisë kombëtare; kundër mbeturinave të theksuara të feudalizmit, që mbështeten në imperialistët e huaj dhe bashkohen me borgjezinë reaksionare kunder revolucionit popullor; kundër regjimeve reaksionare e fashiste, përfaqësuese e mbrojtëse të sundimit të ketyre tre armiqve.

    Prandai është absurde të pretendosh se duhet luftuar vetëm kundër armiqve të jashtëm imperialistë pa luftuar e goditur, në të njejtën kohë, armiqtë e brendshëm, aleatë e bashkëpunëtorë të imperializmit, të gjithë ata faktorë që pengojnë këtë luftë. Deri sot nuk ka ekzistuar ndonjë luftë çlirimtare, nuk është zhvilluar asnjë revolucion nacional-demokratik e antiimperialist qe nuk ka patur armiq të brendshem, reaksionarë e tradhtarë, elementë të shitur e antikombëtarë. Nuk mund të identifikohen si forca antiimperialiste, si bazë e faktorë që çojnë përpara luftën kundër imperializmit, të gjitha shtresat e borgjezisë pa përjashtim, duke përfshirë edhe borgjezinë kompradore, siç bën e ashtuquajtura teori e «tri botëve». Të ndjekësh këtë «teori» do të thotë ta largosh lëvizjen revolucionare nga rruga e drejtë, ta lësh revolucionin në gjysmë të rrugës, ta shkëputesh atë nga revolucioni proletar në vendet e tjera, ta futësh luftën e popujve e të proletariatit të këtyre vendeve në një rrugë antimarksiste e revizioniste.

    Marksizëm-leninizmi na mëson se çështia kombëtare duhet parë kurdoherë në varësi nga çështja e revolucionit. Nga kjo pikëpamje marksistë-leninistët përkrahin çdo lëvizje që drejtohet efektivisht kundër imperializmit dhe i shërben çështjes së përgjithshme të revolucionit proletar botëror. «Ne, si komunistë, – theksonte Lenini, – duhet t’i përkrahim dhe do t’i përkrahim lëvizjet çlirimtare borgjeze në vendet koloniale vetëm ne ato raste kur këto lëvizje janë me të vërtetë revolucionare, kur përfaqësuesit e tyre nuk do të na pengojnë qe ne të edukojmë dhe të organizojmë në frymën revolucionare fshatarësinë dhe masat e gjera të të shfrytëzuarve. Dhe në qoftë se mungojnë edhe këto kushte, atëherë komunistët në këto vende duhet të luftojnë kundër borgjezisë reformiste, së cilës i përkasin edhe heronjtë e Internacionales së Dytë» (Veprat, vëll. 31, f. 266-267).

    Kurse predikuesit ë tezës së «botes së tretë» quajnë lëvizje çlirimtare, për më tepër edhe «forcë kryesore në luftën kundër imperializmit», deri edhe pazarllëqet e mbretit të Arabisë Saudite, ose të shahut të Iranit, me monopolet e vajgurit të SHBA, transaksionet e tyre për armë prej miliarda e miliarda dollaresh me Pentagonin. Sipas kësaj logjike, na del se sheikët e vajgurit, që i derdhin paratë e naftës në bankat e Uoll-Stritit e të Sitit, na qënkan luftëtarë kundër imperializmit e përkrahës të luftës popullore që drejtohet kundër sundimit imperialist, na del se imperialistët amerikanë, që u shesin armë regjimeve reaksionare e shtypëse të këtyre sheikëve, ua dhënkan ato «forcave patriotike» që luftojnë për t’i dëbuar imperialistët nga «rërat e arta» të Arabise e të Persise!

    Faktet provojnë se sot edhe revolucioni çlirimtar antiimperialist e demokratik mund të zhvillohet me konsekuencë e të çohet deri në fund vetëm në qoftë se udhëhiqet nga proletariati, me partinë e tij në krye dhe në aleance me masat e gjera të fshatarësisë e forcat e tjera antiimperialiste e patriotike. Qysh në vitin 1905, në veprën e tij «Dy taktikat», Lenini pat argumentuar në mënyrë të thellë se në kushtet e imperializmit veçoria e revolucioneve demokratike-borgjeze është se forca më e interesuar për t’i çuar përpara këto revolucione nuk është borgjezia. e cila lëkundet e ka prirjen të bashkohet me forcat reaksionare feudale kundër hovit revolucionar të masave, por proletariati, që e konsideron revolucionin demokratiko-borgjez si një etape ndërmjetëse për kalimin në revolucionin socialist. E njëjta duhet thënë edhe per lëvizjet nacionalçlirimtare të kohës sonë. J. V. Stalini theksonte se pas Revolucionit të Tetorit «filloi epoka e revolucioneve çlirimtare në kolonitë dhe vendet e varura, epoka e zgjimit të proletariatit të këtyre vendeve, epoka e hegjemonisë së tij në revolucion» (Veprat, vëll. 10, f. 237-238).

    Këto mësime leniniste marrin një vlerë e rëndesi të veçantë në kushtet aktuale. Sot në botë janë thelluar e veprojnë me një force të madhe dy tendenca për të cilat ka tërhequr vëmendjen Lenini: 1) nga njëra anë, tendenca e thyeries së kufijve kombëtarë dhe e ndërkombëtarizimit të jetës ekonomike e politike nga monopolet kapitaliste; 2) nga ana tjetër, tendenca e forcimit të luftës për pavarësinë kombëtare nga vendet e ndryshme. Kështu, lidhur me tendencën e parë, në shumë vende të çliruara nga kolonializmi jo vetëm ruhen, por shkojnë duke u forcuar e zgjeruar lidhjet e borgjezisë vendëse me kapitalin e huaj imperialist nëpermjet formave të shumëllojshme neokolonialiste, siç janë shoqëritë shumëkombëshe, integrimet e ndryshme ekonomiko-financiare etj. etj. Kjo borgjezi, e cila zë pozita kyçe në jetën ekonomike e politike të vendit dhe që vjen duke u rritur, është një forcë pro-imperialiste dhe armike e lëvizjes revolucionare e çlirimtare.

