Kadare nderohet me një tjetër çmim prestigjioz

Edona Llukacaj

Ismail Kadare është shpallur fitues i çmimit “Pak Kyongni 2019” në Korenë e Jugut.

Gjatë fjalës së tij, Kim Uchang, kryetari i komisionit  përzgjedhës për dhënien e këtij çmim u shpreh: “Punimet e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”.

Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të realizohet në ‘Qendrën Kulturore Toji’ në Korenë e Jugut më 26 tetor.

Çmimi pritet të shoqërohet me një shpërblim monetar prej 84 mijë dollarë. Fituesi i këtij çmimi përzgjidhet në bazë të disa kritereve mes 350 autorëve nga e gjithë bota.

Në muajin korrik, komisioni përzgjedhës bëri publik listën e pesë finalistëve, mes të cilëve përzgjodhi kolosin e letrave shqipe.

Fondacioni kulturor Toji krijoi çmimin “Pak Kyongni” në vitin 2011. Çmimi mban emrin e shkrimtares së ndjerë vendase.

Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin që letërsia  e tyre ka pasur.

e.ll./dita

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Mos eshte gabim titulli,mos e ka marr cmimin ne Korene e Veriut,ka te ngjare andej,sepse eshte nje komunist nostalgjik.Poezite dhe romanet e tije e mbajten gjalle diktaturen,populli thote me mire djepi bosh,sesa shejtani brenda,ne kete raste me mire te mos nobelohet,sepse kjo i jepe jete e gjak krijimeve te te tije kriminale.

  • Ne kete vend po nderohet lloj lloj hajduti,banda tullaceve,drogmena,kriminela qe emerohen kryeministra,prasidenta,,jo te mos nderohet Kadare.
    Ato 84 mije leke te qelbta qe merr si cmim keta i kane per nje kusur tavoline,per nje kafe biznesi.
    Ketu shkrimtar qe paguhet si ne Perendim, eshte Blendi Fevziu.
    Po Ismail Kadare,sado t`i rendoje vepra nuk i ka 4 llagapa,,7 gjysher,3 mamallare,4 baballare,20 befotrofe,3 000 hektare.
    Se qingji i mire pi dy nena,kurse qingji kopil pi gjithe tufen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *