Berisha dorëzohet para presionit të Metës, fonde për Beratin në këmbim të votës pro buxhetit

anazapta

Kuvendi ka miratuar dje me 72 vota pro dhe 60 kundër buxhetin e vitit 2012. Opozita nuk e votoi buxhetin e vitit të ardhshëm, për të cilin paraqiti disa amendamente, që u rrëzuan me votë nga maxhoranca. Ajo që ra në sy ishte vota pro e deputetëve të LSI-së, të cilët e votuan buxhetin pas plotësimit të kërkesës së tyre për shtim të fondeve për Qarkun e Beratit.

Gazeta Shqiptare shkruan sot se në buxhetin e Ministrisë së Transporteve u planifikua një fond në vlerën 500 milionë lekë për sistemimin e aksit rrugor Lushnjë-Berat-Çorovodë, duke marrë kështu në konsideratë kërkesën e grupit parlamentar të LSI-së.

Më herët, kreu i kësaj partie, Ilir Meta, kritikoi qeverinë për politika diskriminuese ndaj Beratit. Ndërkohë që deputeti i LSI-së, Nasip Naço paralajmëroi votë kundër buxhetit në rast se fondet për këtë qark nuk do të rriteshin. “Presioni” i LSI-së detyroi dje qeverinë të merrej parasysh kërkesa e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *