Partia Demokratike shpreh shqetësimin për situatën ekonomike, duke iu referuar të dhënave më të fundit të të ardhurave të arkës së shtetit.
Në daljen për mediat, Dorian Teliti evidentoi se arkës së shtetit i mungojnë 80 milionë euro nga tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është treguesi kryesor i konsumit dhe i ecurisë së ekonomisë.
Sa i përket aksionit kundër informalitetit, Teliti e cilësoi si “një dështim spektakolar”.
“Pavarësisht propagandës, aksioni kundër bizneseve jo vetëm nuk e përmbysi dot rezultatin e performancës negative në tatime e dogana, por dha impakt akoma më negativ në treguesit e ekonomisë dhe në mbledhjen e të ardhurave.
Konkretisht, TVSH-ja e mbledhur nga tatimet në muajin gusht, TVSH e brendshme, në kulmin e aksionit tatimor dhe policor kundër bizneseve, ishte 11 mln euro më e ulët sesa gushti i vitit të kaluar, plot 33% më pak.
Pra, aksioni jo vetëm dështoi, por e përkeqësoi akoma edhe më tej ecurinë dhe klimën e të bërit biznes. Më pak TVSH, më pak akciza, më pak taksa nacionale e taksa doganore në arkën e shtetit. Gjithashtu më pak investime.
Në 8 muajt e parë të vitit janë financuar 56 milionë euro më pak për projektet e investimeve publike. Janë 56 milionë euro më pak për shkolla, spitale, rrugë, ujësjellësa, sepse prioriteti i Edi Ramës nuk janë qytetarët dhe zhvillimi i vendit. E vetmja gjë që ka rritje është shpenzimi për luksin qeveritar” tha Teliti.
Në vijim të deklaratës, Teliti tha se vendi ka nevojë urgjente për një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me program të qartë për daljen nga kriza dhe se alternativa e Partisë Demokratike është “e vetmja zgjidhje që e çliron ekonominë nga kapja e një grushti oligarkësh dhe kriminelësh, duke e vendosur atë në funksionin të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve”.
o.j/dita

Zoti “Durian”me 2013 ,nuk te pame ne media te flisje ,si e la xha Salua ,arken e shtetit ?Shko pyete se ta tregon Edvini se shih ,”rrushi”,rrushin “fillon e piqet .Boll se na hapet barkun ,me “babalet”dhe mos pyet per me tej.
Viti 2019 o zoti Rilindas.. Ke levizur me kohen apo leviz mbrapsht..
Menduam qe keto pyetjet e tua do tju dilte zot Ramuti kur i dhame voten.
Normal….shikoni kush punon ne tatime..
Vetem freshista e kristalista….ne dpt ska nje qe te japi sqarim per gje….
I kane zhdukur te gjithe…shkojme e sna sqaron kush…
Dallton do shikosh si do ta lere ky duro dhe ca