    Përsa i përket tendencës tjetër, asaj të forcimit te pavarësisë kombëtare kundër imperializmit në vendet ish-kolomale, ajo është e lidhur, në radhë të parë e kryesisht, me rritjen e proletariatit në këto vende. Po krijohen, pra, kushte gjithnjë më të favorshme për zhvillimin e gjerë e konsekuent të revolucioneve antiimperialiste e demokratike, për udhëheqjen e tyre nga proletariati dhe, si pasojë, për kalimin e tyre në një fazë më të lartë, në luftën për socializëm.

    Marksistë-leninistët nuk i konfondojnë aspiratat e dëshirat e zjarrta çlirimtare, revolucionare e socialiste të popujve e të proletariatit të vendeve të së ashtuquajturës «botë të tretë» me qëllimet e politikën e borgjezisë kompradore e shtypëse të këtyre vendeve. Ata e dinë se në vendet e Azisë, të Afrikës e të Amerikës Latine në gjirin e popujve ka rryina të shëndosha përparimtare, që me siguri do ta çojnë përpara, deri në fitore, luftën e tyre revolucionare.

    Por të flasësh globalisht për të ashtuquajturën «botë të tretë», si forca kryesore e luftës kundër imperializmit dhe e revolucionit, siç veprojnë përkrahësit e teorisë së «tri botëve», pa bërë asnjë dallim midis forcave të vërteta antiimperialiste e revolucionare dhe forcave proimperialiste, reaksionare e fashiste në fuqi në një numër vendesh në zhvillim, do të thotë të largohesh në mënyrë flagrante nga mësimet e marksizëm-leninizmit e të predikosh pikëpamje tipike oportuniste, duke shkaktuar konfuzion e çoroditje midis forcave revolucionare. Në thelb, sipas teorisë së «tri botëve», popujt e këtyre vendeve nuk duhet të luftojnë, bie fjala, kunder diktaturave gjakatare fashiste të Geizelit në Brazil e të Pinoçetit në Kili, të Suhartos në Indonezi, të shahut të Iranit ose të mbretit të Jordanisë etj., sepse këto bëkërkan pjesë në «forcën lëvizëse revolucioìnare që çon përpara rrotën e historise botërore». Përkundrazi, sipas kësaj teorie, popujt e revolucionarët duhet të bashkohen me forcat e regjimet reaksionare të «botës së tretë» e t’i përkrahin ato, me fjalë të tjera të heqin dorë nga revolucioni.

    Imperializmi amerikan, shtetet e tjera kapitaliste dhe socialimperializmi sovjetik i kanë lidhur me njëmijë fije pas vetes së tyre klasat që sundojnë në vendet e së ashtuquajturës «botë të trete». Keto klasa, natyrisht, duke qenë te varura nga monopolet e huaja, duke dashur të zgjatin sundimin e tyre mbi masat e gjera të popujve të tyre, përpiqen të japin përshtypjen sikur gjoja formojnë një bllok demokratik shtetesh të pavarura, që ka për qëllim t’u bëjë presione imperializmit amerikan e socialimperializmit sovjetik dhe, gjoja, të pengojë ndërhyrjet në punët e tyre të brendshme.

    Lenini u theksonte partive komuniste se «është e domosdoshme të demaskohet e t’u shpjegohet vazhdimisht masave më të gjera të punonjësve të të gjitha vendeve, sidomos të vendeve të prapambetura, gënjeshtra që përdorin në mënyrë sistematike fuqitë imperialiste, të cilat, nën formën e krijimit të shteteve të pavarura politikisht, krijojnë në të vërtetë shtete plotësisht të varura prej tyre si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga pikëpamja financiare e ushtarake» (Lenin, Veprat, vëll. 31, f. 159).

    Partia e Punës e Shqipërisë u ka qëndruar e u qëndron besnike këtyre mësimeve te pavdekshme të Leninit.

    «Përsa i përket vlerësimit të politikës që ndjekin qeveritë e shtetet e ndryshme, – theksoi shoku Enver Hoxha në Kongresin e 7-të të PPSh, – marksistët nisen nga kriteri klasor, nga qëndrimet që këto qeveri e këto vende mbajnë ndaj imperializmit e socializmit, ndaj popullit të vet e reaksionit. Në bazë të këtyre mësimeve, lëvizja revolucionare dhe proletariati ndërtojnë strategjinë e taktikat e tyre, gjejnë dhe bashkohen me aleatët e tyre të vërtetë në luftën kundër imperializmit, borgjezisë dhe reaksionit. Emërtimet “botë e tretë”, “shtetet e paangazhuara” ose “në zhvillim” krijojnë iluzionin në masat e gjera që luftojnë për çlirimin kombëtar e shoqëror se gjoja është gjetur një çati për të futur kokën nga kërcënimi i superfuqivë. Ato fshehin atë gjendje reale të shumicës së këtyre vendeve të cilat, në këtë ose atë mënyrë, janë të pleksura e të varura politikisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht si me superfuqitë ashtu edhe me ish-metropolet koloniale» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSh, f. 204).

    Teoritë e sotme mbi të ashtuquajturat «botë e tretë», «vende të paangazhuara» etj. synojnë të frenohet revolucioni dhe të mbrohet kapitalizmi, i cili të mos pengohet ne ushtrimin e hegjemonisë së tij, por të praktikojë disa forma sundimi pak më të pranueshme nga popujt. E ashtukuajtura «botë e tretë» dhe «botë e të paangazhuarve», pavarësisht nga emertimet e ndryshme, ngjajnë me njëra-tjetrën si dy pika uji, ato udhëhiqen niga e njëjta politike e ideologji, njëri grup plekset me tjetrin, aq sa është e vështirë të dallosh cilat vende janë të «botës së tretë» e ç’i dallon nga «të paangazhuarat» dhe cilat shtete bëjnë pjese në të «paangazhuarat» e ç’i dallon këto nga ato të «botës së tretë».

    Bëhen përpjekje për të krijuar edhe nje grupërim tjetër, i ashtuquajtur i «vendeve në zhvillim» ku futen në një thes si vendet e «botës së tretë» ashtu edhe «të paangazhuarat». Autorët e kësaj teorie, giithashtu, mbulojnë kontradiktat klasore, predikojnë statukuonë ekzistuese, që imperializmit, socialimperializmit e fuqive të tjera imperialiste të mos u hyjë asnjë ferrë në kembë, me kusht që ata të japin lëmosha për ngritjen e ekonomis së «vendeve në zhvilllm». Sipas tyre, fuqitë e mëdha lipset të bëjnë disa «sakrifica», të japin diçka për të uriturit, që edhe këta të mund të rrojnë disi dhe të mos ngrenë krye. Kështu do të gjendet, thonë ata, një rrugë e mesme, do të vendoset «një rend i ri ndërkombëtar», në të cilin të tërë, të pasur e të varfër, shfrytëzues e të shfrytëzuar, do të rrojnë «pa luftëra», «pa armatime», «në unitet», «në paqë klasore», në bashkekzistencë ala-hrushoviane.

    Pikërisht për arsye se të trija këto «shpikje» kanë përmbajtje e qëllime të njejta, vihet re që «lidërshipët» e «vendeve të paangazhuara», të «botës së tretë» dhe të «botës së vendeve në zhvillim» janë në harmoni të plotë ndërmjet tyre. Ata, së bashku, me teoritë e predikimet e tyre, mashtrojnë masat, proletariatin, popujt, për t’i larguar nga lufta revolucionare.

    Teoria e të «tri botëve» jo vetëm nuk ka parasysh kontradiktën midis dy sistemeve shoqërore të kundërta – socializmit e kapitalizmit, si dhe kontradiktën e madhe midis punës e kapitalit, por nuk analizon as kontradiktën tjetër të madhe, atë midis popujve të shtypur e imperializmit botëror, të cilën ë redukton që kontradiktën vetëm më dy superfuqitë, bile kryesisht me njerën prej tyre. Kjo «teori» injoron krejtësisht kontradiktën e popujve e të kombeve të shtypur me fuqitë e tjera imperialiste. Për më tepër, partizanët e teorisë së «tri botëve» bëjnë thirrje për aleancë të «botës së tretë» me këto vende imperialiste dhe me imperializmin amerikan kunder socialimperializmit sovjetik.

    Një nga argumentet që përdoret për të justifikuar ndarjen e botës në tri botë, është se gjoja në kohën e sotme kampi imperialist, që ekzistonte pas Luftës të Dytë Botërore dhe ku sundonte në mënyrë të pandarë imperiaIizmi amerikan, është shpërbërë e ka pushuar së ekzistuari si rezultat i zhvillimit të pabarabartë të imperializmave te ndryshëm. Përkrahësit e kësaj «teorie» pretendojnë se sot nuk mund të flitet për nje botë të vetme imperialiste sepse, nga njëra anë, vendet imperialiste perëndimore janë ngritur kundër sunduesit amerikan dhe, nga ana tjetër, ekziston një rivalitet i ashpër e gjithnjë në rritje midis dy superfuqive imperialiste – SHBA dhe Bashkimit Sovietik.

    Që në fazën e imperializmit, si rezultat i zhvillimit të pabarabartë të vendeve të ndryshme kapitaliste, ekzistojnë e thellohen pareshtur kontradiktat ndërimperialiste, lindin e prishen, sipas rrethanave e koniunkturave, aleanca, blloqe e grupime ndërimperialiste – kjo është abc-ja e marksizëm-leninizmit. Këtë fenomen tipik të imperializmit, i cili dëshmon se imperializmi, si faza e fundit e kapitalizmit, ecën çdo ditë e më shumë drejt kalbëzimit, e ka argumentuar gjerësisht Lenini si një ligj objektiv. Por a do të thotë kjo se, si rezultat i këtyre kontradiktave, bota imperialiste, si sistem shoqëror, ka pushuar së ekzistuari dhe është ndarë në disa botë, se ka ndryshuar natyra social-ekonomike e këtyre apo atyre imperializmave? Në asnjë mënyrë. Faktet e sotme flasin jo per shpërbërje të botës imperialiste, por për një sistem të vetëm imperialist botëror, që sot karakterizohet nga ekzistenca e dy blloqeve të mëdha imperialiste: nga njëra anë, nga blloku imperialist perëndimor, me imperializmin amerikan në krye, instrumente të të cilit janë të tilla organizma ndërimperialiste si NATO-ja, Tregu i Përbashkët Evropian etj; nga ana tjetër, nga blloku i Lindjes, i sunduar nga socialimperializmi sovjetik, instrumente të politikës ekspansioniste, hegjemoniste e luftënxitëse të të cilit janë edhe Traktati i Varshavës e KNER-i.

    Në skemën e «tri botëve», e ashtuquajtura «botë e dytë» përfshin vende imperialiste, kapitaliste e revizioniste, të cilat, nga pikëpamja e rendit shoqëror, nuk kanë asnjë ndryshim. thelbësor as nga dy superfuqitë dhe as nga vende të ndryshme të kategorizuara në «botën e tretë». Është e vërtetë se vendet e kësaj «bote» kanë kontradikta të caktuara me dy superfuqitë, por ato janë kontradikta të karakterit ndërimperialist, siç janë edhe kontradiktat midis vetë dy superfuqive. Në radhe të parë këto janë kontradikta për tregje, sfera influence, zona të eksportimit të kapitaleve e të shfrytëzimit të pasurive të të tjerëve midis imperializmash të tillë si ai gjermanoperëndimor, ai japonez, anglez, francez, kanadez etj., me njërën ose tjetrën superfuqi, ashtu si dhe me njëri-tjetrin.

    Sigurisht, këto kontradikta e dobësojnë sistemin imperialist botëror dhe janë në interes të luftës së proletariatit e të popujve. Por është anti-marksiste që kontradiktat e fuqive të ndryshme imperialiste me dy superfuqitë të identifikohen me luftën e masave punonjëse e të popujve kundër imperializmit, për shkatërrimin e tij.

    Ne asnjë mënyrë nuk mund të ndodhë që vendet e ashtuquajtura të «botës së dytë», me fjalë të tjera borgjezia e madhe monopoliste që sundon në to, të bëhen aleate të popujve e të kombeve të shtypur në luftën kundër dy superfuqive e imperializmit botëror. Historia pas Luftës së Dytë Botërore tregon qartë se këto vende kanë përkrahur e përkrahin politikën dhe veprimet agresive të imperializmit amerikan, si në Kore e Vietnam, Lindjen e Mesme e Afrikë etj. Ato janë mbrojtëse të zjarrta të neokolonializmit dhe të rendit të vjetër të pabarazisë në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Aleatët e socialimperializmit sovjetik në «botën e dytë» morën pjesë bashkë me të në pushtimin e Çekosllovakisë dhe janë përkrahës të zellshëm të politikës se tij ekspansioniste grabitqare në zonat e ndryshme të botës. Vendet e së ashtuquajturës «botë të dytë» janë mbështetja kryesore ekonomike e ushtarake e aleancave agresivë dhe ekspanioniste te dy superfuqive.

    Përkrahësit e teorisë së «tri boteve» pretendojnë se ajo jep mundësi të gjëra për shfrytëzimin e kontradiktave ndërimperialiste. Kontradiktat në kampin armik duhen shfrytëzuar; por në ç’mënyrë dhe përç’qëllim? Parimore është që kurdoherë ato të shfrytëzohen në dobi të revolucionit, në dobi të popujve e të lirisë së tyre, në dobi te çështjes së socializmit. Parimore është që shfrytëzimi i kontradiktave në radhët e armiqve të çojë në rritjen dhe në fuqizimin e lëvizjes revolucionare e çlirimtare e jo në dobësimin e në zbehjen e saj, të çojë në një imobilizim gjithnjë më aktiv të forcave revolucionare në luftën kundër armiqve, e sidomos të atyre me kryesorë, pa lejuar krijimin e kurrfarë iluzioneve ndaj tyre midis popujve.

    Absolutizimi i kontradiktave ndërimperialiste dhe nënvleftësimi i kontradiktës bazë, asaj midis revolucionit dhe kundërrevolucit, vënia në qendër të strategjisë vetëm e shfrytëzimit të kondradiktave në kampin armik dhe harresa e kryeores – e rritjes së frymës revolucionare të punonjësve e të popujve, lënia menjanë e përgatitjes së revolucionit, janë në kundërshtim të plotë me mësimet e marksizëm-leninizmit. Është antimarksiste që, nën pretekstin e shfrytëzimit të kontradiktave, të predikosh bashkimin me imperializmat gjoja më të dobët për të kundërshtuar më të fortin, të marrësh anën e borgjezisë së vendit për të kundërshtuar atë të një vendi tjetër. Lenini theksonte se taktika e shfrytëzimit të kontradiktave në radhët e armiqve duhet përìdorur per ta ngritur e jo për ta ulur nivelin e përgjithshëm të vetëdijes proletare, të frymës revolucionare, të aftësisë së masave per luftë e për fitore. (Shih Lenin, vëll. 31, f. 69-70).

    Partia e Punës e Shqipërisë u është përmbajtur e u përmbahet kurdoherë me konsekuencë këtyre mësimeve të pavdekshme leniniste. «Në këto momente të krizës së madhe të imperializmit e të revizionizmit modern, – ka thënë shoku Enver Hoxha, – ne duhet ta ashpërsojmë luftën kundër tyre, t’i shfrytëzojmë si duhet dhe drejt në favorin tonë, të shteteve socialiste dhe të popujve që ngrihen në revolucion kontradiktat e mëdha midis armiqve, t’i demaskojmë ata pareshtur dhe të mos kënaqemi me ato të ashtuquajtura lëshime ose zbutje që bëjnë imperialistët dhe revizionistët nga zori, derisa të kalojnë rrezikun, për të marrë pastaj revanshin. Prandaj ne duhet ta mbajmë kurdoherë hekurin të nxehtë dhe t’i godasim ata vazhdimisht» (Raporte e fjalime, 1970-1971, f. 460-461).

    Duke e paraqitur të ashtuquajturën «botë të dytë», që në pjesën më të madhë përishin vende kapitaliste e neokolonialiste, të cilat përbëjnë bazën mbështetëse kryesore të të dy superfuqive, si aleate të «botës së tretë» në luftë gjoja kundër imperializmi amerikan e socialimperializmit sovjetik, duket sheshit karakteri antirevolucionar e pseudoantiimperialist i teorisë së «tri botëve».

    Kjo është një «teori» antirevolucionare, sepse proletariatit evropian, japonez, kanadez etj., që duhet të luftojë kundër borgjezisë monopoliste e sistemit shfrytëzues në fuqi në vendet e «botës së dytë», i predikohet paqja sociale, bashkepunimi me borgjezinë, pra heqja dorë nga revolucioni, sepse gjoja kështu e lypin interesat e mbrojtjes së pavarësisë kombëtare dhe lufta veçanërisht kundër socialimperializmit sovjetik.

    Kjo është, gjithashtu, një teori pseudoantiimperialiste, sepse justifikon e mbështet politikën neokolonialiste e shfrytëzuese të fuqive imperialiste të «botës së dytë» dhe u bën thirrje popujve të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine te mos e kundërastojnë këtë politikë për hir gjoja te luftës kundër superfuqive. Në fakt kështu dobësohet e sabotohet lufta antiimperialiste e antisocialimperialiste si e popujve të së ashtuquajturës «botë e tretë» dhe e atyre të të ashtuquajturës «botë të dytë».

    III

    Strategji revolucionare është ajo që në qendër vë revolucionin. «Strategjia dhe taktika e leninizmit – shkruante Stalini – është shkenca e udhëheqjes së luftës revolucionare të proletariatit» (Veprat, vëll. 6, f. 155).

    Strategjia leniniste e shikon revolucionin proletar botëror si një proces të vetëm, të përbërë nga disa rryma të mëdha revolucionare te kohës sonë, në qendër të të cilit qëndron proletariati ndërkombëtar.

    Ky proces revolucionar zhvillohet pa ndërprerje në vendet që ecin në rrugën e socializmit të vërtetë si luftë e papajtueshme dhe e ashpër midis dy rrugëve – socialiste e kapitaliste, për sigurimin. e fitores së plotë e përfundimtare të së parës mbi të dytën, per t’i mbyllur të gjitha shtigjet rrezikut të kthimit prapa nëpërmjet dhunës kundërrevolucionare e agresionit imperialist, ose nëpërmjet degjenerjmit paqësor borgjezo-revizionist. Revolucionarët dhe popujt e të gjithë botës e ndjekin me interesimin më të gjallë këtë luftë, duke e parë si një problem jetik për çështjen e revolucionit e të socializmit në mbarë botën. Ata u japin. vendeve socialiste tërë përkrahjen e mbështetjen e tyre pa rezerva ndaj çdo orvatjeje të imperializmit kundër këtyre vendeve, sepse në vendet socialiste ata shohin një bazë e qendër të fuqishme të revolucionit, shohin realizimin në praktikë të idealeve për të cilat luftojne edhe ata vetë. Idetë e Leninit mbi nevojën dhe rëndësinë e dorës së parë të ndihmës e të përkrahjes nga ana e proletariatit ndërkombëtar për vendin ku ka triumfuar revolucioni socialist, janë të pavdekshme. Por kjo nënkupton kurdoherë që fjala është për një vend të vërtetë socialist, që zbaton me rigorozitetin më të madh mësimet revolucionare të marksizëm-leninizmit dhe i përmbahet me konsekuencë internacionalizmit proletar. Ndryshe, në rast se shndërrohet në një vend kapitalist, duke mbajtur vetëm një maskë mashtruese «socialiste», ai nuk duhet mbështetur.

    Revolucionarët dhe popujt e dinë se sukseset dhe lufta e vendeve socialiste goditin e dobësojnë imperializmin, borgjezinë e reaksionin ndërkombëtar, se ato janë një ndihmë e përkrahje e drejtpërdrejtë për luftën revolucionare e çlirimtare të punonjësve e të popujve.

    Detyrën revolucionare të proletariatit të një vendi socialist Lenini dhe Stalini e kanë parë kurdoherë jo vetëm në bërjen e të giitha përpjekjeve për zhvillimin e socializmit në vendin e vet, por edhe ne përkrahjen e gjithanshme të lëvizjes revolucionare në vendet e tjera. «Lenini, – shkruante J. Stalini, – asnjëherë nuk e pati shikuar Republikën e Sovjetëve si një qëllim më vete. Ai kurdoherë e shihte atë si një hallkë të domosdoshme për forcimin e lëvizjes revolucionare në vendet e Perëndimit dhe të Lindjes, si një hallkë të domosdoshme për të lehtësuar fitoren e punonjësve të mbarë botës mbi kapitalin. Lenini e dinte se vetëm një kuptim i ketillë është i drejtë jo vetëm nga pikëpamja ndërkombëtare, por edhe nga pikëpamja e ruajtjes së vetë Republikës së Sovjetëve» (Veprat, vell. 6, f. 52). Pikërisht për këtë arsye një vend i vërtetë socialist nuk mund ta futë veten në grupërime të tilla si të ashtuquajturat «botë e tretë» ose «vende të paangazhuara», ku janë fshirë çfarëdo kufijsh klasorë dhe që shërbejnë vetëm e vetëm për t’i larguar popujt nga rruga e luftës kundër imperializmit e revolucionit.

    Aleatë të vërtetë e të sigurtë të vendeve socialiste mund të jenë vetëm forcat revolucionare, lirida-shesë e përparimtare, lëvizja revolucionare e klasës punëtore dhe lëvizja antiimperialiste e popujve dhe e kombeve të shtypur. Prandaj të predikosh ndarjen në «tri botë», të injorosh kontradiktat themelore të kohës sonë, të bësh thirrje për aleancë të proletariatit me borgjezinë monopoliste dhe të popujve të shtypur me fuqitë imperialiste të së ashtuquajturës «botë e dytë», kjo nuk është në dobi as të proletariatit ndërkombëtar, as të popujve dhe as të vendeve socialiste, kjo është antileniniste. J. Stalini theksonte: «Unë nuk mund ta përfytyroj një rast të tillë që interesat e Republikës sonë Sovjetike te kërkojnë nga partitë tona motra deviacione nga e djathta […] Unë nuk mund ta përfytyroj sesi interesat e republikës sone, e cila është baza e lëvizjes proletare revolucionare në mbarë botën, mund të mos kërkojnë maksimumin e revolucionizmit dhe të aktivitetit politik të punëtorëve të Perëndimit, por uljen e këtij aktiviteti, shuarjen e revolucionizmit» (Veprat, vëll. 8, f. 111).

    Në metropolet e kapitalizmit procesi i revolucionit proletar botëror mishërohet sot në luftërat klasore gjithnjë në rritje të proletariatit e të shtresave të tjera punonjëse e përparimtare kundër shfrytëzimit e shtypjes borgjeze, kundër orvatjeve të borgjezijsë për t’ua hedhur barrën e krizës së tanishme të sistemit kapitalist botëror mbi kurriz punonjësve, kundër rigjallërimit të fashizmit në këtë ose atë formë etj. Midis masave të gjera te punonjësve, me proletariatin në krye, po çan e do të çajë çdo ditë e më shumë rrugën vetëdija se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar nga krizat e plagët e tjera të kapitalizmit, nga shfrytëzimi borgjez, nga dhuna fashiste e nga luftërat imperialiste është revolucioni socialist dhe vendosja e diktaturës së proletariatit. Jeta dhe faktet provojnë se rritjen e valës së luftës revolucionare të masave nuk mund ta ndalojnë as borgjezia dhe as lakejtë e saj të hapur e të maskuar, që nga socialdemokratët e deri tek revizionistët modernë. «Lufta e tanishme e proletariatit botëror, – theksoi shoku Enver Hoxha në Kongresin e 7-të të PPSh, – vërteton përsëri tezën themelore të marksizëm-leninizmit se në botën borgjeze e revizioniste klasa punëtore dhe lufta e saj revolucionare nuk mund të mposhten as me dhunë, as me demagogji» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSH, f. 186-187).

    Kushtet objektive po bëhen çdo ditë e më të favorshme për revolucionin në vendet e zhvilluara kapitaliste. Këtu revolucioni proletar është sot një problem i shtruar për zgjidhje. Me të drejtë partitë marksiste-leniniste, që kanë marrë në duart e veta flamurin e revolucionit, të tradhtuar e të flakur nga revizionistët, kanë shtruar si detyrë para vetes e i janë futur një pune serioze për përgatitjen e proletariatit e të aleatëve të tij për betejat e ardhshme revolucionare për përmbysjen e rendit borgjez. Kjo luftë revolucionare, e cila e godit sistemin kapitalist e imperialist botëror në bastionet e tij kryesore, gëzon e duhet të gëzojë përkrahjen e plotë të vendeve të vërteta socialiste e të popujve revolucionarë e liridashës në të gjithë botën. Por sot revizionistët modernë, përkrahësit e teorisë së «tri botëve», dhe teoricienët e «mosangazhimit», duke heshtur për revolucionin e përgatitjen e tij, në fakt përpiqen ta sabotojnë atë dhe të mbajnë gjallë statukuonë e rendit kapitalist.

    Autorët e teorisë së «tri botëve», duke u përpjekur të largojnë vëmendjen e proletariatit nga revolucioni, predikojnë se në kohën e sotme në plan të parë ka dalë çështja e ruajtjes së pavarësisë kombëtare nga rreziku i agresionit të superfuqive, veçanërisht nga socialimperializmi sovjetik, që konsiderohet prej tyre si armiku kryesor. Çështja e përcaktimit se cili është armiku kryesor në shkallë ndërkombëtare në një kohë të caktuar ka rëndësi të madhe për lëvizjen revolucionare. Partia jonë, duke patur parasysh zhvillimin e ngjarjeve, analizën klasore të gjendjes së sotme, thekson se imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik, të dyja këto superfuqi, janë sot «armiqtë kryesorë e me të mëdhenj të popujve», e, si të tilla, «ato përbëjnë të njëjtin rrezik» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të te PPSh, f. 219).

    Socialimperializmi sovjetik është një imperializëm i egër, agresiv, i etur për ekspansion, që ndjek një politikë tipike kolonialiste e nekolonialiste, që mbështetet në forcën e kapitalit e të armeve. Ky imperializëm i ri, në rivalitet me imperializmin amerikan, lufton për të zënë pozita strategjike e për të hedhur kthetrat e tij në të gjitha zonat e kontinentet. Ai shquhet si zjarrfikës i revolucionit dhe shtypës i luftës çlirimtare të popujve. Por kjo nuk do të thotë aspak se armiku tjetër i popujve të të gjithë botës, imperializmi amerikan, është më pak i rrezikshëm, siç pretendojnë përkrahësit ë teorisë së «tri botëve». Këta, duke shtrembëruar të vërtetën e duke mashtruar popujt, thonë se imperializmi amerikan nuk qënka më luftënxitës, se ai gjoja është dobësuar, ndodhet në rënie, se është bërë «si një mi i trembur» me një fjalë, se imperializmi amerikan po shndërrohet në paqësor. Puna shkon deri atje sa edhe prania ushtarake amerikane në vende të ndryshme, si në Gjermani, Belgjikë ose Itali, në Japoni e në vende të tjera, të justifikohet e të quhet si faktor mbrojtës. Pikëpamje të tilla janë tepër të rrezikshme për lirinë e popujve, për fatet e revolucionit. Teza të tilla ushqejnë iluzione mbi natyrën agresive hegjemoniste e ekspansioniste si të imperializmit amerikan ashtu edhe të imperializmit sovjetik.

    Për proletariatin dhe revolucionin proletar vihet detyra për përmbysjen e çdo irnperializmi, dhe në mënyrë të veçantë e dy superfuqive imperialiste. Çdo imperializëm, nga natyra e tij, është kurdoherë armik i egër i revolucionit proletar, prandaj ndarja e imperializmave në më shumë a në më pak të rrezikshëm, nga pikëpamja strategjike e revolucionit botëror, është e gabuar. Praktika ka vërtetuar se të dyja superfuqitë, në të njëjtën masë dhe në të njëjtën shkallë, përfaqësojnë armikun kryesor për socializmin, për lirinë e pavarësinë e kombeve, forcën më të madhe mbrojtëse të sistemeve shfrytëzuese, rrezikun e drejtpërdrejtë për ta hedhur njerëzimin në një luftë te tretë botërore. Injorimi i kësaj të vërtete të madhe, nënvleftësimi i rrezikut të njërës ose të tjetrës superfuqi dhe, aq më keq, thirrja për t’u bashkuar me njërën superfuqi kundër tjetrës, janë me pasoja katastrofale e me rreziqe të mëdha për të ardhshmen e revolucionit e të lirisë së popujve.

    Sigurisht, ndodh e mund të ndodhë që një vend ose një tjetër të shtypet ose të kërcënohet drejtpërdrejt nga njëra prej superfuqive, por kjo në asnjë mënyrë e në asnjë rast nuk do 0të thotë se superfuqia tjetër nuk përben rrezik po për atë vend, dhe aq më pak se superfuqia tjetër është shndërruar në mike të atij vendi. Parimi «armiku i armikut tim është miku im» nuk mund të zbatohet kur është fjala për të dy superfuqitë imperialiste, për Bashkimin Sovjetik dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dyja këto superfuqi luftojnë me të gjitha mjetet kundër revolucionit e socializmit, ato bëjnë të gjitha përpjekjet që revolucioni e socializmi të sabotohen e të mbyten me gjak. Të dyja superfuqitë luftojnë për t’i shtrirë sundimin e shfrytëzimin e tyre mbi popuj e vende të ndryshme. Përvoja tregon se ato sulmojnë me egërsi herë në një zonë e herë në një tjetër per t’i shtrirë kthetrat e tyre gjakatare mbi popujt, se ato hidhen në sulm me tërbim për të zëvëndësuar njëra-tjetrën. Sapo populli i një vendi arrin të heqë qafe sundimin e njërës superfuqi, menjëherë arrin tjetra. Lindja e Mesme dhe Afrika e vërtetojnë plotësisht këtë.§

    Rryma tjetër e madhe e revolucionit botëror ne kohën tone është lëvizja nacionalçlirimtare e popujve, që drejtohet kundër imperializmit, neokolonializmit e mbeturinave koloniale. Marksistë-leninistët, proletariati botëror, janë plotësisht solidarë dhe i japin lëvizjes nacionalçlirimtare të popujve të shtypur tërë përkrahjen e tyre, duke e konsideruar atë si një faktor tepër të rëndësishëm e të pazëvendësueshem në zhvillimin e procesit revolucionar botëror. Partia e Punës e Shqipërise ka qene e është kurdoherë përkrah popujve që luftojnë për lirinë e pavarësine kombëtare. «Ne jemi për unitetin e proletariatit botëror dhe të të gjitha forcave të vërteta antiimperialiste e përparimdashëse, të cilat me luftë do të thyejnë planet agresive të luftënxitësve imperialistë e socialimperialistë. Partia e Punës e Shqipërise dhe populli shqiptar, konsekuentë në vijën e tyre marksiste-leniniste […] edhe në të ardhmen nuk do t’i kursejnë forcat e tyre dhe do të luftojnë së bashku me gjithë popujt e tjerë antiimperialistë e antisocialimperialistë, me gjithë partitë marksiste-leniniste, me gjithë revolucionarët e proletariatin botëror, me gjithë njerëzit përparimtarë, që planet e manovrat e armiqve të dështojnë, që çështja e lirisë dhe e sigurisë së popujve të triumfojë. Vendi ynë do të gjendet në çdo moment perkrah gjithë atyre popujve te cilëve u kërcënohet liria, pavarësia dhe u shkeiet e drejta» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSh, f. 228). Ketë qëndrim të patundur shoku Enver Hoxha, në emër të Partisë e të shtetit shqiptar, e shprehu edhe në fjalën në Kuvendin Popullor për aprovimin e Kushtetutës sonë të re. «Shumica e popujve të botës, – deklaroi ai, – sot bëjnë përpjekje të mëdha dhe kundërshtojnë me forcë ligjet koloniale e sundimin neokolonialist, ato rregulla, praktika,zakone, marrëveshje të pabarabarta, të vjetra e të reja, të vendosura nga borgjezia për të ruajtur shfrytëzimin e popujve, dallimet e diskriminimet e urryera në marrëdhëniet ndërkombë-tare […] Popujt përparimtarë e shtetet demokratike që nuk pajtohen me ketë gjëndje dhe luftojnë për vendosjen e sovranitetit kombëtar mbi pasuritë e tyre, që luftojnë për forcimin e pavarësisë politike e ekonomike, për barazi e drejtësi në marrëdheniet ndërkombëtare, gëzojnë solidaritetin e përkrahjen e plotë të popullit e të shtetit shqiptar» (Enver Hoxha, nga fjala në Kuvendin Popullor, 27 dhjetor 1976).

    Marksistë-leninistët, qysh nga koha e Leninit, luftën nacionalçlirimtare të popujve e të kombeve të shtypur nga imperializmi e kanë konsideruar kurdoherë si aleaten e fuqishme dhe rezervën e madhe të revolucionit botëror të proletariatit.

    Në vendet që kanë fituar plotësisht ose pjesërisht pavarësinë politike, revolucioni ndodhet në etapa të ndryshme zhvillimi dhe para tij nuk qëndrojnë të njëjtat detyra. Ka midis tyre vende që ndodhen drejtpërdrejt para revolucionit proletar, ndërsa në shumë të tjera në rend të ditës janë detyrat e revolucionit nacional-demokratik antiimperialist. Por në çdo rast, derisa ky revolucion drejtohet edhe kundër borgjezisë ndërkombëtare – imperializmit, ai është aleat e rezervë e revolucionit botëror proletar.

    Por a do të thotë kjo se vende të tilla duhet të mbeten në fazën nacional-demokratike dhe revolucionarët nuk duhet të flasin e të përgatiten për revolucionin socialist nga frika se mos kapërcejnë e djegin etapat dhe se dikush mund t’i shpallë blankistë?! Lenini ka folur për nevojën e transformimit të revolucionit demokratiko-borgjez në revolucion socialist në vendet koloniale qysh në kohën kur në këto vende revolucionet demokratiko-borgjeze akoma ndodheshin vetëm në embrion. Marksi dhe Engelsi, duke kritikuar blankizmin, nuk i kanë quajtur të parakohshëm as revolucionin e vitit 1848 e as Komunën e Parisit. Marksizëm-leninizmi nuk e përzien aspak padurimin mikroborgjez, që çon në djegien e etapave, me domosdoshmërinë e zhvillimit të pandërprerë të revolucionit. Lenini theksonte se revolucioni në vendet koloniale e të varura duhet të çohet përpara. Qysh nga koha e Leninit në këto vende kanë ndodhur ndryshime të mëdha, te cilat janë parashikuar në mënyre gjeniale prej tij dhe gjejnë pergjigje në tezat leniniste mbi procesin revolucionar botëror. Kryerja e revoluciomt proletar është ligj i përgjithshëm dhe tendenca kryesore e epokës sonë. Nëpër të duhet të kalojnë e do të kalojnë doemos të gjitha vendet pa përjashtim, duke përfshirë edhe Indonezinë e Kilin, Brazilin e Zairenë etj., pavarësisht se nepër ç’etapa do të arrihet në revolucionin proletar. Të mos mbash parasysh këte objektiv, të predikosh ruajtjen e statukuosë dhe të teorizosh për «mosdjegien e etapave», të harrosh luftën kundër Suhartos e Pinoçetit, Gejzeli e Mobutus, do të thotë të mos jesh as për luftën nacionalçlirimtare e as për revolucionin nacional-demokratik.

    Nëpër revolucionin proletar duhet të kalojë e do të kalojë edhe Evropa. Kush e harron këtë perspektivë, kush nuk përgatitet për këtë qëllim, por predikon se revolucioini është çvendosur në Azi e në Afrikë dhe se proletariati evropian duhet të bashkohet me borgjezinë e tij «të urtë e të mirë» nën pretekstin për të mbrojtur pavarësinë kombëtare, ai qëndron në pozita antileniniste dhe nuk është as për mbrojtjen e atdheut e lirinë e kombit. Kush «harron» se duhet luftuar ‘si Traktati i Varshavës ashtu edhe NATO-ja, se duhet hedhur poshtë si KNER-i ashtu edhe Tregu i Përbashkët, ai e vë veten perkrah tyre dhe bëhet skllav i tyre.

    Në Manifestin e Partisë Komuniste Marksi dhe Engelsi kane shkruar: «Një fantazëm sillet nëpër Evropë – fantazma e komunizmit. Të gjitha forcat e Evropës plakën […] janë bashkuar për t’i bërë luftën e shenitë kësaj fantazme». Ky konstatim i Marksit dhe Engelsit është aktual edhe në ditët tona. Disfata e përkohshme që ka pësuar revolucioni për shkak te tradhtisë revizioniste, si dhe potenciali ekonomik e fuqia ushtarake shtypëse që imperializmi e socialimperializmi u kundërvënë levizjes revolucionare e ideve të komunizmit, nuk kane mundur e nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë kursin e historise, as të mposhtin forcën e madhe të marksizem-leninizmit.

    Marksizëm-leninizmi është ideologjia revolucionare që ka hyrë thellë në ndërgjegjen e proletariatit dhe që po ushtron një ndikim gjithnjë më të madh në masat e gjera të popujve që kërkojnëçlirim. Aq i forte eshtë ndikimi i kësaj teoriesa edheideologët borgjezë gjithnjëkanë qenë të detyruar t’i bëjnë llogaritë me të dhe asnjëherë nuk i kanë pushuar orvatjet e tyre në kërkim të formave e të mënyrave për ta shtrembëruar marksizëm-leninizmin, për të minuar revolucionin.

    Teoritë e sotme antileninistz të «tri botëve», të «mosangazhimit» etj., gjithashtu kanë për qëllim të minojnë revolucionin, të shuajnë luftën kundër imperializmit, atij amerikan në menyrë të veçantë, të përçajnë lëvizjen marksiste-leniniste, unitetin e proletariatit, që kanë predikuar Marksi e Lenini, të krijojnë lloj-lloj grupërime elementësh antimarksistë, për te luftuar partitë e vërteta marksiste-Ieniniste që i qëndrojnë besnike marksizëm-leninizmit, revolucionit.

    Orvatjet për t’i analizuar situatat gjoja në mënyrë të re, të ndryshme nga Lenini e Stalini, përtë ndryshuar strategjinë revolucionare, së cilës i është përmbajtur kurdoherë lëvizja komuniste marksiste-leniniste, çojnë në rrugë të shtrembër, antimarksiste, në braktisjen e luftës kundër imperializmit e revizionizmit. Besnikëria ndaj marksizëm-leninizmit, ndaj strategjisë revolucionare të lëvizjes marksiste-leniniste, lufta kundër të gjitha devijimeve oportuniste që perhapin revizionistët moderne të ngjyrave të ndryshme, mobilizimi revolucionar i klasës punëtore dhe i popujve kundër borgjezisë e imperializmit, përgatitja serioze per revolucion janë e vetmja rrugë e drejtë, e vetmja rrugë që çon në fitore.

  • O Taras Bolja po perse lodhesh kot? A e di ti o tru i betonizuar qe sot e kesaj dite nuk pjerdhe më njeri per keto gomarlleqe. Ne fakt asnje here nuk ka pjerdhur njeri pervec ju fanatikeve debile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *