SMS në DITA
Në 0689073730
Përshendetje stafit drejtues, gazetarëve. Nga mesazhet e qytetarëve shqiptarë të pasqyruara në këtë gazetë të shumë lexuar qeveritarët tanë mund të kuptojnë disa nga shqetësimet që kemi. Të gjithë ata që ngrenë probleme në këtë gazetë nuk kërkojnë punë, por kërkojnë të bëhet shtet.
Unë ngre shqetësimin tim për problemin e taksive të paligjshme. Jam taksixhi që nga viti 1992 dhe më sot, e kam ngritur këtë probleme shumë herë, por reagimi i qeverisë po vonon. Ju kërkoj me këmbëngulje të gjithë personave përgjegjës në Minstrinë e Brendshme për informimin e ministrit si dhe personave përgjegjës pranë kryeministrit për informimin e zotit Rama për shqetësimet e taksixhive të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.
Ne taksapaguesve shqiptarë nuk na intereson Gjovalin Kadeli, Kaçi e të tjerë që ndërrojnë parti përditë, ne na duhen të na zgjidhen problemet për bizneset tona. Na mbyti informaliteti. Në pritje. Respekte.
