Pas 12 orësh në dhomë këshillimi, tre gjyqtarët, të cilët dje gjykuan Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, “harruan” të shpreheshin lidhur me akuzën e trafikimit të drogës, që Prokuroria e kishte ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Në tri faqet e vendimit, që ua lexuan dje të pandehurve në prani të gazetarëve, u lexua arsyetimi që gjykatësi i bën vendimit të marrë ku thuhet pjesa që gjykata ndryshon cilësimin ligjor të veprës penale nga trafik të lëndëve narkotike, por në dokument jo.
Në dokument në fakt, shkruhet “Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (…) dhe deklarohet i pafajshëm i pandehuri Saimir Tahiri për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar 363 a paragrafi i dytë i kodit penal pasi nuk vërtetohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet’‘.
Po për akuzën tjetër, të trafikut të drogës? Duke parë masën e dënimit me vetëm 3 vjet e 4 muaj, kuptohet se Gjykata e ka çliruar Tahirin edhe nga akuza për trafik droge, por si kanë harruar ta shkruajnë këtë, shkruan Shqiptarja.com.

l.h/ dita
