INSTAT: Reduktohen me 3.5% shitjet me pakicë

Leda Hysa

Shitjet me pakicën shënuan rritje në 3 mujorin e dytë të 2019 me 3.5%, krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 4,7 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Ndërkohë që ndikimin më të madh për këtë rritje e ka pasur grupi  “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, me një rritje me 5.7% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Rritja e shitjeve me pakicë tregon qartazi përmirësim të konsumit çka ndikon në rritjen e ekonomisë në vend.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *