BREXIT/ Londra refuzon afatin artificial të fundshtatorit

Leda Hysa

Londra refuzoi sot afatin e fundit të shtatorit, paraqitur nga kryeministri finlandez, Antti Rinne, për të paraqitur një propozim marrëveshjeje me shkrim, me qëllim shmangien e një largimi pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

“Ne do të paraqesim zgjidhje zyrtare me shkrim kur të jemi gati e jo në funksion të një afati artificial dhe atëherë kur të jetë e qartë se BE do t’i shqyrtojë me një frymë konstruktive, me qëllim zëvendësimin e backstop-it”, theksoi para gazetarëve një zëdhënës i qeverisë britanike.

Zëdhënësi i Komisionit në Bruksel konfirmoi se ekzekutivi i BE-së e kishte marrë dokumentacionin nga Britania e Madhe dhe se bisedimet teknike do të zhvillohen sot dhe nesër.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *