Panoramë e prozës së shkurtër shqipe (1685-1944)

J L

Prof: Nasho Jorgaqi

Është një realitet tanimë i njohur dhe i pranuar fakti se në qoftë se poezia përfaqëson rininë e letërsisë, proza përbën burrërinë e saj. Gjithë historia e letërsisë së përbotshme e dëshmon dhe e provon këtë evoluim estetik të artit të fjalës. Përmes këtij procesi, pa dyshim, ka ecur dhe letërsia shqipe. Rruga që ajo ka ndjekur nga poezia te proza s’është thjesht kalim nga një gjini në tjetrën, por tregues i zhvillimit të saj cilësor, i ngjitjes drejt lartësive estetike të fjalës së shkruar. Sigurisht, në rastin e letërsisë sonë ky proces, për arsye historike dhe sociale, ka qenë i Vështirë dhe tepër i vonuar.

Dihet që ajo lindi në jetën shpirtërore dhe shoqërore të shqiptarëve në kushtet e rënda të pushtimit osman dhe të prapambetjes mesjetare. Ajo u shfaq dhe zotëroi për shekuj kryesisht si letërsi poetike. Edhe pse poezia gojore shqipe kish një traditë të pasur, prapë poezia e kultivuar, për rrethanat tanimë të njohura, nuk e pati të lehtë të lulëzojë e të hedhë shtat, Por gjithsesi, ajo arriti të përfaqësohen me veprat e poetëve të saj të parë, Pjetër Budit dhe Jul Varibobës, si të vetmet shprehje artistike të fjalës së kultivuar shqipe. Sa për prozën letrare, në këtë stad të hershëm as që mund të Hitet. Koha e saj ishte ende larg. E megjithatë, gjenia krijuese e shqiptarëve edhe në këto kushte do të gjente shteg të shprehej në lëmin e prozës letrare përmes gjuhës bashkëkohore të kulturës e të letërsisë europiane, siç qe latinishtja. Të kësaj fushe janë veprat në prozë me elemente letrare të mirëfillta të M. Barletit e M. Beçkemit. Ata vijnë nga shekujt XV e XVI, nga koha e Rilindjes europiane, prej së cilës do të përftohej dhe një Rilindje arbëreshe në mërgim, kur Arbëria vuante nën thundrën e huaj. Duhet të presim shekullin XVII që në letërsinë martire shqipe, tek përpiqej të giallonte në atdhe, të ndodhte ai fermentim i brendshëm i brendisë dhe, aq më shumë, i shprehjes së saj, që të kurorëzoheshin përpjekjet e para drejt prozës letrare.

Kuptohet se shqipja në prozë deri atëherë lëvrohej në kufijtë e ligjërimit liturgjik, diturak apo dhe historik, larg elementeve letrare e artistike, gjuhës emocionale dhe figurative. Këto veti deri atëherë ishin të pranishme kryesisht në poezinë shqipe, por ndërkaq në procesin letrar dalëngadalë nën ndikimin e poezisë, si nevojë e brendshme e vetëkrijimtarisë, fjala amtare do të pritej drejt elementeve artistike dhe në këtë lëmë. Një dukuri e tillë cilësore, që do të shënonte fillimin e një kthese në letërsinë tonë, do të shfaqej e mëshirohej në veprën “Cuneus prophetarum “ ( “Çeta e profetëve“) e Pjetër Bogdanit, botuar në vitin 1685 në Itali. Është kjo një vepër me përmbajtje komplekse, në radhë të parë me tematikë fetare, po dhe me tema laike—filozofike e diturake. Sipas studiuesit të tij, Ibrahim Rugova, në qoftë se në pjesën e parë “Çeta e profetëve“ realizohet përmes ligjëratës shkencore, në pjesën e dytë kemi të bëjmë me një ligjëratë të mirëfilltë artistike, pra me një prozë letrare. Aty rrëfehet për jetën e Jezu Krishtit, vështruar e trajtuar në plan njerëzor, në drama dhe situata psikologjike, ndërtuar me përshkrime, me dialogë e monologë, tipare këto të prozës artistike. Dhe kjo është aq e vërtetë, sa Gjergj Fishta do të ndalet në këtë aspekt kur shkruan se:

“Në këtë vepër të të madhit, shkrimtarit tonë, të bind jo vetëm naltësia e argumentit e hapësina e dijes dhe e njoftimeve të tija, por dhe pastërtia e gjuhës, hijeshia e thanj evet, përshtatësija e fjalëvet, ritmi e ndërtimi estetik i periudhave: në mënyrë që vepra posë dijenike asht dhe letrare në kuptimin e vërtetë të fjalës”.

Pra, me “Çetën e profetëve” nis solemnisht proza letrare shqipe, një ngjarje kjo madhore, por e vetmuar dhe e distancuar në kohë, po të kemi parasysh se për afro dy shekuj nuk bëhet fjalë për vepra të tilla në letërsinë tonë. Në Shqipërinë e robëruar dhe mesjetare qenë mbyllur të gjitha shtigjet e mendimit dhe krijimit shqiptar. I vetmi mjedis ku bëheshin përpjekje që tradita paraosmane e kulturës sonë të mbahej në njëfarë mënyre gjallë, do të ishte hapësira e arbëreshëve të Italisë. Prandaj nuk ishte e rastit që prej këndej do të vinte dhe vepra e parë e mirëfilltë artistike e letërsisë kombëtare shqipe, siç qe poema “Milosao ” e J. De Radës (1836). Ishte kjo një nga manifestimet ogurmira të Rilindjes sonë, fillimi i një epoke të re në kulturën dhe jetën shpirtërore të shqiptarëve. Shekulli i nëntëmbëdhjetë do të jetë shekulli i Rilindjes shqiptare, i përpjekjeve të organizuara për zgjimin e ndërgjegjes atdhetare dhe të luftës për liri, i një faqeje të re të krijimit dhe të zhvillimit të kulturës kombëtare dhe në këtë kuadër dhe lëvrimi i letërsisë artistike shqipe. Është e kuptueshme se dhe gjatë Rilindjes, brenda Shqipërisë së robëruar, kushtet për lëvrimin e letërsisë qenë krejt të pamundura. Hapësirat e vetme për lëvrimin e saj qenë kolonitë shqiptare në dhe’ të huaj, ku u ngritën shoqata patriotike dhe lindi e u zhvillua shtypi kombëtar.

Gazetat dhe revistat në gjuhën amtare do të bëheshin djep dhe tribunë e mendimit dhe krijimtarisë publicistike e letrare. Më tej, për nevojat e mësimit në fshehtësi të gjuhës së shkruar dhe me hapjen e shkollave shqipe, nisën të hartohen tekstet e para mësimore.

Kjo punë e rilindësve filloi me abetaren e parë në gjuhën shqipe të hartuar nga Naum Veqilharxhi më 1844, nën titullin “Evetare ”, e cila njohu një përhapje ilegale në Shqipëri. Më pas, për t’ ju përshtatur kushteve, u hartuan dhe abetare shqipe, por me alfabete të huaja. Kështu, K. Kristoforidhi botoi dy abetare, gegërisht (1867) dhe toskërisht (1868) në alfabetin grek, kurse Daut Boriçi një abetare në alfabetin arab (1889). Ndërsa Sami Frashëri, duke ndjekur shembullin e Naum. Veqilharxhit, hanoi e botoi “Abetaren e gjuhës shqipe” (1886), e cila do të dallohej nga përmasat dhe niveli. Në faqet e tyre u përfshinë shkrime të thjeshta në prozë, që i hapën rrugën prozës për te publiku. Kjo traditë më vonë do të çohej më tej me hartimin e teksteve të këndimeve duke nisur me “E këndimit të çunave.

Këndonjëtorja“ (1884), hartuar nga Naim Frashëri. Në këtë vazhdë pastaj do të hartoheshin “Këndime për shkollat e para të Shqypnisë ” (1902-1906) nga Ndre Mjeda dhe “Knime t’para për Msonjëtore të Shqypnisë” (1905) nga Luigj Gura— kuqi, “Këndime ” (1910) nga Mitat Frashëri etj.

S’ka dyshim se në këto libra shkollorë, për nevojat e mësimit në gjuhën shqipe, do të përfshiheshin dhe tekste letrare në prozë veç vargjeve, që do të shënonin fillimet e prozës sonë të Rilindjes, pra dhe lindjen e letërsisë për fëmijë. Kemi të bëjmë me shkrime modeste, skica, rrëfenja, dialogë me tema të thjeshta me karakter didaktik, moralizues e diturak, të shkruara me një shqipe të qartë, koncize e të rrjedhshme. Në këtë vështrim, shembullin më të mirë na e japin copat letrare të Naim dhe Sami Frashërit, të botuara në abetaret e tyre, si prova të suksesshme të aftësive shprehëse dhe estetike të gjuhës amtare në lëmin e prozës. Por vepra më përfaqësuese, që i zgjeroi kufijtë e prozës shqipe në hapat fillestarë dhe dha modelin e saj të parë në letërsinë tonë, është tregimi “Gjahu i malësorëve ” i Kostandin Kristoforidhit (1884), shkruar në dy dialektet kryesore të shqipes. I ngritur mbi një subjekt tipik shqiptar, me lëndë të gjallë nga jeta, me personazhe ekspresive dhe atmosferë piktoreske, me aksion energjik dhe dialog dinamik, mbi të gjitha i shkruar me një gjuhë të bukur, të pasur dhe të pastër shqipe, ai dhe sot e kësaj dite ka mbetur një tregim antologjik, që s’e ka vjetruar koha.

Në të njëjtin vit, ndërkaq, Naim Frashëri ndërmerr një hap të mëtejshëm në fushën e prozës, duke shkruar novelën “Katër stinët” në gjuhën turke. Është kjo një vepër që, ndonëse nuk ka asgjë shqiptare, përbën një sprovë të ndryshme nga poezia që autori shkruante. Kemi të bëjmë me një histori dashurie me theks e frymë romantike të dy të rinjve anonimë, pa subjekt, vendosur në një mjedis konvencional. Në vend të ngjarjeve, ajo ngrihet mbi meditime dhe përjetime dashurore të dy personazheve pa emra. Dashuria e tyre evidentohet me paralelen që autori heq mes stinëve të Vitit dhe stinëve të jetës. Përmes kësaj simbolike nënvizohet dialektike e lindjes, lulëzimit dhe zbehjes së dashurisë njerëzore në çift.

Kontribut në prozën shqipe të Rilindjes do të jepte dhe Andon Zako Çajupi me dy tregimet “Mysajirët e Çajupit” dhe “Historia-e një familjeje”, të shkruara në frëngjisht nën titullin “Besa—besë ” (1898). Ndryshe nga Naim Frashëri, që lëvron prozën simbolike shtjelIuar në plan filozofik, Çajupi frymëzohet nga jeta shqiptare dhe trajton probleme të saj. Ai prek dy nga plagët më të rënda të shoqërisë sonë, që shqetësojnë dhe dëmtojnë shqiptarët gjatë Rilindjes Kombëtare Shqipëtare, siç janë kurbeti dhe gjakmarrja. Ajo që i karakterizon tregimet e Çajupit është vërtetësia, trajtimi realist i ngjarjeve dhe i personazheve. Autori Vinte nga një krahinë si Zagoria, ku kurbeti shkatërronte familje e shkaktonte drama nga më të dhimbshmet. E tillë është ngj arja tragjike që ngërthen tregimi “Historia e një familjeje”, ku lexuesi Vihet përballë një realiteti të ashpër dhe prekës. I njëjti realitet social, por në një aspekt tjetër, zbulohet në tregimin “Mysafirët e Çajupit“. Janë dhuna e bejlerëve dhe arbitrariteti i administratës osmane, ato që zgjojnë zemërimin dhe revoltën e fshatarësisë, të cilat autori i ka mëshiruar në figurën e kaçakut kryengritës. Në kushtet e anarkisë feudale, të shtypjes dhe nëpërkëmbjes së popullit të thjeshtë, ai lufton padrejtësitë dhe merr në mbrojtje. Viktimat e saj dhe sidomos gratë. Çajupi sjell kështu për herë të parë, në letërsinë shqipe, një frymë të theksuar antifeudale.

