Brexit, BE dhe Britania pajtohen që të vazhdojnë bisedimet

Leda Hysa

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të Brexitit, apo largimit të Britanisë nga blloku evropian. Komisioni Evropian ka thënë të premten se bisedimet teknike janë të fokusuara “në konceptet, parimet dhe idetë që i ka çuar përpara Mbretëria e Bashkuar”.

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Britanisë që të dorëzojë propozime të shkruara se si do të sigurohet lëvizja pa probleme e mallrave në kufirin irlandez kur Irlanda Veriore të largohet nga BE-ja, bashkë me pjesën tjetër të Britanisë. Komisioni ka thënë se është “thelbësore që të ketë zgjidhje ligjore dhe operacionale” në marrëveshjen për Brexit, ku do të përfshihen kushtet e divorcit.

Ky Komision po ashtu ka thënë se BE-ja vazhdon të ketë gatishmëri dhe të jetë e hapur për të diskutuar propozimet që përputhen me të gjitha objektivat e ndalesës” në kufirin irlandez.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Aman ore se na ka zene meraku cdo bej Britania..
    Kur ata po telendisin Britanine, merre me mend cna punojne neve qe rrime perballe, me kurriz, ne vend te rrime me fytyre..si Vojua dmth
    Kjo eshte fizionomia e shtetit shqiptar. Kur tregon kurrizin, dihet ku do shkoje, ne te kundert te Evropes..

  • Ne nje godine ne shembje (BE), te mencurit (Britania) do te dale jashte, kurse budallenjte tentojne te futen brenda (madje presin hapje negociatash per tu futur atje)

    • Idea e europes se bashkuar eshte gjeniale per qytetaret europiane. Britania largohet sepse nuk pranon nje realitet ku ata nuk jane ne pozicion komandues. Veteizolimi eshte gabim i rende.

      • Teorikisht ke te drejte por…BE eshte minuar ne terren nga politikat sorosiane te Merkel qe mbushi Europen me klandestinej dhe kerkon ti ndaje neper vendet e tjera. Ato bythzinjte ne gryken e tunelit te La Manshit qe luftonin me policine per te mesyre ne Britani ishin shkaku paresor qe detyroi britaniket te votonin daljen jashte corbes afro-aziatike qe i soli Europes plaka budallaqe e Berlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *