“Java Europiane e Lëvizshmërisë 2019” po ndihet gjerësisht në Tiranë. Në kuadër të kësaj jave, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë filluar prej 16 shtator, dhe që pritet të kulmojë të dielën më 22 shtator kur do të organizohet “Dita pa makina”.
Ditën e sotme, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u shndërrua në një “pistë” garash për biçikleta, ku morën pjesë pedalues të të gjitha grupmoshave. Në fund të garës, nuk kanë munguar as vlerësimet për më të mirët.
Ndonëse argëtimi dhe hareja nuk mungoi, qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i qytetarëve që të përdorin më pak mjetet që ndotin ambientin, dhe të përqafojnë qasje të reja të transportit të cilat janë miqësore me mjedisin.
Ndaj Bashkia e Tiranës, në kuadër të kësaj jave, ka organizuar një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në kryeqytet.
Aktivitetet argëtuese dhe sportive do të vijojnë edhe gjatë ditës në vijim, ndërsa nesër, të dielën e “Ditës pa makina” qytetarët e Tiranës të paktën për një ditë janë ftuar që të fikin automjetet e tyre, si ndotëset kryesore të ajrit.
Rrugët e kryeqytetit do të jenë pa makina për t’ia kushtuar të gjithë hapësirën këmbësorëve dhe pedaluesve, ndërsa për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve.




o.j/dita

Ah paska munguar lali Eri ! Ngarrendi pas nje çmim tjeter per kryeqytetin pa uje ne shekullin 21
Te shkruash “Java europiane e levizshmerise ” per nje gje kaq te tjeshte -ecjen me kembe,me bicikleta ,sa me pak makina ….,eshte e ngjashme me emertimet e universiteteve shqiptare: Universiteti Europian,Universiteti Mesdhetar ,se shpejti do te kemi Universiteti Galaktik etj etj i ngjan copave te xhamve me ngjyra qe spanjollet u jepnin indigjeneve per tu marre arin ,kur zbuluan Ameriken . “Java europiane e levizjes ” – titull pa asnje kuptim .Eshte si puna e letres qe Don Kishoti i dergonte Dylqinjes se Tobozes: Arsyeja e mosarsyes sime e detyron aq shume arsyen time te arsyetoje ne kete menyre sa me arsye vajtoj bukurine tende “.