Një autor tjetër i ri, që do t’i vijë prozës sonë të shkurtër në fillim të shekullit XX nga diaspora, do të jetë F an Noli. Në vitin 1903 ai do të botojë në greqisht, me emrin Th. Mavromati, në shtypin e Athinës (“Numas”), pesë proza poetike, siç janë: “Sufleri i madh”, “Lutja ime”, “Dhe u zhyta në lexim”, “Në majëmalz’n Bernar” dhe “Shpirti i përgjumur si Nili Ashtu si Naimi dhe Fan Noli shkruan e lëvron prozën alegorike dhe i shpreh idetë e tij me një gjuhë metaforike. Janë këto shqetësimet e djaloshit të pakënaqur nga realiteti i padrejtë dhe shprehje e aspiratave liridashëse. Sado që në mënyrë të mjegullt, ai synon drejt së ardhmes, tërhiqet pas ideve të guximshme, përqafon idetë e Niçes, duke iu kundërvënë regresit, mashtrimit dhe hipokrizisë shoqërore.

Nga fundi i Rilindjes, me vitalizmin e lëvizjes kombëtare dhe gjallërimin e shtypit, kur proza publicistike e përpunoi gjuhën dhe arriti stade të reja, do të hidhen hapa të mëtejshme të prozës letrare dhe kryesisht asaj të shkurtër. Këtë kapërcim cilësor në letrat shqipe do ta realizonin talente të brezit të ri që i vinin letërsisë sonë të Rilindjes.

Pionier i kësaj proze të re që po lindte do të bëhej Faik Konica. Në faqet e revistës së tij “Albania” (1897-1909), ai do të botonte prozat e tij të para, një letërsi kjo ndryshe nga ajo e traditës, e trashëguar në këtë fushë. Brenda dy viteve (1897- 1898) Faik Konica i jep publikut shqiptar tregimet ”Lulja e maleve”, “Mrika“,Në dritë të hënës” etj., si dhe prozat poetike “Bora”, ”Në liqen”, ”Anës liqenit“, “Malli i atdheut”. Ishin këto krijime letrare me temë patriotike nga jeta e bashkatdhetarëve të tij, dhënë në një dritë të re, me një shprehje origjinale, që proza jonë nuk i kish njohur deri atëherë. Me këto shkrime, Konica i hapte derën letërsisë së vërtetë anistike, duke u shfaqur kështu, siç thotë F. Noli, “krijues i prozës moderne shqipe”. Sepse ndryshe nga paraardhësit, por dhe bashkëkohësit, ai fuste në letërsinë tonë praktika dhe frymë oksidentalë për nga shumëllojshmëria e temave, perceptimi dhe konceptimi i realitetit shqiptar dhe, aq më tepër, në përdorimin e mjeteve e të trajtave shprehëse.

“Talenti i tij glosoplastik, – shkruan V. Koça, – arrin ta punojë e ta ngjeshë  fjalën shqipe, t’i japë asaj larshmeri trajtash dhe finesë, forcë e bukuri magjepsëse …”. Me prozat poetike dhe tregimet origjinale, me lëvrimin për herë të parë të esesë, ai hodhi themelet e një tradite të re në prozën shqipe, duke u bërë kësisoj pionier i pazëvendësueshëm i saj. Proza e tij e shkurtër në faqet e “Albanias” do të ishte vetëm preludi, sepse këtë rrugë të çelur ai do ta vijojë më tej në vitet që do të vinin duke dhënë modele, sado të kursyera, për brezat e prozatorëve të ardhshëm. Të tilla do të jenë tregimet “Katër përrallat nga Zullulandi ”, “Çipi i palaçove “ I urti malit” etj., që dallohen për realizmin e thellë, frymën kritike dhe thekset satirike e sarkastike. Me këtë përvojë të pasur krijuese të prozës së shkurtër, që karakterizohej nga ndjeshmëria e lartë artistike dhe përdorimi mjeshtëror i gjuhës shqipe, ai shkoi i sigurt dhe i suksesshëm drejt prozës së, gjatë, duke i dhënë letërsisë sonë romanin “Doktor Gjilpëra”. Individualiteti airtistik i Faik Konicës, që është sa pjellë e botës shqiptare, aq dhe e intelektualit me formim oksidental që i dha orientim perëndimor letërsisë dhe kulturës sonë, do të luante një rol fatlum për mbarësinë e prozës sonë të shkurtër.

Sigurisht, procesi i modernizimit dhe i kualifikimit të prozës sonë në kapërcyell të shek. XIX-XX nuk qe i lehtë. Ndër autorët e këtyre viteve do të ishin të paktë ata që do të ecnin në udhën që hapi Konica. I vetmi që ndoqi me sukses këtë traditë të re do të qe Lumo Skëndo. Ai do të shkruante në vitet e fundit të Rilindjes proza poetike, skica, tregime, të cilat, ndryshe nga Konica që do t’i botonte nëpër faqet e shtypit, do t’i përmblidhte në një vëllim nën titullin “Hi dhe shpuzë ” (1915). Proza e Lumo Skëndos do të shënonte një faqe të re në letërsinë shqipe, ku bota shqiptare (dhe këtu kam parasysh në radhë të parë shqiptarin me psikologjinë dhe identitetin e tij) dhe idetë e Rilindjes do të gjejnë një shkallë të lartë pasqyrimi artistik. Ndryshe nga proza rutinë e kohës, proza e tij, e frymëzuar dhe e gatuar me lëndë të gjallë nga realiteti shqiptar, duke iu kundërvënë mentalitetit oriental, sjell një frymë emancipimi dhe poetikë të re.

Në tregimet dhe prozat e tij poetike është Shqipëria në netët e fundit të pushtimit osman, pragu i realizimit të shpresave për çlirimin e saj. Ndaj temat zotëruese janë ato të pajtimit dhe bashkimit kombëtar, plagët e mërgimit, të gjakmarrjes e të mercenarizmit, si dhe qëndresa ndaj dhunës së administratës osmane dhe rreziqet e lakmive të fqinjëve shovinistë. Në gjithë prozën e tij tregimtare gjejmë një gërshetim të temës patriotike me atë Shoqërore, të mishëruar në karaktere tipike shqiptare, në konflikte të “mprehta e situata tronditëse, në përftimin e një atmosfere të veçantë, të vështruara nën një optikë origjinale që ka të bëjë me psikologjinë shqiptare. Jemi kështu përpara një mjeshtri të tregimit jo vetëm falë njohjes së thellë të jetës shqiptare dhe të një ndjeshmërie të lartë, por dhe të një poetike të re të prozës shqipe. Novelat, siç i quan ai, dhe prozat poetike i bashkon lirizmi dhe humanizmi, dallgëzime romantike dhe notat e vetvetishme sentimentale. Në to ndihet subjektiviteti me përjetime autobiografike, sereniteti dhe paqja shpirtërore, nostalgjia dhe malli, lektisja e kujtimeve. Rrëfimi i Lumo Skëndos rijedh e gurgullon përmes një gjuhe të harmonishme, të butë e të ëmbël me një ritëm të brendshëm e tone të larmishme.

Proza tregimtare e Lumo Skëndos arrin kulme me novelat antologjike, siç janë “Plaku i Ylynecit” dhe ”Si vdiq Selman Todorusha Po kështu të bëjnë për vete skicat letrare që shfaqen në kutijtë ndërmjet poezisë dhe prozës, të zotëruara nga motive delikate e të fuqishme të dashurisë, me buisje ndjenjash dhe nota të thella lirike, të shprehura me një gjuhë metaforike dhe koncize. Ndonëse pa subjekt, prozat poetike të Lumo Skëndos, të marra së bashku, përbëjnë një rrëfim të sinqertë për dashurinë, për gjendjet shpirtërore që e shoqërojnë atë, si: malli, ëndrra, fantazia e ndezur, xhelozia etj.

Libri “Hi dhe shpuzë ” është e vetmja vepër letrare që shkroi Lumo Skëndo, por për nga pesha artistike që bart shënon një ngjarje letrare, pasi i solli prozës sonë vlera të një letërsie moderne.

Në shtypin e viteve të fundit të Rilindjes do të bënte emër si tregimtar edhe Milto Sotir Gurra. Tregimet e tij ai do t’i përmblidhte asokohe në librat “Rrëfenja ” (1911) dhe “Goca e malësisë ” (1912). Ai Vinte nga kolonitë shqiptare të diasporës në Rusi, Amerikë, Rumani, BuIIgari dhe sillte prej andej pamje të jetës së vështirë të bashkatdhetarëve të tij në mërgim. Por, nga ana tjetër, tregimet e Gurrës do të pasqyronin dhe trajtonin e temave nga realiteti shqiptar brenda vendit.

Kemi kështu një alternim të temave të mërgimit me temat burimore shqiptare. Në qendër të krijimtarisë së tij tregimtare janë vënë shtresat e varfra të qytetit dhe të fshatit, bota e tyre plot halle, varfëria dhe padrejtësia, shtypja sociale, dhuna dhe arbitrariteti i bejlerëve. Por ndërkaq hidhet dritë mbi luftën për pavarësi të shqiptarëve kundër pushtuesve turq si bartës të ideve patriotike, komitë të çetave për liri, përhapës të shkrimit e të librave shqipe, që vijnë sidomos nga radhët e vegjëlisë. Heronjtë e tij janë shegertë, fshatarë, luftëtarë të çetave, mërgimtarë të

kthyer në atdhe. Të gjithë këta i karakterizon atdhedashuria, ndjenja e sakricës, guximi dhe vetëmohimi. Vlerat dhe virtytet e tyre do të shfaqen në luftën kundër pushtuesve, por dhe në rezistencën dhe mospajtimin e tyre me shtypjen e padrejtësitë shoqërore. Heronjtë e Gurrës s’kanë iluzione sentimentale për pajtime sociale mes tyre dhe bejlerëve, siç ndodh në veprat e ndonjë autori të Rilindjes.

Milto Sotir Gurra. është shkrimtari tipik i kurbetit dhe, ashtu si Foqion Postoli në romanet e tij, ai e trajton këtë temë gjerësisht në pjesën më të madhe të tregimeve. Duket kjo qartë qysh në krijimet e kohës së Rilindjes, por akoma më shumë, më vonë, kur botoi librin “Plagët e kurbetit” (1938). Është në to bota mërgimtarë e bashkatdhetarëve të tij, me të cilët autori ka ndarë malIin dhe hallet në dhe të huaj. Ai e njeh shumë mirë jetën e tyre, punën e rëndë që kryejnë, lidhjet shpirtërore që mbajnë me vendlindjen, p jesëmanjen në lëvizjen patriotike, dashurinë për gjnhën amtare, gatishmërinë për t’i shërbyer kauzës së shenjtë të atdheut.

Tregimet e M.S. Gurrës kanë vërtetësi jetësore, janë të ndjera, të përshkuara nga atdhedashuria dhe fryma demokratike. Rrëfimi i tij është i thjeshtë si nga gjuha e stili, ashtu dhe nga ana kompozicionale. Ndjehet tendenca për një pasqyrim real të jetës, por nuk mungojnë notat sentimentale, tonet romantike, njëfarë naiviteti i shprehjes, tipare këto përgjithësisht të letërsisë shqipe në stadin e asaj kohe.

S’ka si të mos paraqesë interes për prozën e shkurtër të letërsisë sonë të Rilindjes dhe tregimi “Hija e Skënderbeut“, “Mbretit të Shqypnisë ” i Banush Shpatarakut, botuar në Elbasan në vitin 1907. Autori për kushtet e kohës është detyruar të shfaqet publikisht me pseudonim dhe jo me emrin e vërtetë. Deri më tani hulumtimet akoma nuk e kanë identifikuar autorin, por ka shumë të ngjarë, për nga gjuha dhe vendi i botimit, që të jetë publicisti Lef Nosi. Tregimi trajton një temë tipike të Rilindjes, ku gërshetohen linja patriotike me atë sociale. Rrëfen për kthimin në atdhe nga kurbeti të një të riu patriot, përhapës i librave shqip, i cili ndeshet me dhunën dhe korrupsionin e pushtuesve osmanë dhe gjendjen e rëndë të bashkatdhetarëve të tij. Por ajo çka është zotëruese në tregim ka të bëjë me faktin se shqiptarëtjanë në pritje të lirisë. Jetojnë aq shumë shpirtën’sht me të, sa ajo u fanitet në trajtën e hijes së Skënderbeut. Është një plak’ 1 shenjtë që vjen e ikën në vatrat e tyre dhe lë pas shpresën dhe besimin se liria do të vijë vetëm në qoftë se shqiptarët bashkohen. Tregimi është shkruar me një gegërishte të butë në stil të rrjedhshëm që flet për talentin prej prozatori të autorit.

Bilanci sasior dhe cilësor i prozës së shkurtër në letërsinë e Rilindjes është modest Numri i  veprave paraqitet i kufizuar dhe akoma më i pakët ai i autorëve. Kuptohet se tonin letërsisë shqipe, në këtë periudhë, la jepnin poezia dhe proza publicistike. Proza artistike do të hidhte vetëm hapat e parë, por që me krijimet më të mira shënoi një progres duke dëshmuar për aftësitë shprehëse të gjuhës shqipe dhe shfaqjen e talenteve në këtë fushë. S’ka dyshim që rrugën prozës sonë të shkurtër ia hapi artistikisht poezia dhe gjuhësisht publicistika, ndërsa për bazë pati traditën e pasur të prozës sonë popullore. Nga ana tjetër, asaj do t’i vinte në ndihmë sadokudo dhe përvoja e letërsisë së huaj, me të cilën po njiheshin autorët shqiptarë.

Është interesant fakti që proza e shkurtër, në fillimet e veta, ishte në kërkim të emërtimit të saj. Nuk u gjet menjëherë termi apo emërtimi letrar. Ai do të lëkundej ndërmjet termave rrëfenjë, rrëfenjëzë, përrallë, tregonjëzë deri sa u gjet dhe mori qytetarinë letrare emërtimi kryesor, tregim.

Proza e shkurtër shqipe e Rilindjes, pavarësisht nga historia dhe arritjet modeste, përbën një realitet letrar që ka tipare të vetat ideoartistike. Në radhë të parë, ajo lindi dhe u frymëzua nga idetë patriotike duke u vënë në shërbim të çështjes kombëtare. Proza jonë e shkurtër do të ishte një nga trajtat e reja që mori letërsia shqipe për të dëshmuar evoluimin intelektual të shoqërisë shqiptare si risi e shpirtit artistik të shqiptarëve, por, nga ana tjetër, për të treguar dhe mundësitë e aftësitë shprehëse të gjuhës sonë amtare. Veç kësaj, s’duhet harruar se një letërsi e tillë lindi dhe u nxit gjithashtu nga nevojat që kish shkolla shqipe, siç shërbeu dhe si një formë tjetër e kualifikuar e propagandës atdhetare përmes shtypit.

S’ka dyshim që tiparet e prozës shqipe, ashtu si e të gjithë letërsisë sonë, u përcaktuan nga fryma e Ri1indjes Kombëtare, nga atdhedashuria, iluminizmi dhe humanizmi. Prej tyre do të buronte dhe drejtimi letrar që ajo mori, siç qe romantizmi, drejtimi i saj kryesor, që shprehte frymën zotëruese të kësaj epoke historike. Por nga ana tjetër, trajtimi i temave sociale, nota antifeudale, do t’i hapnin shteg fillesave të realizmit, që do ta afronte letërsinë tonë me jetën shqiptare. Në këtë stad ishte e kuptueshme se nuk do të mungonin notat sentimentale, si refeks i nivelit në të cilën ndodhej shoqëria jonë.

II

Pas shpalljes së Pavarësisë, me lindjen dhe mëkëmbjen e shtetit shqiptar, në kushtet e një jete kombëtare, filloi një periudhë e re për letërsinë shqipe në përgjithësi e natyrisht edhe për prozën e saj në veçanti. Shoqëria shqiptare, pavarësisht nga vështirësitë dhe rreziqet me të cilat përballej, duke u përfshirë në kufijtë e një jete normale, do të ishte tani një burim shumë i pasur lënde e temash, problemesh e ngjarjesh, karakteresh e tipash, aq të domosdoshme e jetike për prozën. Në këtë fazë do të ishte proza e shkurtër, në radhë të parë, ajo që do të ushqehej nga realiteti shqiptar i kohës. S’ka dyshim që përsëri poezia do të qëndronte në ballë të letërsisë, por nuk mund të mos vëmë në dukje një gjallërim dhe aktivizim të llojeve të ndryshme të prozës së shkurtër, sidomos të tregimit.

Letërsia shqipe, që ishte në kërkim të hapësirave të reja shprehëse dhe të përpjekjeve për ta rritur nivelin e saj, nuk do të qëndronte në kufijtë e këngës, pra vetëm të këndonte, por dhe të tregonte e të përshkruante jetën në të gjitha dimensionet e saj. Dhe këtë do ta bënte proza me aftësinë dhe vlerat e saj pasqyruese, depërtuese, analizuese e sintetizuese. Në këtë periudhë historike do të ndodhte zhvendosja e qendrës së krijimtarisë letrare nga diaspora në Shqipëri, një tregues ky i rëndësishëm i kthimit në normalitet të shoqërisë shqiptare. Tirana, e shpallur tani kryeqytet dhe qendrat e njohura urbane, si: Shkodra, Korça, Elbasani, Vlera e Gjirokastra do të bëheshin vatra të zhvillimit të kulturës sonë kombëtare, ku letërsia do të luante një roI parësor. Shtypi, si gjithnjë, por akoma më shumë në hapësirat e një jete kombëtare, do të shndërrohej jo vetëm në tribunë të mendimeve e shqetësimeve të kohës, por edhe në djep dhe pasqyrë të letërsisë. Në faqet e tij do të shihnin dritën e botimit dhe do të shkonin për te lexuesit vargjet e poetëve dhe krijimet e prozatorëve. Proza, ndoshta për vetë natyrën e saj, më shumë se poezia që përcillej dhe gojarisht, e kish jetike kontaktin me lexuesin nëpërmjet shtypit. Kjo është arsyeja që proza e shkurtër nj ohu një hov të ri, duke u shfaqur gjithnjë e më shpesh në faqet e gazetave dhe revistave. Është fakt që në vitet ’20 nuk gjejmë të botuar pothuajse asnjë libër në prozë dhe kjo do të vinte sa nga mundësitë e pakta të shtypshkrimit e të vështirësive Hnaneiare, aq dhe vakësia krijuese në këtë fushë. Vetëm në vitin e fundit të këtij dhjetëvjeçari, do të shihte dritën e botimit i vetmi libër i prozës tregimtare “Hija e maleve” e Ernest Koliqit, por dhe ky u botua në Zara të Dalmacisë. Një ngj tuj e kjo madhore e prozës sonë të shkurtër, që, siç do ta shohim më tej, do të shënonte kthesë drejt majave të letërsisë artistike.

Në vitet “20 të shekullit të kaluar, kur proza letrare ishte në formim të shtratit të vet, një ndihmë të madhe për shtrimin e rrugës së saj do ta jepte publicistika. Duke vijuar traditën e pasur që kish krijuar Rilindjajonë kombëtare në këtë lëmë, gjatë dhjetëvjeçarit të dytë të mëkëmbjes së shtetit shqiptar, kur zhvillohej një luftë e ashpër mendimesh dhe aksionesh social—politike kombëtare, publicistika ngjiti kuota e nivele të reja, fitoi pjekuri me idetë e saj të avancuara e të guximshme, bëri të Spikatin individualitete të dalluara, shkroi nga faqet e saj më të fuqishme e më të hijshme me një regjistër të pasur gjuhësor.

Në këtë përpjekje, shkrimtarët do të qëndronin në radhët e para me fjalën e tyre të kualifikuar. Tek ata proza artistike dhe ajo publicistike shpesh do të qëndronin në simbiozë me njëra-tjetrën, siç do të ushqenin dhe shoqja-shoqen. Kështu, do të ndodhë me krijimtarinë e F. Konicës, L. Gurakuqit, M. Gramenos, M. S. Gurrës, L. Shantojës etj. Ishin këto vite shpesh dhe matje forcash për një etapë të re që e priste prozën shqipe. Do të dendësohet lëvrimi i portretit, i pamfletit, i fejtonit dhe veçanërisht iesesë, objekte këto që fqinjërojnë me prozën artistike. Autori tek i cili mishërohet më qartë ky fenomen është F. Konica, me eseistikën dhe publicistikën satirike që shkroi në vitet “20. Pas kësaj, ai do të nisë botimin e ciklit “Katër përrallat nga Zullulandi ” (1922), tregime këto satirike, që ai i cilëson përralla, nga të cilat botoi vetëm të parin, “Më ambasadë e zulluve në Paris”. Megjithëse tregim itrajton një temë universale, nuk mungojnë aludimet dhe paralelizmi me gjendjen në Shqipëri. Mesazhi që ai i përcjell lexuesit është ky: të punohet për të ngritur dhe ndërgjegjësuar popullin, duke pluguar mendjen dhe vetëdijen e tij kombëtare dhe sociale, në mënyrë që të dallojë të mirën nga e keqja e të përqafojë të vërtetën. Tregimi i Konicës është një shembull i prozës artistike për mjeshtërinë narrative dhe kumtet emancipuese që jep përmes notave të humorit dhe satirës së hollë, të vizatimit të personazheve dhe gjuhës së shkathët dhe individualizuese.

Në shtypin shqiptar të viteve “20, përveç autorëve të Rilindjes, do të shfaqeshin emrat e parë të prozatorëve të rinj, që sillnin një zë tjetër në letërsi. Do të botonin së pari tregime, rrëfime dhe skica letrare, firma të reja, që më vonë do të bënin emër në letrat tona, si: Mitrush Kuteli, Haki Stërmilli, Kolë Mirdita (Helenau) etj . Proza e tyre paraqet një gërshetim të temave patriotike me ato sociale, me prirje nga këto të fundit. Në qoftë se Kuteli trajtonte pozitën e rëndë shoqërore të vegjëlisë së qytetit e të fshatit, Stërmilli do të evokonte ngjarje dhe personazhe nga qëndresa e dibranëve dhe kosovarëve në mbrojtje të tokave shqiptare nga shovinistët serbomëdhenj. Edhe në tregimet e Helenaut ndjehet fryma patriotike, përshkruar nga shqetësimet sociale të kohës, me dramat e konfiiktet që zgjojnë diferencat klasore.

Sigurisht, në tregimet dhe skicat letrare të brezit të ri që po debutonte bëhen përpjekje interesante për të paraqitur realitetin shqiptar, ku zotërojnë ndjenjat, notat sentimentale dhe përfytyrime shpesh romantike të jetës. Ndjehet lulëzimi i talentit, por dhe përvoja e kufizuar jetësore dhe letrare, ndjehet dëshira për të rrëfyer, përpjekja për një hetim psikologjik të situatave dhe skicimin e personazheve, por vihen re dhe dobësi të mjeteve shprehëse, çaIime kompozicionale dhe të meta gjuhësore. Krahas freskisë së ndjenjave,lirizmit dhe mendimeve pozitive, proza e tyre karakterizohet nga sentimentalizmi dhe skematizmi, nga një lloj emfaze dhe gjuhe retorike e njëtrajtshme. Megjithatë, krijimtaria e tyre është dëshmi e qartë që letërsia shqipe nuk e ka ndërprerë vazhdimësinë e vet të brendshëm në kushtet e ndryshimeve historiko-sociale që kanë ndodhur. Faqet e saj më të mira që po shkruheshin Hisnin për arritje të pritme të letrave shqipe.

Dhe këto arritje u manifestuan në dhjetëvjeçarin e tretë, kur shoqëria shqiptare gjeti njëfarë stabiliteti me forcimin; institucioneve shtetërore, me zhvilIimin e arsimit dhe të kulturës kombëtare, ine gjallërimin dhe pasurimin e shtypit, sikundër tërhiqte vëmendjen lindja e një lëvizjeje mendore brenda mundësive modeste të kohës. Në kapërcyell të këtyre viteve krahas brezit të shkrimtarëve të Rilindjes, që vijonte të jepte kontributin e vet të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare, kryesisht në prozë, do të vinte një brez i ri, me talente të fuqishme që do ta lëvronin më thellë fushën e prozës së vërtetë, duke sjellë realizime dhe parametra të reja të panjohura prej saj. Disa arritj e të prozës sonë, siç e përmendëm më lartë, qenë më shumë episodike, me tregimet dhe skicat letrare të F. Konicës e L. Skëndos, sikundër duhet nënvizuar se në fillim të dhjetëvjeçarit të dytë lindi dhe romani shqiptar me veprat e N. Nikajt dhe F. Postoli. Megjithatë, prozës shqipe i mbetej të shkurtonte distancën me poezinë, të lëvrohej më tej, të kualifikohej e të pasurohej dhe këtë detyrë historike do të niste ta kryente brezi i ri i prozatorëve që erdhi në vitet “30.

Aktin e parë madhor të hopit që po bënte proza e shkurtër shqipe do ta shënonte botimi i tregimeve të shkrimtarit të ri Ernest Koliqi, të përmbledhura në vëllimin “Hija e maleve”. Vetë titulli i librit hedh dritë mbi tematikën e lëndës së tij. Është fjala për realitetin e malësisë, për jetën e malësorëve, të cilën një talent i fuqishëm e një intelektual me horizont evropian si Koliqi, me një njohje të thellë e të drejtpërdrejtë, do ta pasqyronte e ngrinte në art. Ishte reaIiteti patriarkal i malësisë së veriut, bota shqiptare midis maleve, psikologjia dhe mentaliteti, jeta zakonore dhe rendi kanunor i saj. Ashtu siç është vërejtur nga kritika, këto tregime kanë për strumbullar kanunin, ligjet e tij, që e kanë kthyer atë në forcën lëvizëse dhe organizuese të jetës, por dhe të forcës frenuese, që shkakton më shumë se gëzime, fatkeqësi, drama, tragjedi. Mbi kanunin ngrihet morali dhe ligji i maleve, që përcaktojnë karakterin e njerëzve, frymëzojnë epikën heroike e tragjike, botën shpirtërore me hovet e ashpra lirike. Është kjo lënda që ka bërë të lindin subjektet e tregimeve të Koliqit, që kanë për bazë një realitet me shtresime shekullore, ku gjallon jeta nën hijen e maleve, të cilën autori e pasqyron dhe e reflekton, e rindëiton mjeshtërisht në tregimet e veta.

Pra, një jetë e ashpër, pavarësisht nga pamja rustike, me probleme të ndërlikuara sociale dhe psikoanalitike, ngarkuar me besëtytni e paragjykime konservatore, me instinkte të përftuara nga një traditë e lashtë, larg qytetërimit urban. Është kjo traditë gati atavike që dikton filozofinë dhe moralin, ligjet dhe normat e bashkëjetesës së këtyre njerëzve. Të gjitha këto gjejnë pasqyrim te dymbëdhjetë novelat, siç i quan autori, e përmbledhjes “Hija e maleve”, të shprehura në ngjarje autentike, të dhëna përmes situatash dramatike, në rrethana vendore e kohore origjinale. Dhe ç’është më e rëndësishme, të mishëruara në personazhe që përfaqësojnë karaktere tipike të mjediseve dhe psikologjisë malësore, me një gjuhë të individualizuar, të pasur dhe ekspresive. E gjejmë këtë te novelat ”Diloca ”, ”Kërcimtarja e Dukagjinit”, ”Kur orët lajmojnë ” etj., por që kulmon me novelën “Gjaku”, ku sintetizohet e analizohet jeta e malësisë, vështruar në plan social e psikologjik. Një iigurë tipizuese si ajo e Dodës, e këtij mësuesi të virtytshëm i përgatitur intelektualisht nëpër shkolla, por rob i rrënjëve të veta dhe i brumosur me normat kanunore bart e manifeston dramën e madhe të malësisë, me nota tragjike, që vetëm një njohës i thellë e psikolog i hollë si Ernest Koliqi mund ta realizonte. Proza e shkurtër shqipe s’kishte njohur deri atëherë nivele të tilla, një realitet artistik me përgjithëshne novatore dhe mjeshtri të spikatur, siç prezantonte libri “Hija e maleve Hapej kështu një udhë e re, që Koliqi do ta vijonte me përmbledhjen tjetër  ”Tregtar flamujsh ”, që botoi gjashtë vjet më vonë (1935). Ky libër sillte ballazi  para lexuesit Shkodrën, vendlindjen e autorit, kryeveprën e Shqipërisë së Ve- riut, me traditën dhe realitetin bashkëkohor, me njerëzit dhe mjedisin e saj aq të veçantë, me psikologjinë dhe fatin e tyre. Në hapësirat plot dritë dhe hije të novelave të Koliqit ndihet jeta shkodrane plot impulse e kontraste, lëvizin personazhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë, intelektualë e tregtarë, klerikë e zanatçinj, punëtorë e malësorë, të pasur e të varfër. Është qyteti tipik shqiptar i provincave ballkanike, me histori e kulturë të lashtë, me fizionomi të dallueshme, fokusuar në optikën evropiane të autorit. Një optikë e tillë e bën shkrimtarin tonë, të brumosur e formuar te burimet e letërsisë moderne të kontinentit, ta rrokë e ta përshkruajë Shkodrën e tij, në rastet më të goditura me vërtetësi, pavarësisht nga adhurimi dhe nostalgjia që ka për të. Ai zbulon individualitetin e saj, origjinalitetin dhe të veçantën, jo vetëm për sa i takon peizazhit piktoresk të natyrës, por, mbi të gjitha, shpirtin dhe frymën e vendlindjes, njëmendësinë shkodrane, gjykimet e paragjykimet, humorin. Një jetë urbane plot kontraste, me struktura sociale të qarta, ku dallohen kontradiktat shoqërore, me të pasur e me të varfër dhe qëndrimi i qartë ideoemocional i autorit ndaj tyre.

S’ka dyshim se Koliqi është përfaqësues iborgjezisë shkodrane, ndaj e merr në mbrojtje dhe e përshkruan herë—herë me ngjyra idilike, ndonëse e kritikon dhe e fshikullon jo pa dhimbje, sigurisht më shumë në planin moral se atë social. Sepse një njohës i thellë i jetës së vendlindjes dhe vrojtues i hollë i psikologjisë së njerëzve të saj, si Koliqi, s’kish si të mos jepte aspekte dramatike të Shkodrës qytetare. Novelat e tij trajtojnë një larushi temash e problemesh, histori të thekshme dashurie, fate njerëzish, karaktere e tipa nga më të ndryshmit, mjedise

dhe atmosferë plot ngjyra e veçanti. Nga ana tjetër, në rrëfimet e Koliqit është Shkodra që flet e tregon, që bën humor e këndon me gjuhën e saj aq karakteristike, të bukur e të pasur, të fuqishme e të nuancuar. Proza e shkurtër shqipe nuk kishte njohur deri atëherë tregime të një niveli të tillë, si ”Bylbylat e Plepishtit“, “Kumbullat përtej manit”, “Tregtarflamujsh ” apo “Djepi i arit”.

Por procesi krijues i Koliqit në lëmin e tregimit do të njihte stade e vlera të reja, kur ai do të botonte një vit më pas (1936) “Shtatë pasqyrat e Narcizit“. Një buqetë tregimesh, të cilat autori i quan “shtatë pasqyra, poemtha në prozë”, pra, proza poetike, që çonin më tej traditën e hedhur në letrat tona nga F. Konica dhe L. Skëndo. Por, në dallim nga proza e tyre, proza e këtij lloji e Koliqit ka një frymëmarrje më të gjerë, është më përgjithësuese dhe shprehet me një gjuhë simbolike të një shkalle më të 1artë.Ajo është autobiografia shpirtërore e një intelektuali. Përmes mitit të njohur të Narcizit, jep fytyrën e heroit të pasqyruar në shtatë etapat e jetës së tij, që nis nga kërkimi i fytyrës, në kërkimin e vendlindjes, të mallit të atdheut e deri te kërkimi i shpirtit të vet. Të shtatë pasqyrat, me imazhin e heroit bartin ndryshimin filozofik të misionit të artistit, që arrin deri në vetëflijim në emër të lirisë njerëzore. S’ka dyshim se “Shtatëpasqyrat e Narcizit ” shënon një kapërcim tjetër drejt prozës moderne, ngre një urë lidhëse me proceset bashkëkohore evropiane.

Në fakt, me këtë vepër mbyllet cikli i prozës së shkurtër tregimtare të Koliqit. Në vitet që vijnë, tallazet e jetës politike dhe interesa të tjera intelektuale e shkëpusin nga fusha ku ai shkëlqeu dhe bëri emrin e një tregimtari novator. Trashëgimia e pasur që la në këtë lëmë me aq vlera origjinale përbën një shkollë të prozës së shkurtër shqipe të traditës. Është e vërtetë që Konica hodhi bazat e prozës moderne shqipe, por Koliqi, me tregimet e tij, e lartësoi më tej, e bëri të shtojë qytetarinë artistike të një shkalle të lartë.

Në tërësinë e saj tregimtaria e Koliqit, si dukuri krejt e veçantë në letrat shqipe, çeli një rrugë të re në konceptimin dhe perceptimin e realitetit shqiptar, që theu traditën rutinë e të varfër të prozës shqipe të deriatëhershme. Edhe pse ishte adhurues i Fishtës dhe i lidhur me mjedisin intelektual të klerit katolik, ai do të shkëputej nga tradita e tyre konservatore dhe do t’u bashkohej rrjedhave letrare kontemporane, kohës së tij, prirjeve të saj moderne, në ide dhe në shprehjen artistike. Kështu mund të shpjegohen risitë e avancuara të letërsisë evropiane që solli në pasqyrimin dhe plazmimin e realitetit dhe njeriut shqiptar. Duke mësuar dhe përfituar nga përvoja narrative e L. Pirandellos dhe G. d’Anuncios, Koliqi u dha jetë novelave të veta nga jeta shqiptare, ingriti ato me frymën dhe lëndën e vendlindjes, të Shkodrës e të malësisë, me peizazhin e tyre shpirtëror e fizik, duke e ushqyer me kujtimet e fëminisë dhe përjetimet djaloshare, me njëmendësi shqiptare. Të gjitha këto Koliqi do t’i jepte me një arsenal të ri artistik, duke nisur nga gjuha dhe poetika te rrahja e temave dhe trajtimi i tyre, kompozimi dhe zbulimi i situatave e deri te ndërtimi i karaktereve dhe tipizimi i tyre përmes njohjes, hetimit dhe interpretimit psikologjik dhe social. Koliqi bëhet kështu krijuesi i tregimit psikologjik shqiptar. Edhe pse priret herë-herë nga hetimi dhe analiza froidiste, ai e gatuan dhe e ndërton prozën e tij me lëndë shqiptare, me karaktere autentike të tharmit arbëror, që lëvizin e veprojnë në botën shqiptare.

Në korin modest të tregimtarëve shqiptarë të viteve “30, Ernest Koliqi do të bëhej solisti i tij i parë. Ai do të vinte në letrat shqipe nga’ viset e veriut dhe rrëfente e këndonte në dialektin e fuqishëm e të pasur gegë. Por ndërkaq, një zë tjetër, i ardhur nga viset e jugut, do të këndonte e rrëfente në dialektin po aq të fuqishëm e të pasur, siç ishte dialekti toskë. Dhe ky do të qe Dhimitër Pasko, që u njoh, nën pseudonimin letrar Mitrush Kutelim si një solist tjetër i prozës sonë të shkurtër. Kështu, Ernest Koliqi dhe Mitrush Kuteli do të bëheshin dy kryetregimtarët e letërsisë shqipe të periudhës së Pavarësisë, duke krijuar secili shkollën e vet narrative, që dallojnë nga njëra—tjetra. Shkolla këto që e ngritën prozën e shkurtër shqipe në nivelin e narratives europiane për nga konceptimi dhe fryma, për nga temat dhe shprehja moderne, për nga poetike dhe stili. Edhe Mitrush Kuteli debutoi në letërsi nga fundi i viteve “20, kryesisht në shtypin e shqiptarëve të Rumanisë, në fillim si poet dhe më pas si prozator. Prozat e tij ai do t’i quante rrëiime e rrëfenja dhe nëpërmjet tyre do të bënte emër të veçantë.

Librin e parë me rrëfenja “Net shqiptare” (1938) Kuteh do ta botonte nga fundi i viteve “30, për t’u afirmuar brenda një kohe të shkurtër me një varg vë- llimesh rrëfimtare, si “Ago Jakupi e të tjera rrëfenja” (1943), “Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfme—rrëfenja ” (1944), “Dashuria e barbarit Artan “ (1944), “Fshati im pi rakinë” (1944) etj.

Proza tregimtare e Kutelit do të shfaqej në letërsinë shqipe si një rrëfim i përmallshëm për vendlindjen dhe njerëzit e saj, për karakterin dhe virtytet e bashk atdhetarëve, për Visaret e kombit. Një prozë e gatuar me historinë dhe jetën  e gjallë të popullit, sidomos me dertet e gazet e fshatarësisë e të vegjëlisë së qytetit, me frymën e një psikologjie e mendësie thjesht shqiptare, me forcën, pasurinë e bukurinë e fjalës shqipe. Ishte ky një vokacion krejt i ri, që L. Poradeci, qysh në krye të herës, do ta përshëndeste e çmonte për “tonin e përgjithshëm në rrjedhën ritmike të ndjenjave, nuancimin me shije të periudhave të ndryshme”: Kurse, I.  Kadare, në mbarim të shekullit të kaluar, do t’i cilësonte rrëiimet e Kutelit si pasqyrë “të Shqipërisë së përjetshme, që jep vizionin autentik të botës shqiptare”.

Kuteli e pasuroi prozën e shkurtër shqipe me një tip të veçantë tregimi, me rrëfime e rrëfenja, ku në të parat zotërojnë temat patriotike—sociaIe, ndërsa në të dytat motive folklorike e mitologjike. Vështruar në rrafsh kohor, rrëfimet e tij evokojnë e përshkruajnë kryesisht të kaluarën, epoka të afërta e të largëta, historinë që jeton e gdhendur në kujtesën e popullit, të cilën autori e gjurmon, e qartëson, e interpreton dhe ç’është më e rëndësishme, e ngre në art. Përqendrimi dhe fokusimi në të kaluarën në rrëfimet e Kutelit nuk është një mbyllje e qëllim në vetvete, por një zgjidhje origjinale dhe trajtim i veçantë artistik për të dhënë mesazhe e për të nxjerrë mësime që i shërbejnë e i vlejnë të tashmes.

Kështu, në rrëfimin kutelian janë vënë në qendër plagët e shoqërisë shqiptare, si mercenarizmi, gjakmarrja, kurbeti, përçarja, dhuna dhe arbitrariteti feudal. Tema të tilla jetike, në pendën e rrëfimtarit të madh, të treguara reaIisht e artistikisht, përbëjnë disa nga kulmet e prozës sonë tregimtare. Drama e kurbetit zbulohet me vërtetësi e mjeshtri të rrallë në variacione tronditëse te rrëfimet, si: “Xha Brahua i Shkumbanores ”, “Natë qershori ” apo “Vendosa të shkoj në mër gim.

Me thellësi psikologjike dhe forcë përgjithësuese paraqitet zakoni i egër i gjakmarrjes si produkt i jetës patriarkale dhe i politikës përçarëse të bejlerëve dhe pushtuesve në rrëiimet “Mëkat”, “Gjonmadhë dhe Gjatollinjë” etj. Tema antifeudale, aq e trajtuar në letërsinë shqipe, zë një vend të rëndësishëm te Kuteli, si një nga faqet e dalluara për frymën kritike dhe lartësinë artistike. Bejlerët dhe agallarët e tij janë figura përgjithësuese si dhunues dhe shtypës të fshatarëve, shpërdorues të pushtetit, tiranë e uzurpatorë, njerëz me vese e imoralë. Kjo temë rrok rrëfime, si: “Natë muaji Shëmbiter”, “Natë kollozhgu”, “Lumi i madh”, por shkallën më të lartë të mishërimit ideoartistik e gjen te “Vjeshta e Xhelatin beut”, një nga krijimet e rrethe të prozës sonë të shkurtër me këtë temë. Xhelatin beu është beu tipik shqiptar jo vetëm shtypës dhe atdhemohues, por egoist e i pashpirt, parazit e vulgar, me një botë të varfër e të ngushtë, rob i epsheve dhe i pangopësisë. Mbi këtë terren psikologjik autori ka ngritur dramën e egër dhe konfliktin e rëndë social të protagonistit të tij që e ngrenë rrëfimin në kuotat e larta të prozës sonë të traditës. Jeta e vështirë dhe fati i ndërlikuar i kaçakëve dhe e hapsanikëve (të burgosurve), i njerëzve të paligjshëm në përgjithësi i ka

frymëzuar autorit rrëfimet “Si u takua Ndini me Zallorët”, “Net vjeshte të tretë”, “Ago Jakupi ” etj.

Mitrush Kuteli padyshim është një nga tregimtarët me individuaIitet të theksuar ideoartistik jo vetëm të traditës, por ka mbetur i tillë në tërë historinë e prozës së Shkurtër shqipe. Ai ka një fizionomi kombëtare të spikatur sa në frymë, aq dhe në shprehje, që rrokin disa nga sferat kryesore të botës shqiptare, që i sjellin lexuesit jo “vetëm ngjyrat dhe tingujt e saj, por deri dhe tiparet karakteristike të etnosit tonë, që kanë të bëjnë me kategori filozohke dhe juridike, etike dhe estetike. Në universin e rrëfimit kutelian ndihet atmosfera dhe relievi shqiptar, që gjallon e merr jetë nga galeria e pasur e karaktereve dhe tipave, pulson bota shqiptare. Rrëfimet e Kutelit kanë një frymëmarrje të thellë e të gjerë popullore. Ato janë gatuar me jetën dhe shpirtin e tokës së tij amtare.

Vetë autori pohon se nuk ndoqi asnjë model të huaj , por u mbështet në traditën e pasur të prozës sonë popullore, duke e bërë poetikën e saj poetikën e rrëfimeve të tij. Një poetikë e tillë, e përpunuar nga një mjeshtër si Kuteli, u kthye në një mekanizëm të strukturimit artistik që përftoi krijime origjinale. Ashtu si në rrëfimin popullor, edhe në rrëfimin e tij luan një rol të rëndësishëm tigra e rrëfimtarit. Rrëfimtari dhe autori shpesh shkrihen në një ose zëvendësojnë njëri- tjetrin. Elemente të poetikës së Kutelit shpërshfaqen në disa veçori të subjektit e të fabulës në pasurinë e detajit, në variacione të ligjërimit, në origjinaIitetin e kompozicionit.

S’ka dyshim se thesari më i çmuar i prozës kuteliane është gjuha. Pasuria dhe bukuria e saj, gjerësia e regjistrit të shprehjes, nuancat e ligjërimit, ngjyrimet dhe tingujt që bart fjala në pendën e tij, e bëjnë Kutelin një nga mjeshtrit dhe stilistet e mëdhenj të mbarë letërsisë shqipe.

Proza e Kutelit i takon letërsisë realiste, por fryma e saj nuk mund të kuptohet pa notat e theksuara romantike. Ajo ka karakter liriko-epik, pra qëndron mes frymës lirike dhe trajtave epike, ku shpesh zotëron e para, sepse, siç thotë dhe vetë autori, “për të treguar duhet një flirt lirik”.

Në vitet 30 -40 të shekullit të kaluar, proza e shkurtër shqipe shkroi faqe të reja. Erdhi në letërsi një brez i talentuar prozatorësh që me krijimet e tyre sollën frymë dhe koncepte novatore, vështrime realiste për jetën, probleme të mprehta sociale. Në qendër të vëmendjes së tyre do të ishte njeriu i thjeshtë i qytetit dhe i fshatit, i pasqyruar si qenie shoqërore dhe i trajtuar në frymën e ideve të përparuara të kohës. Nën dritën e këtyre ideve, ata do të jepnin varfërinë dhe mjerimin, pakënaqësinë dhe revoltën e njerëzve të punës, do të shpallnin e mbronin disa të vërteta të guximshme. Proza depërtoi më thellë në jetën e shoqërisë shqiptare,

mori përmbajtje të theksuar sociale duke rritur kështu rolin e saj në emancipimin e letërsisë dhe të vetëdijes qytetare.

Duke u përqendruar kryesisht te koha e saj, proza e këtyre viteve u shkëput nga temat tradicionale të letërsisë së Rilindjes, nga fryma romantike, nga ato shqetësime e probleme që i takonin një epoke tanimë të kapërcyer. Premisat e reja që nisën të duken në prozën shqipe të viteve “20, në vitet që erdhën u kristalizuan dhe shkuan drejt konsolidimit, duke i dhënë asaj një fizionomi të vetën.

Fytyrën origjinale e prozës së shkurtër të viteve “30 – “40 sigurisht, në radhë të parë, ia dha lënda e gjallë e jetës shqiptare, problematika e mprehtë dhe atmosfera e rënduar e mjedisit social, por dhe ajo laryshi variacionesh që mori pasqyrimi i realitetit dhe e njeriut shqiptar, ai mozaik mjetesh dhe stilesh të reja. Pra, në prozën tonë të shkurtër erdhën individualitete artistike me tiparet e tyre krijuese.

Është kjo një plejadë prozatorësh të talentuar mes të cilëve do të shquhej Migjeni,

i cili me shkrimet e tij realiste dhe cilësore do të gjendej në krye të saj. U krijua kështu një grupim letrar i njohur si brezi i viteve “30, që i bashkonte platforma ideoestetike për një letërsi të angazhuar, në emër të idealeve shoqërore. Tribunë e krijimtarisë së tyre do të bëheshin revistat “Illyria”, “Përpjekja shqiptare”, “Bota e re” etj. Proza e shkurtër që ata shkruan do të mbante emra që u bënë të njohur për lexuesit, si: Nonda Bulka, Sterjo Spasse, Petro Marko, Vedat Kokone, Anton Logoreci, Injac Zamputi, Musine Kokalari, Ismet Totot, Veli Stafa etj.

Këta qenë kryesisht intelektualë të rinj, mësues, gazetarë, studentë, që vinin nga vise dhe mjedise të ndryshme të vendit, me kahje dhe formim perëndimor, të shkëputur krejtësisht nga tradita orientale. Disa qenë prozatorë të mirëfilltë, si: Nonda Bulka, S. Spasse, I. Zamputi, V. Sejko etj. Të tjerë qenë dhe poetë, si: Migjeni, P. Marko, V. Kokona, V. Stafa etj. Por shkrimtarët e rinj, vështruar nga pikëpamja e ideve që shprehnin dhe nga pozita social—politike, diferencoheshin në dy drejtime: prozatorë me prirje radikale, madje revolucionare, për një letërsi të angazhuar sociale dhe, të tjerë, prozatorë me prirje demokratike-humane. Por pavarësisht nga drejtimi ideor, ata i bashkonte talenti, përkushtimi dhe përpjekja për një letërsi me vlera artistike, secili në profilin e vet krijues.

S’ka dyshim që figura më përfaqësuese e këtij brezi në fushën e prozës së shkurtër paraqitej Migjeni. Ai do të harmonizonte pasqyrimin realist të jetës shqiptare me forcën e madhe artistike, duke u bërë kështu një zë krejt origjinal e novator i prozës sonë moderne.

Migjeni, krahas poezisë, lëvroi me sukses skicën letrare dhe tregimin ose, siç e quante ai, novelën. Por, në qoftë se skicat arriti t’i botojë në shtypin e kohës, tregimet e përmbledhura nën titullin “Novelat e qytetit të veriut” mbetën në dorëshkrim dhe u bënë publike vetëm pas vdekjes së tij. Temat që ai trajtoi qenë pak a shumë ato të poezisë, por në prozë ato gjetën një trajtim më të gjerë e më të thellë. Tematika e tyre zotëruese do të qe kryesisht ajo sociale, do të qenë ato fusha të jetës shqiptare, që te Migjeni gjetën autorin i cili do t’i pasqyronte e trajtonte me një vërtetësi tronditëse dhe mjeshtri të lartë. Proza e tij, nga të gjitha pikëpamjet, nuk do të kishte lidhje me letërsinë e traditës, ai do të krijonte një traditë të re me lëndën që solli dhe ide, që i përçoi me guximin krijues dhe qytetar. Askush sa ai nuk do të arrinte që brenda një kohe tepër të shkurtër të shpërthente si vullkan dhe me llavën e tij të përshkruante realitetin social shqiptar të kohës, që dergjej në skamje e mjerim, i shtypur e i nëpërkëmbur, në padije dhe errësirë.

Skicat letrare të Migjenit do të rroknin botën shqiptare, të qytetit dhe të fshatit, duke variuar në forma të ndryshme nga vizatimi dhe profili, te vëzhgimi dhe proza poetike. Këto do të qenë me ose pa subjekt, me ngjarje ose pa ngjarje, meditime, alternativa mendimesh e gjykimesh, në varësi të ideve, të problematikës, të shqetësimeve të kohës (“Tragjedi apo komedi”, “Sokrat i vuajtun apo derr i kënaqun?”, “Novelë në krizë”, “Ose… ose” etj.) Skicat migjeniane karakterizohen nga nota ironie ose satire, me qëndrime emocionale të qarta, në mbrojtje të së vërtetës e të së drejtës, kundër hipokrizisë e demagogjisë. Në to lëvizin personazhe nga shtresat e varfra të fshatit e të qytetit, me emër ose pa emër, herë konvencionale e herë simbolike, por ngaherë të vërtetë e të motivuar psikologjikisht (“Vetëvrasja e trumcakut”, “Moll’ e ndalueme”, “Në kishë”, “Ngjarje pa lëvizje ”). Disa nga skicat (“Gogoli ” apo “Të korrat” etj.) janë sinteza mendimesh të kthyem në simbole. Por një pjesë e skicave ngrihen mbi subjekte konkrete, nisur nga ngjarje të jetës, veçanërisht ato me tema të malësisë, si “Zeneli”, “Luli i vocër”, “Qershia”.

Skicat janë të populluara me personazhe përfaqësuese të shtresave të skamura e të shtypura, si lypsi, punëtorë të papunë, malësore e malësorë të varfër, prostituta, femijë, gra që i bashkon mjerimi. Mjerimi është për Migjenin emëmes i përbashkët i vegjëlisë shqiptare, që shfaqet në pamje monstruoze duke ngjallur jo vetëm dhimbje, por dhe revoltë. Mjerimi jepet me një spektër të pasur ngjyrash të zymta, që vetëm syri i mprehtë i Migjenit arrin t’i kapë dhe t’i pikturojë me aq vërtetësi. Veçanërisht kjo duket në skicat e fshatit, ku karakteri i malësorit spikat fizikisht dhe shpirtërisht me forcë impresionuese. Malësia për Migjenin s’është vend zanash, as fole trimash, po strehë e varfërisë dhe e mjerimit, ku virtytet dhe vlerat sa vijnë e rrezikohen dhe humbasin. Kontakti dhe marrëdhëniet e malësisë me qytetin në vend që të ndihmojnë për mirë, përkundrazi, ato rezultojnë fatale.

Qyteti e shfrytëzon, e infekton, e degradon, ai pjell prostitucionin, hipokrizinë, mashtrimin, shfrytëzimin, servilizmin. Syri i Migjenit, duke depërtuar në realitetin patriarkal të malësisë, hedh dritë sa në varfërinë e saj të skajshme, aq dhe në mendësinë dhe mentalitetin e saj të damkosur nga lufta për mbijetesë. Skicat e tij letrare, të marra bashkërisht, zbuloj në para lexuesit aspekte drithëruese të jetës malësore, duke nisur nga vizatimi mjeshtëror që u bën nxënësve të tij (Luli e Zeneli), në rreshtimin e malësorëve të uritur përpara dyerve të shtetit për të marrë një qese misër (“Legjenda e’misriz “), në përshkrimin tronditës të vatrës së mjerë malësore (“Bukuria që vret “) e deri te revolta e cubit (“Puthja e cubit”).

Ana tjetër e skicave migjeniane është jeta e qytetit me skena e figura tragjike, ngritur mbi probleme jetike, mbi kontradikta e dasi të thella klasore. Janë këto akuarele të dhimbshme, me relieve të theksuara sociale, ku ndjehet “një revolu cion në miniaturë” (“Mall ’e ndalueme “Zoti të dhashtë! “Një rrëfim i qytetit tim ” etj.). Në skicat për qytetin gjejmë dhe sosh ku mendimet dhe idetë e autorit jepen në formë meditimesh, sintezash e rehektimesh, të shoqëruara me nota të theksuara satirike (“Sokrat i vuajtun apo derri kënaqun? “Ose… ose “ldhuj pa krena “etj.), ku shfaqet qartazi filozofia pozitive e Migjenit për jetën.

Proza e Migjenit shpaloset gjerësisht dhe arrin kulmin e saj në ciklin “Novelat e qytetit të veriut”. Ato kanë për taban të përbashkët Shkodrën, jetën e saj qytetare, të vështruar e të përshkruar në një optikë sa realiste, aq dhe novatore. Tema zotëruese e tyre është pozita e rëndë e gruas shqiptare dhe drama që luhet në kurriz të saj. Një temë kjo e lëvruar në prozën tonë dhe e pranishme edhe në kohën e Migjenit. Por ajo çka ndodhi me novelat e tij qe një shpërthim vullkanik i pangjarë letrar. Asnjëherë realiteti për gjendjen e gruas shqiptare nuk ishte dhënë aq lakuriq dhe aq i vërtetë sa po e jepte Migjeni me një njohje të thellë psikologjike

dhe sociale, me kurajë dhe patos human, me një vështrim krejt origjinal. Gruaja skllave, një qenie e nëpërkëmbur dhe e mashtruar, e shpërfytyruar dhe e zvetënuar, e vendosur në kontekstin e një shoqërie hipokrite, me moral të tronditur ose pa moral, e pamëshirshme dhe cinike. Këtë gjendje të rëndë të gjysmës së popullsisë, me këto raporte të padrejta, Migjeni e ka shndërruar në një realitet artistik bindës e të palëkundshëm për lexuesin. Kështu, te “Studenti në shtëpi ”, nëpërmjet fatit dramatik të Ages, autori depërton në rrethet e larta të shoqërisë dhe i çjerr maskën moralit fals të borgjezisë së qytetit të tij. Kjo evidentohet akoma më qartë në qëndrimin e Nushit, të vëllait të saj, që përfaqëson e mishëron intelektualin e një klase hipokrite, i cili, duke mbetur rob i traditës konservatore, s’është në gjendje t’i vijë në ndihmë të motrës, veçse me fjalë boshe.

Plaga e prostitucionit është trajtuar gjerësisht, nën një dritë të fortë, me tone të ashpra kritike te “Historia e njenës nga ato” dhe “Bukën tonë të përditshme falna sot”. Janë kushtet e vështira sociale, varfëria dhe shfrytëzimi ato që pjellin këtë fenomen aq negativ që denigron dhe rrezikon jetën e gruas shqiptare të kohës. E tillë është Lulja që vjen nga malësia në qytet me dëshira e shpresa dhe bëhet pre e viktimë e një shoqërie të korruptuar. Rruga që ndjek jeta e saj kalon nëpër iluzione e kurthe deri sa përfundon në çmenduri. Jo më e lehtë paraqitet dhe fati dramatik i gruas së Kolës te novela tjetër, ku e shoqja e tij, për të rritur fëmijët, shet trupin e saj.

Me një rrethanë tjetër përballet gruaja shqiptare te “T ë çelen arkapijat ”. Duke marrë shkas nga shpallja e ligjit të heqjes së perçeve, Migjeni tregon për jehonën dhe pasojat e saj me një familje shkodrane. Eshtë një kundërvënie tepër domethënëse hareja e Hajrijes dhe pakënaqësia dhe zemërimi i të vëllait fanatik, Oso Bakallit.

Për herë të parë në prozën tonë do të jetë Migjeni ai që tenton të trajtojë temën e inçestit, një tabu për kohën, e thënë kjo përmes historisë së Lulit dhe Lilushes në tregimin “Pak poezi”. Ishte ky një motiv që nuk kish hyrë në letërsinë tonë deri atëherë, por që letërsia e huaj moderne e trajtonte dhe do të qe Migjeni që do ta bënte këtë lidhje.

Migjeni për fat të keq pati një jetë të shkurtër, per la padyshim një trashëgimi jetëgjatë duke përfshirë dhe kontributin në prozën e shkurtër shqipe. Ai, falë talentit jo të zakontë, ndjeshmërisë së lartë, guximit dhe angazhimit qytetar, e çoi më tej procesin e modernizimit të letërsisë sonë në shekullin XX. Proza e tij e shkurtër, nga kjo pikëpamje, mbeti një model origjinal dhe krejt i ri.

Në fakt, Migjeni u bë kështu nga përfaqësuesit kryesorë të realizmit kritik shqiptar, pa të cilin nuk do të arrihej ai hap cilësor, që do të bënte të mundur emancipimin dhe kualifikimin e letrave shqipe në vitet që erdhën më vonë. Ai e socializoi dhe e afroi letërsinë akoma më shumë me jetën, me bashkëkohësinë, me problemet më të mprehta. Krijoi karaktere dhe tipa sociale të fuqishëm, dha mjedise dhe atmosferë me kolorite vendore e kohore. Solli një poetikë të re dhe . Realizoi struktura kompozicionale origjinale të individualizuar. U shqua për një stil energjik, konciz me ngarkesa emoccionale dhe prirje të theksuam satirike. Gjuha e tij eshte e gjallë me tendencë zbutjeje, e kuptueshme nga lexuesi. Tabloja e prozës së shkurtër shqipe e kësaj periudhe nuk do të ishte e plotë pa ate kor autorësh të talentuar që lëvruan këtë lëmë të letërsisë sonë. Emri i parë që meriton të renditet është ai i Nonda Bulkës (Chri—Chri), i njohur në vitet “20 – “30 me shkrimet e botuara në shtypin e kohës dhe me librin “Kur qan e qesh bilbili” ( 1934). Pararendës dhe bashkëkohës i Migjenit, duke qëndruar në simbiozë mes letërsisë, eseistikës dhe publicistikës, Bulka krijoi një individualitet të vetin dhe shkëlqeu si shkrimtar satirik. Talenti i tij ngjiti me sukses të gjitha shkallët nazike të humorit dhe satirës dhe dha vepra të çmuara që i shërbyen emancipimit të shoqërisë shqiptare.

Është fakt që në shkrimet e Bulkës, në tregimet e skicat, pamfletet e fejtonet janë përfshirë gjithë temat e rëndësishme që kishin të bënin me problemet jetike të kohës e mbi të gjitha, temat politike kombëtare e ndërkombëtare që lidheshin me fatin e atdheut e të njerëzimit. Në këtë fokus janë përfshirë kontrastet e kontradiktat e botës shqiptare e më gjerë, padrejtësia e mjerimi, shtypja dhe hipokrizia sociale, antifeudalizmi dhe antiklerikalizmi. Dhe jo vetëm kaq, por dhe demaskimi e stigmatizimi i fashizmit dhe i politikës imperialiste të Fuqive të mëdha, rreziku i një lufte të re botërore etj. Arma e vetme që Bulka përdor me aq mjeshtëri dhe efikasitet në shtjellimin e këtyre temave është satira. Një satirë ngritur mbi principe dhe ndjenja humane, që merr në mbroj tje njeriun e thjeshtë, që vë gishtin mbi plagët e rënda shoqërore, që tallet e vë në lojë botën e vjetër, që qesh duke qarë e qan duke qeshur. Ai shquhet për një kurajë të admirueshme kur është fjala për të shpallur të vërtetën e për të goditur gënjeshtrën dhe hipokrizinë e kohës. Bulka i formuar në shkollën franceze, me satirën e tij të mprehtë e të mençur tregohet një pasues i denjë i Volterit. Humori i tij nuk është lojë fjalësh, por humor situatash, plot mendime, të shprehura drejtpërdrejt ose përmes gjuhës së Ezopit. Në qoftë se në prozën e Bulkës nuk gjejmë tipa e karaktere të plota, vendin e tyre e zë një galeri figurash të skicuara bukur e me realizëm.

Proza plot nerv e temperament e Chri-Chriut nuk mund të kuptohet e çmohet pa atë pasuri e bukuri gjuhësore që shprehet përmes stilit të tij lakonik dhe elegant. Është një gjuhë e gjallë, me një ritëm energjik, me fraza të shkurtra, që i jep satirës së tij një dinamikë të brendshme që e rrëmben dhe e bën për vete lexuesin. Nonda Bulka ishte prozatori më i shquar satirik i letërsisë së viteve “30 dhe mbetet një emër i nderuar i gjithë prozës satirike shqipe.

Sterjo Spasse është një autor tjetër i ri që debutoi në prozën e shkurtër shqipe qysh në fillim të viteve “30. Pas bashkëpunimit me shtypin e kohës, në vitin 1934, ai botoi njëherazi dy vëllime me tregime: “Kurorë rinie“ dhe “Në krahët e një femre “. Por ndërkaq, Spassja i kushtohet prozës së gjatë dhe bën emër si romansier me romanet “Pse?!” (1935) dhe “Afërdita” (1944). Megjithatë, ai nuk e braktis prozën e shkurtër dhe, dhjetë vjet më vonë, boton vëllimin e tretë me tregime “Nusja pa duvak” (1944). Kështu, Spasse, pavarësisht se profili i tij kryesor si shkrimtar është ai i romancierit, do të njihet dhe si një nga tregimtarët e talentuar të kohës. Në fakt, ky autor do të lëvrojë tri nga llojet e vogla të prozës së shkurtër: tregimin, prozën alegorike dhe pamfletin, ku peshën më të madhe do ta mbajë tregimi.”

Pavarësisht nga trajta që merr proza e tij e shkurtër, ato i bashkon pakënaqësia e autorit ndaj realitetit të kohës, shqetësimi për fatin e rëndë të njeriut të thjeshtë dhe të vlerave shpirtërore dhe intelektuale, kritika dhe protesta ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë sociale. Këto ide dhe mendime shqetësuese për problemet jetike të kohës, shkrimtari i ri do t’i jepte në prozat poetike dhe pamfletet e veta nëpërmjet një gjuhe elegante dhe metaforike. Kështu, në pamfletet “Bota u çthur” apo “Ditari i një të çmenduri“, mesazhet e tij i përcjell nëpërmjet një të sëmuri psikik. Akoma më i guximshëm paraqitet autori në prozat poetike, si: “Ankimi i lumit ”, “Zëri i zemrës së trëndafilit” etj ., ku, duke u fshehur pas alegorisë, denoncon tiraninë, mjerimin, padijen, shtypjen sociale. Është kjo një prozë militante sa letrare, aq dhe publicistike, një nga tiparet e letërsisë së angazhuar të brezit të viteve “30.

Sigurisht, kapitullin më të rëndësishëm të prozës së shkurtër të Spasses e përbëjnë tregimet. Tema e tyre e përbashkët është jeta e rëndë e popullit, me halle të shumta e gaze të pakta. Në mënyrë të veçantë Spassja pasqyron fshatin shqiptar, plagët e tij, dhunën feudale, varfërinë dhe padrejtësinë. Mishërimi i këtij realiteti të hidhur jepet në tregimin “Babai ”, ku, përmes Odisesë së jetës së tij, vuajtjeve e sakrificave që bën për fëmijët, zbulohet portreti dhe bota e tij shpirtërore. Por në fshatin shqiptar depërtohet më thellë kur shkrimtari hyn në jetën zakonore të malësisë dhe trajton temën e dokeve të këqija patriarkale, si martesat në djep ose

ato me para, poligamia etj., që sjellin drama aq të hidhura në fshatin shqiptar. Nga kjo pikëpamje, tërheq vëmendjen tregimi “Nusja pa duvak”, ku rrëfehet për martesën e Ahmetit me Zenepen, gruan e të vëllait të vdekur, diktuar nga një zakon barbar patriarkal, të cilin nuk e pranon as morali e as natyra njerëzore. Dramën e çiftit autori arrin ta japë me vërtetësi tronditëse, me detaje të goditura e mbi të gjitha të arsyetuara psikologjikisht. Subjekte të tilla realiste trajtohen dhe në tregimet “Shëmra ”, ”’Te korija “A do të Shoh? “ etj., ku shkrimtari mban një qëndrim kritik, nisur nga pozita humane.

Në tregimet e S. Spasses pasqyrohet dhe jeta plot shqetësime dhe vështirësi e intelektualëve, sidomos ajo e arsimtarëve, si te tregimi “Mësuesi”. Por, nga ana tjetër, nuk mungon dhe tema e dashurisë, përshkruar me ndjenjë, marrë në kontekstin social të kohës, ngarkuar me fanatizëm, kontraste e pengesa nga më të ndryshmet, si: “Nusja”, “Fati i Mirit”, “Kristina“ etj. Tregimet e Spasses përbëjnë një nga faqet realiste të prozës sonë të shkurtër në radhë të parë si këngëtar i fshatit. ‘

Në mozaikun e tregimit modern shqiptar, një kontribut të shquar do të sillte dhe Vedat Kokona me vëllimin “Yje të këputur” (1940). Tregimet e tij do të dallohen për nga tematika e veçantë me elemente të reja të jetës qytetare, për nga konceptimi dhe trajtimi lirik i lëndës. Ato kanë tipare të tregimit psikologjik, të karakterizuara nga hetime të holla dhe situata të goditura që zbulojnë karaktere dhe tipa socialë të kohës. Në qendër të tyre është figura e intelektualit shqiptar, dhënë në disa plane, në kërkim të së vërtetës, në përballje me problemet ekzistenciale dhe me ato të jetës shqiptare. Autori priret nga qëndrimi kritik ndaj tyre, siç është rasti i Lushit te tregimi “Këpucët e zonjës ”, një intelektual vanitoz, që bën një jetë të zbrazët pa kurrfarë ideali shoqëror. I tillë paraqitet dhe mësues Malushi te tregimi “Flutur” që është dhe shkrimtar, egoist dhe individualist që nuk arrin të gjejë veten në shoqërinë shqiptare. Në një aspekt tjetër zbulohet Lush Bardha në tregimin omonim, një intelektual me prejardhje fshatare, para të cilit shtrohet për zgjidhje problemi i brezave etër dhe bij.

Tema e dashurisë trajtohet nga Kokona ngrohtësisht dhe realisht, me theks kritik, duke evidentuar figura femrash, marrë në sfondin e problematikës sociale të kohës. Ato jepen si viktima të padrejtësive dhe të zakoneve të mbrapshta të shoqërisë shqiptare, siç janë: Katina, Soiika, Vjollca, Rita te ”E neveritura”, “Hija prapa dritares ” etj.. Përshtypje të dhimbshme i lë lexuesit figura e lypses te “Këngëtaija e lëmoshës Ndërsa Cen Koroveshi, në tregimin satirik formonim është vizatuar si portreti i fshatarit të zgjuar e gaztor i Shqipërisë së Mesme, që tallet me realitetin përmes një humori të hollë e therës.

Në rrëflmin e Kokonës ndihet ndikimi i frytshëm i prozës psikologjike franceze për nga fryma poetike dhe karakteret lirike. Për herë të parë në letërsinë tonë do të debutonin në vitet “30 — “40 talente nga radhët e vajzave shqiptare, ku mes tyre do të shquhej emri i Musine Kokalarit.

Në fillimet e saj, ajo do të shfaqej në shtypin e kohës me vjersha dhe skica letrare kushtuar kryesisht pozitës së rëndë dhe problemeve të gruas shqiptare. Por brenda një kohe relativisht të shkurtër, ajo nuk vonoi të paraqitet para lexuesit me vëllimin “Siç më thotë nënuaplakë ” (1939), që u mirëprit nga lexuesi e sidomos nga rrethet intelektuale, prej të cilëve mori vlerësime publike. ‘

Më pas, brenda një viti (1944), Kokalari do të botonte librat në prozë “Rreth vatrës ” dhe “Sa u tuntjeta”, për të cilat Mitrush Kuteli do të shkruante: “Musine Kokalari alarmohet në rangun e mirë të letërsisë shqipe jo si relativitet femëror, si mund ta shohë dikush, por si vlerë absolute.”

Musine Kokalari do të vinte në prozën shqipe si një vokacion krejt i veçantë. E dalë nga një mjedis karakteristik si ai i qytetittë lashtë të Gjirokastrës, e mëkuar me të fohnen plot kolorit të vendlindjes e ç’është me e rëndësishme, e brumosur me jetën e pasur zakonore, me një njohje të thellë të psikologjisë gjirokastrite, veçanërisht të gruas, ajo sjell në prozën shqipe një lëndë origjinale jetësore. Proza e saj do të ishte pasqyrë e drejtpërdrejtë e realitetit dhe mendësisë gjirokastrite, përqendruar brenda kornizës së familjes, ku në qendër është gruaja. Nga ana tjetër, ajo çka e bën origjinale këtë prozë është gjuha, ligjërimi autentik gjirokastrit. Kemi të bëjmë me një prozë folklorike dhe etnograike.

Jeta zakonore e vendlindjes, në pendën e talentuar të Kokalarit, fiton vlera të reja shprehëse dhe për më tepër përfton proiile dhe mjedise të një realiteti të papërsëritshëm. Në qoftë se te libri “Rreth vatrës ” kemi përralla tradicionale të treguara nga gjyshja dhe të stilizuara nga autorja, edhe te libri “Sa u tuntjeta” përshkruhen me besnikëri ritet e martesës gjirokastrite në të gjitha aspektet e saj përmes këngëve, ku zbulohen momente psikologjike dhe sociale me vlera njohëse dhe emocionale. Te libri “Siç më thotë nënua plakë” kemi të bëjmë me tregime për ngjarje dhe njerëz, ndërtuar mbi fabula dhe subjekte mjaft tërheqëse, ku vëmendja përqendrohet te jeta familjare, që ka në bazë jetën dhe botën e gruas. Ajo çka i bën të veçanta këto tregime është mënyra e të treguarit dhe ligjërimi me një regjistër të pasur gjuhësor, me ngarkesa emocionale “dhe sentimentale. Ato kanë frymëmarrje dhe tingëllim të tillë, që vetëm një pendë e talentuar si ajo e Kokalarit mund t’i jepte. Ndaj L. Poradeci, kur u botua libri, do të shkruante: “Musine Kokalari ka një talent që duhet vënë në dukje dhe një origjinalitet letrar.”

Shkodra letrare do të sjellë prurje të reja me vlerë në proZën e shkurtër të viteve “30-“40. Në vazhdën e Koliqit dhe Migjenit do të shfaqet një autor tjetër i talentuar, siç është Injac Zamputi, i cili do të botojë dy vëllime me tregime, ”Zemra njerëzish ” (1940) dhe “Atje, nën hijen e Rozafës ” (1944). Janë këto tregime të frymëzuara nga jeta shkodrane, me personazhe tipike tëkëtij qyteti aq të veçantë. Ato ngrihen mbi subjekte tërheqëse e intriguese dhe shtjellohen përmes një rrëfimi të shtruar bisedor, me nota të një humori karakteristik për këtë trevë, por dhe me situata dramatike, dhembje e mbi të gjitha me tone e frymëzime poetike. Gjuha e tij është një gegërishte e gjallë, e bukur dhe e pasur; e shkruar në një stil të rrjedhshëm dhe origjinal. Mbeten të paharruara për lexuesin tregime, si: “Maria dhe Lleshi “Ka gjithfarë zemrash apo “Shtriga e lagjes “Mica dhe daci në shtëpinë e re“ etj. Në to janë të përshkruara e të skalitura Shkodra dhe ti e “Shkurtër të këtyre viteve dhe Anton Nologus. Autor i një vargu tregimeshesh; Në to gjejmë sërish realitetin e Shqipërisë së Veriut, ku në sfondin e saj epik luhen drama te dhimbshme te malesoreve të thjeshtë, sidomos të grave e të fëmijëve. Autori i një vargu botimesh dhe e vizaton realitetin e zymtë me vërtetësi dhe të pasur e të sigurt. Proza e shkurter e viteve “30, në pendën e brezit të ri letrar, do të dallohet përnga permbajtja e thellë sociale, tema të mprehta të ditës, frymë revolucionare adikale. Këto do të diktonin dhe trajta të reja, lëvrimin e disa llojeve të prozës sa letrare, aq dhe publicistike, si: skica, vizatimi, portreti, pamfleti, skica satirike, proza poetike etj. Me subjekt ose drejtpërdrejt, ato pikëzojnë e vizatojnë pamje të jetës, ngjarje të ditës, silueta personazhesh, të shprehura me një gjuhë figurative dhe lakonike mbi alegori dhe nëntekste, pas të cilave fshiheshin ide revolucionare, por ndërkaq nuk mungojnë nota tragjizmi e fatalizmi. Ndihet në to protesta dhe revolta, dhimbja dhe mllefi i shtresave të varfra ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë, zëdhënës të të cilave bëhen, në një mënyrë a në një tjetër, prozat e shkurtra të këtij brezi.

Në mes tyre dallohen Petro Marko, Veli Stafa, Qemal Stafa, Andrea Varfi, Dhimitër Shuteriqi, Shefqet Musaraj, Ismet Toto, Selfixhe Ciu, të cilët do të kontribuojnë në këtë fushë me shkrimet e tyre në shtypin e kohës, si ““Bota e re”, “Rilindja”, “Përpjekja shqiptare”, ““Minerva”, “Shtypi”, ““Drita” etj.

Në qoftë se. Petro Marko, duke qenë dhe gazetar, sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë në prozat e tij jetën e përditshme me problematikën e saj, mjerimin dhe pakënaqësinë, deri dhe revoltën e shtresave të varfra, Veli Stafa, duke u frymë- zuar nga realiteti i kohës, shprehet me një gjuhë më alegorike dhe i mëshon më shumë ideve nga pozita intelektuale. Andrea Varii mban një qëndrim më realist, guxon më shumë kur orvatet tëjapë dhe vizione të së ardhmes. Prozat e shkurtra të Ismet Totos kanë një frymëzim nga një pozicion tjetër, nisur nga ideologjia e neoshqiptarizmit.

Në vitet “40 u shfaqën dhe disa tregimtarë të tjerë, që e pasuruan fondin e prozës së shkurtër shqipe me librat e tyre. Kështu do të botoheshin vëllimet “Pranë gllanikut – “Rrëfime të shkurtra” (1940) e Aleko Vançit, “Përpara maturës – 14 rrefenja origjinale” (1943) e Mark Mikelinit (Veis Sejko), “Lule dhe gjemba ” (1944) e Stavro Frashërit, “Pasqyra e thyer” (1944) e Fejzi Dikës, “Merushja, tregime” (1944) e Llazar Ettimiadhit, “Çupat e Vançit dhe novela të tjera ” (1944) dhe “Gega nga Rugova — Skica dhe visesh” (1944) të Bendo Shapërdanit (Vasil Alarupi).

Është një trashëgimi kjo, për fat të keq, thuajse e panjohur për lexuesin e sotëm dhe aq më tepër e pastudiuar dhe e pavlerësuar. Ajo pret të studiohet dhe të zërë vendin që i takon në historinë e letërsisë së kohës së saj.

Por, në këto vite, prozës sonë i erdhi një brez fare i ri, që do të botonte krijimet e veta në shtypin e kohës, sidomos atë letrar e kulturor (“Revista letrare”, “Fryma”, “Bleta” etj .) ose dhe në atë ilegal (“Kushtrimi i lirisë”, “Liri” etj.), ku do të shquheshin emra si Mustafa Greblleshi (Liu i Cakut), Kristaq Tutulani, Astrit Delvina, Qemal Draçini, Mitat Aranitasi, Gjikë Kuqali etj. Kuptohet që këto talente do të sillnin frymën e një brezi tjetër letrar, qoftë për nga temat që

trajtuan, këndvështrimin e jetës dhe problemeve të saj, freskinë e perceptimit e të ndjenjës, si dhe në kulturën e të shkruarit dhe lëvrimin e llojeve të reja të kësaj gjinie letrare.

Me këta autorë të talentuar do të mbyllej etapa e fundit e rrugëtimit të gjatë të prozës sonë, që vërtetë i pati fillimet në shekullin e shtatëmbëdhjetë, por për arsye tanimë të njohura historike e kulturore njohu pauza dhe zigzage nga një periudhë në tjetrën. Kuptohet që një gjini e Vështirë, siç është proza, në kushtet e pushtimit, të ndalimit të shkrimit shqip, të padijes, ecuria e saj nuk do të ishte aspak e lehtë. E megjithatë, ajo do të mbijetonte, duke e artikuluar fja1ën shqipe e duke kërkuar shtigje për të shkuar të lexuesit aq të rrallë.

Prirja e saj, vështruar nga distanca historike, do të ishte në progres nga një shekull në tjetrin. Sado që kemi të bëjnë me një bilanc modest, ajo erdhi duke u rritur. Kështu, projektuar në kohë, për 259 vjet (1685-1912) rezultojnë të jenë botuar gjithsej 12 pëmibledhje të prozës së shkurtër, kurse gjatë periudhës 32-vjeçare (1912-1944) u botuan 27 të tilla. Vërtetë, në kohën e sotme duken pak, por janë këto vepra që hodhën themelet e prozës letrare shqipe.“

Në gjysmën e dytë të shekullit XX, proza jonë njohu atë hop të madh historik, që e bëri atë të dalë përfundimisht në rrugën e progresit e të zhvillimit normal si të gjitha simotrat e letërsisë ballkanike e më gjerë.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Urime per kete perle qe keni shkruar prof Nasho si homazh ndaj ketyre shkrimtareve idealiste, mendoj se here tjeter duhet te perfshini edhe Xhemal Brojen I cili me 1937 ka fituar cmim si autori me I spikatur me rastin e 25 vjetorit se Pavarsise te perqafoj me mall Veli Stafa .p.s Xhemal Broja ka qene nje personalitet I madh I Shqiperise Ai ka shkruar edhe dramen Majlinda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *