Premtimi i mbajtur/ Kodër Kamza me kopësht të ri dhe modern

Edona Llukacaj

Paralelisht me shkollën “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopësht i ri e modern. Bashkia e Tiranës pothuajse i ka përfunduar punimet në kopshtin e ri në këtë zonë, i cili është ndërtuar nga e para.

Bashkia e ka ndërtuar objektin e ri mbi rrënojat e godinës së vjetër dhe të sipërfaqes e cila ishte zënë më parë nga ndërtimet pa leje. Objekti i përmbush të gjitha standardet e nevojsme.

Godina e dikurshme një katëshe dhe tërësisht e mbuluar nga lagështia, është zëvendësuar nga një kopësht modern me parametra. Ajo  ka hapësira shtesë, çfarë rrisin kapacitetin e saj, sistem ngrohjeje qendrore, njësi sanitare të reja, mur rrethues të rindërtuar nga e para e kështu me rradhë.

Rindërtimi i kopshtit në Kodër Kamëz, është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Veliaj, që do të ulë ngarkesën në kopështet e tjera të zonës, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *