Fotoja “raciste” e kryeministrit kanadez

Edona Llukacaj

Një foto e gati 20 viteve më parë e kryeministrit kanadez Justin Trudeau e ka vënë këtë të fundit në pozitë vështirë. Në foton e publikuar nga revista Time, kryeministri kanadez shfaqet me fëtyrën e lyer me ngjyrë kafe në një festë me temën e netëve arabe, e zhvilluar në vitin 2001.

Kryeministri Trudeau ka kërkuar ndjesë publike për foton që mund të konsiderohet si një vepër raciste nga komunitete të shumta në Kanada.

Ai u shpreh: “Në vitin 2001, kur isha mësues në Vancouver, mora pjesë në një festë, ku tema ishte “netët arabe”. U vesha si Aladini dhe vura bojë në fytyrë. Nuk duhej ta kisha bërë, më vjen vërtet keq”.

Fotoja e publikuar rreth 5 javë para zgjedhjeve në këtë shtet mendohet se mund të ndikojë negativisht popullaritetin e kryeministrit.

Fotoja bie ndesh me politikat progresivëe të ndjekura nga Trudeau, i cili është shprehur në favor të emigracionit dhe ka punuar për të marrë mbështetjen e votuesve nga minoritetet etnike.

Praktika e lyerjes së fytyrës me ngjyrë kafe dhe të zezë, për t’u dukur si dikush me ngjyrë tjetër lëkure, në shekujt e kaluar përdorej për të tallur afro-amerikanët dhe bart stereotipe fyese dhe raciste. Duke marrë shkas nga kjo, rivalët politikë të kryeministrit e shënjestruan atë.

Lideri i partisë konservatore në opozitë, Scheer u shpreh: “U trondita dhe u zhgënjeva shumë kur mësova për rastin. Të lyesh fytyrën me ngjyrë kafe është një veprim i hapur talljeje dhe racizmi”, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • Po Michael Jackson qe e beri fytyren e bardhe, racist ka qene?!

    Zoti Trudo duket tamam si Aladini! C’te keqe ka ketu?!
    Po aktoret ne teater kur luajne role, a nuk e lyejne fytyren?!

    Trudoja e ka treguar me vepra se nuk eshte racist, por nje liberal modern. Shiko perberjen e qeverise se tij dhe perberjen e deputeteve te partise liberale.

    Nje foto nuk ia prish biografine.

    • Edhe kryeministri Rama vishet trendi me shallvare,me atlete,pa kollare,tamam si hipi rinor,por ne fakt ai pikerisht te rinjve ua ka nxire jeten duke ua bere vendin e tyre pa asnje shprese per te ardhmen!
      Rama veshjen e perdor vetem per imazhin e tij mashtrues!

    • Ti or debil nuk kupton as vehten tende, kuptoke bithen e kanadezeve. Ik or bej shurren me noi qoshe te Tirones, po kujdes mos te shofi Lali Er-Pjerdhi.

      • O kamunist qe te eshte futur pendesa thelle.

        Leji edhe te tjeret te pendohen.

        Trudoja mesues drame ka qene, perse mos e luante rolin e Aladinit sic duhet?

        Fundja edhe shkolla ku luajti rolin tha qe s’kishte asgje raciste ne ate aktivitet.

        Se ku e bej shurren une, puna ime. Por ti mbaje gojen hapur, per cdo rast, se te ndihmon ne pendese.

  • O kamunist qe te eshte futur pendesa thelle.

    Leji edhe te tjeret te pendohen.

    Trudoja mesues drame ka qene, perse mos e luante rolin e Aladinit sic duhet?

    Fundja edhe shkolla ku luajti rolin tha qe s’kishte asgje raciste ne ate aktivitet.

    Se ku e bej shurren une, puna ime. Por ti mbaje gojen hapur, per cdo rast, se te ndihmon ne pendese.

    • Kur e ben shurren ne halene tende eshte puna jote, po u mundove ta besh ne vend tjeter ki kujdes se mund te ta presin loqken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *