Konflikti me Gjoka Konstruksion, dorëhiqet drejtoresha e ARRSH

Edona Llukacaj

Sonila Qato, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë ditën e sotme.

Duke u shprehur se ka qenë në këtë detyrë për një periudhë të shkurtër por ka punuar intensivisht, Qato thekson se një procedurë, të cilën ajo e konsideron plotësisht të drejtë dhe ligjore, ka shkatuar akuzimin e saj.

Ajo shprehet se “Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën”, çfarë ka shkaktuar edhe dorëheqjen e saj.

Mesazhi i Plotë i Sonila Qatos:

Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.

Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).

Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.

Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.

Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.

Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku!

e.ll./dita

Share This Article
20 Comments
  • C’do te thote ” .. me mirenjohjen e sinqerte per Kryeministrin e vendit , i cili jo vetem ma besoj kete detyre te rrendesishme, por dhe me krijoj kushte te pamvaresise te plote ne drejtimin e institucionit ..”?!!

  • Nuk keni perse te shprehni mirenjohje per grabitqarin me te madh te taksapagusve te varfer Shqiptare edvin kristaq ramollahun,eshte e vertete qe te besoi kete detyre te rendesishme,por genjeni kur thoni,se ju krijoi kushte te pavaresise se plote,sepse tashme shqiptaret duke e njohur mire kete zorzop kryeminister,kane aresye te dyshojne se,ose ju zonje panvaresine e plote e shfrytezuat per interesat tuaja personale ne ate tender,duke u futur ne pjese asaj llokme te destinuar per piratin kryeminister,ose pirati kryeminister ndjek si gjithmone rregullin e ndryshimit te posteve me te perfolurit ne korrupsion,jeni e pabesueshme kur shprehni mirnjohje,duke shpresuar te emeroheni ne nje detyre tjeter nga nje kryeministri arrogant,qe ju perdor si kukulla te haremit te tij,

    • vali,vali,vali
      “Nuk keni perse te shprehni mirenjohje per grabitqarin me te madh te taksapagusve te varfer Shqiptare edvin kristaq ramollahun,”
      unë e ti?!
      nuk shprehim mirënjoheje e konsideratë,por mos harro se kjo motra!?duhet ta shprehë patjetër!!
      në radhë të parë për “Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive”që nuk nënkupton me të vërtetë atë që ne quajmë punë!!ai po i kujton palloshit,dobiçit të tironës apo edvin hajdutit se ajo soni” në një periudhë të shkurtër ka qënë intensive në gllabërimin e parave tona”!!vali fjalët dalin jashtë të kamufluara por janë prap ato që shprehin atë që ka ndodhur!!janë të koduara shpesh!!kujto mol kadaren!!dhe ai e shkruante disidencën kështu si kjo bythlëpirjen për ramën!
      në radhë të dytë vali,duhet me e ly rrotën e qerres për të mos kërcitur!nesër kjo do të këthehet prapë!
      të kujtohet ajo spiropaleshja??dhe ajo doli me shkelma bythëve,por besimin dhe rrespektin për padishahun nuk e humbi!!shpërblimin e morri!!ministre për idiotësinë!!

  • U dorhoq vajza e Llambi Gegpriftit njerit nder Lej Fenet e Ish Byroisteve ( Lej Fenet e tjere ishin ,Pali Miska , Lenka Çuko , Simon Stefani , Hekri Issi e te tjere por vetem njera nga Lej Fenet ama ishte Adapte :Themie Thomai e cila e Donte , e Njihte dhe e Bente Detyren ) , mbasi Vodhi sa u shqep dhe tani iken me valixhen plot .
    Karagjozi , Sharlatani , Aventurieri , Hajduti , Maskarai , Arroganti , Rrugaçi , Mosmirnjohsi EDI RAMA ka vendosur Ministra , Drejtora te medhenj dhe nje numer te madh Deputetesh me njerez Teper te afert , Djem dhe Vajza te Bllokmeneve te djeshem , Antare te Polit Byrose , Antare te ish K.Qendror , pa dashur te permendur emra ketu , sepse jane me shumice .
    Mire mor mire , vijne , vjedhin , ikin ose Futen ne Burg sa per SYRIXHIHAN por , por , por ato qe Vjedhin i bejne QELEPIR .
    Prandaj (( I drejtohem PAKICES se PERJETSHME )) duhet Ai QOFTE LARGU qe tu Q.JË VËRROMAT ( kur thone Gjirokastritet ) dhe t’ia mare te Gjitha Parate qe kane vjedhur dhe pastaj ti Çonte ne Spaç, ne Qafe -Bari a ku di une tjeter qe te Nxirnin Krom apo Baker dhe ne funksion te Realizimit te Normes Ditore do konsumonte te 3 Vaktet ditore te Ushqimit.
    Si Soni do kete shume SONE qe do Vijne , Do Vjedhin , Do hyne vete ne Burg per 1-2 Vite sa te “PASTROJNË” vehten dhe do ti gezojne ato qe kane vjedhur .
    Natyrisht qe ketu hyjne ne loje dhe Doktoret qe u vendosin lloj lloj Diagnozash ketyre Klienteve Speciale deri me Kartele. Psikopatike por boll te jetojne ne Rehati .
    Prandaj qan Nëna :”O bir “, dhe qan VENDI per ZOT .

  • Realiteti i sotem i ketyre 30 viteve verteton nje te VERTETE TRONDITESE ME KONSEGUENCA PER. EKZISTENCEN E FUNKSIONIMIN E SHTETIT QE. ESHTE :
    Niveli shume i ulet i formimit arsimor te te gjithe te lindurve pas vitit 1970 ne msaen mbi 90 % .

  • Edroga po ndjen lageshti dhe po ben doren e fundit te parave.
    Ja ka vene syrin rrugeve, kerkon tju marre parate per here te dyte, njesoj si puna e atyre qe shesin apartamentet disa here.
    Kjo u dorehoq, sepse kuptoi qe edroga po e perdorte mish per top.

  • Ministrat dhe drejtoret qe prej 30 vjetesh marrin persiper gjera qe nuk bejne dot se nuk kane haber nga profesioni, nuk njohin detyren qe marrin persiper vetem kane nje qellim te grabisin para sa me shpejt dhe ne sasine me te madhe, pastaj te largohen si bythelepires. Prokuroria dhe gjykatat e kurruptuara nuk kane cuar asnje prej ketyre grabitqareve ne burg.Edhe nje fullhan qe e kapen e nxorren dhe e demshperblyen duke i dhene nje rroge te barabarte me 500 vjet pune te nje punonjesi mesatar. Ptuu fare e keqe qe duhen shkerdhyer te gjithe keta kopila qe po na pine gjakun

  • Per kuriozitet shkova i hodha nje sy statusit te saj ne facebook e pashe lavdet qe kish marre ne komente, pashe edhe profilin qe ajo e konsideron privat e jo zyrtar ku spikatnin reklamat e rilindjes.
    Persa i perket punes tek ATP fjeti gjume duke i terhequr zvarre ceshtjet e pronave pa i zgjidhur deri ne ligjin famekeq qe i reduktoi kompensimet ne 20% te vleres se prones me limit 100 milione leke te vjetra e pasatj kompensim me toke per te cilen shteti akoma nuk kishte nje inventar e nuk dinte ku e kishte. Ne ARRSH kaloi nga skandali nò skandal e nuk u ndje fare. Tani jep doreheqjen e detyruar nga kriekaqoli, natyrisht per sukseset e korrura e nuk do te mungoje emerimi diku tjeter per te bere demet e radhes.
    Me vjen keq po kjo nuk mund te jete aspak model frymezimi per askend pervec xhepit te vet dhe interesave te veta.

  • Zonja Qato, gabove.
    Nuk mund ti thuash ndertuesit me te madh aktual, Gjoka Costruksion, qe nuk ke CV , per te ndertuar Tunelin e Rruges Kardhiq – Delvine, ne nje kohe qe po nderton Rrugen e Arberit. Dha oferte edhe 5 milion dollare me te ulet nga i preferuari juaj.
    Te perdori stafi i nepunesave te paafte te ARRSH-se.. Besoj se nuk je pjese e ndonje afere por e perdorur.

    • PIRDH O PIRDH

      RAMA PO NDJEN LAGESHTIREN, DO TE MARRE CTE MUND, KONKRETISHT DO TI MARRE PRAPE PARATE E TENDERIT TE RRUGES.

      (NJESOJ SI PUNA E ATYRE QE SHESIN APARTAMENTET NGA 2-3 HERE)

      PER KETE GJE, I KERKON KESAJ TE FIRMOSE SI KAMIKAZE.

      NUK KA SHUME PUNE PER SPECIALIST KETU, POR PER NJEREZ TE DREJTE.

  • Ç’do të thotë? Shqeto fare plako. “Rrofsh e qofsh bojaxhi, se po mos ishe ti, vajza e ish ministrit të industrisë në diktaturë do ishte duke mbllaçitur tagji

    Edi Rama shpërblen byroistët e Enverit. Vajza e Llambi Gegpriftit, Sonila Qato, nga pronat, tek sipermarjet dhe më në fund ke rrugët. Të gjiths poste kyçe ku të buzëqesh paraja.

    E do me video? Qe baba , urno: Eh sa bukuri ka tufa…

  • Është për t’u çuditur me të gjithë ju që me dorëheqjen e Sonila Qatos, kritikoni e anatemoni disa nga emrat e sotshëm e të sistemit të kaluar.
    Ati sistemi i merrni të keqen ju që e kritikoni këtë me gjith shpurën e Edvinit. Po harroni se ju që bëni kritika vetëm të periudhës edviniste, ini pjesë që nga fillimi i shpurës saliste, nanoiste, metoiste, etj. që e sollët në pushtet këtë shpurë antikombëtare që ka 30 vjet vetëm vjedhin djersën dhe mundin e popullit.
    Ju komentus të këti postimi, edhe nëse vetë nuk kini ngrënë ndonjë llokmë a ndonjë lugë çorbe të prishur, ini përkrahës e bashkëpunus me shpurën politike të pas 1990-s, po tani u jdeg vjedhja që bën kjo klasë pushtetore aktuale dhe doni të iki ajo që të vini ju për të vazhduar vjedhjen.
    Maskaralëku, korrupsioni, krimi, hajdutëria, droga, prostitucioni, tradhëtia kombëtare, janë pasojë e politikës kur në Shqipëri u vendos që më 1990 me ndryshimin e sistemit tek i cili këto krime nuk ekzistonin.
    Kërkoni, kërkoni tek vetja se aty ini edhe ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *