Pas arrestimit, përfundon në spital pedagogu që kërkoi favore seksuale

Edona Llukacaj

Raportohet se pak orë pas arrestimit, pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai bëhet me dije të jetë shtruar mbrëmjen e së mërkurës në një spital në Tiranë.

Arsyeja e shtrimit të tij është se Himçi kaloi parainfarkt dhe goditje të tensionit të lartë, për të cilat po kryen vizitat përkatëse.

36-vjeçari u ndalua nga policia me akuzën se ka kërkuar favore seksuale nga një studente në këmbim të notës kaluese në provim.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rektorati i Universitetit të Elbasanit ka njoftuar pezullimin nga detyra të pedagogut, deri në zbardhjen e plotë të çështjes ndërsa shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

Nga ana tjetër, sipas një publikimi të kohëve të fundit nga Komiteti Shqiptar I Helsinkit, një në katër studentë ka pranuar se ka pasur kërkesa për favore seksuale.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Po komiteti shqiptar i Helsinkit ndjek me vemendje se nje ne kater studente ka pase kerkesa per favore seksuale; po edhe femrat mund ti kerkojne favore seksuale meshkujve, a ka komiteti Helsinkit shqiptar ndonje shifer?

  • Nisma ka qene e Stop, emision i cili inskenoi ne detaje operacionin dhe pergatiti e instruktoi provokatoren. Ne nje situate te ngjashme mund te bjere ne rrjete cilido. Habitem me cfare gjakftotesie u abuzua. Per te denuar pedagogun duhen fakte nderkohe qe ka vetem nje bisede pasionale. Ne se do te lihej qe ngjarja te vijonte deri ne fund, sipas meje mund te ndodhte ndonje gje, por qe nuk do te kishte lidhje as me provimet dhe as me universitetin. Nje avokat i mire duhet ti kerkoje demet tv Stop sepse perdori menyra ilegjitime si provokacionin dhe mjete ilegjitime si filmimi dhe incizimi i zerit pa dijenine e subjektit. Qellimi ishte terheqja e vemendjes per me shume telespektatore ne dem te personave, reputacionit dhe te drejtave te njeriut. Pyetja qe kam eshte; kush perfitoi nga kjo ngjarje? Pergjigja duhet te beje te reflektoje cilindo. Gazetaret e Stopit nuk paraqesin integritet dhe pergatitje intelektuale qe te ruajne dhe respektojne gjithe te drejtat e gjithe aktoreve. Ata kane drejtuar telekameren tek subjekti qe sipas tyre eshte fajtori i vetem. Gjykimi shkon mbi ate qe shohim, pra pedagogun dhe harrojme qe ky spektakel duhet pare nga nje pike me e larte, qe do te zbulonte gjithe skenen, kush i leviz fijet nga prapaskena dhe perse.

  • Këto ngjarje duhen analizuar në dy këndvështrime, në dy qendrime:
    “a)- Nëse e shikojmë ngjarjen me syrin e moralitetit dhe amoralitetit, ky i punësuar për të dhënë moral dhe dije, sigurisht rezulton i pa përshtatshëm dhe duhet ti nënështrohet gjykimit për veprimin e turpshëm, por nuk duhet përjashtuar nga gjykimi dhe femra që e joshi, qoftë e “kurdisur” apo e pa”kurdisur”.
    b)- Nëse e shikojmë në këndvështrimin e ligjeve dialektike, ku morali është i ndryshueshëm ( ajo që dje ishte e pamoralshme dhe sot është e moralshme) ngjarja nuk është ndonjë veprim i pamoralshëm. Arësyeja: “Sot është e drejta e lirisë”. Nuk është veprim i gabuar kur bëhet me dëshirë dhe me mirëkuptim – meqë jemi në demokraci – hallall. Ndryshon qendrimi ynë nëse pedagogu ja kërkoi favoret me detyrim, me dhunë, në këto raste, jo vetëm në arësim por në të gjitha institucionet, qendra pune, studio, në ara, në fusha etj çdo veprim i bërë me pëlqim të të dy palëve nuk është i dënueshëm.
    Kush jep siguri se veprime të tilla nuk kryhen për të siguruar një vend pune? kush na siguron se nuk kryhen veprime “amorale” kur dikujt u sigurohet një plotësim kërkese?.
    Përfundimisht, shteti, shoqëria dhe institucionet që kanë detyrime për ruajtjen , kujdesin dhe progresin e moralit, le të ulen dhe të studiojnë se si duhet ndërhyrë në zvoglimin apo eliminimin e këtyre fenomeneve dhe jo të lejojnë joshjen me anë të mediave (blini një gazetë çfardo dhe do gjeni lloj lloj “shalësh”; hapni televizionin po kështu; hapni celularët, sidomos tek jutubet dhe do të shokoni “marrëzi” të pa para e të padëgjuara. Shkoni në hotele dhe motele dhe do të gjeni pavështirësi atë që ju shkreh epshet. Sot me 200 lekë ( të reja) “zbraz” moralin me “mbush” amoralin. Kështu është kudo.
    Liri të pa kufizuar nuk duhet të ketë, Liria është liri kur ajo ka kufizime dhe kufizimet kushtëzohen me traditat, zakonet që kanë vendet dhe popujt e ndryshëm, të cilat kuptohet nuk janë të njëjta, gjithkush ka moralin e tij, bile ky moral ka veçoritë e tij edhe deri në çdo familje.
    Ku është e keqja? Po. E keqja është se ne kemi 29 vjet që fluturojmë si moshat adoleshente që çdo gjë është morale. Nxjerrje shalësh, gjoksesh,liri pa kufi në grumbullimet e netëve me pije të çdo lloi, sigurimi i parave papunuar, në rrugë të pandershme, trimëron të rinjtë e të rejat kundër të moralshmeve dhe “viktimat”mbeten ata/ato që kërkojnë të sigurojnë jetesë, apo dhe lluksin e tepruar duke ju a “çvatur të pasurve” paratë e pamoralshme.
    Psikologët apo sociologët, të trashur nga shëndeti, në vënd që të hulumtojnë dhe të përgadisin projektligje, vendime për të shpëtuar shoqërinë nga klto fenomene tepër negative, merren duke dhënë mend për ngjarjet postmortom.
    Shoqëria është në prag të katastrofës së moraliteteve, globalizmi po gllabëron me pa të drejtë individualitetet morale të popujve, ku secili popull ka dhe duhet të ruaj specifikat e tij. Të kuptohemi, specifikat janë objektive dhe të përshtatshme me klimën dhe vendin e ndodhur në çdo cep të këtij planeti.
    Së fundi: “THELLOHUNI EVLATËR, GREMINAT NUK JANË GJITHMONË ATO QË DUKEN ME SY HAPUR”.
    Arbëror Epiroti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *