Zëdhënësi i Metës njofton “përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet”

Ornela

Zëdhënësi i Presidencës ka reaguar pas aludimeve për vizitën e këtij të fundit në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Ai thotë se Meta do të jetë më shpesh në Strasburg, “kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.”

Reagimi i plotë

I njoftojmë përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet. Presidenti Meta është për vizite pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës.

I sqarojmë përsheshngrënësit se Presidenti Meta do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.

I sqarojmë gjithashtu se Presidenti Meta nuk ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë.

Presidenti Meta do t’i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë, hapur e në mënyrë parimore.

Shqipëria si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe si vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, ka detyrim ligjor të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, siç sanksionojnë të gjitha dokumentat e konventat që janë në fuqi.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ka vajtur per te mbrojtur bythen e vete, jo te mbroje interesat e qytetareve shqiptar. Vaj medet po te mbroheshin interesat e shqiptareve nga nje bandit si ky.

  • Jallah bre Tedi bukurani cfare po na prallis!
    Po ku ka qene deri me sot ky president,qe nuk ka mbrojtur asgje nga hallet e popullit?
    A e di ky president se sot ne regjimin anti demokratik te Rames qytetareve ju behen miliona padrejtesi nga administrata ,por askush nuk u zgjidh ankesat e tyre por duhet t’i drejtohen portalit kryeministror?
    Pra ka pranuar hapur Rama qe administrata te zvarrise,te kerkoje ryshfet etj qytetareve sepse nuk ua zgjidh njeri ankesat!
    A e di presidenti qe buka prodhohet me miell kanceroz dhe Rama ka heshtur?
    A e di presidenti se mijra familje jane te ngujuara nga gjakmarrja dhe Rama as i ze me goje?
    A e di presidenti se kancerin e reformes ne drejtesi nuk e zgjidh vetem vetingu i tanishem,sepse drejtesia nuk u prish vete,por e prishi politika?!
    Pra edhe pas vetingut eshte politika qe do t’i emeroje gjyqtaret dhe prokuroret!
    E vetmja menyre qe drejtesia te jete e drejte eshte jo emerimi por VOTIMI I GJYQTAREVE DHE PROKUROREVE NGA POPULLI!
    Eshte jashte llogjike qe te votohen nga populli keshilltaret e bashkive,qe nuk kane asgje ne dore e nuk votohen gjyqtaret dhe prokuroret qe kane ne dore pronat dhe jeten e qytetareve!
    Qytetaret jane viktimat e vetme te drejtesise dhe vetem ata mund e duhet te gjykojne se kudh e meriton te jete gjyqtar!
    Ne gjykimin tim sot gjyqtaret e prokuroret jane personat me percaktues te jetes se qytetareve se sa presidenti,kryeministri etj!
    Ne se gjyqtaret dhe prokuroret do zgjidhen nga populli jo vetem do te jene nen vrojtimin dhe gjykimin e tij,por edhe qeveritaret do te DRIDHEN para tyre!
    Kjo eshte zgjidhja e vetme per drejtesine,ndryshe do vazhdoje si me pare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *