Të paktën 2000 shqiptarë në muaj kanë tentuar të ikin këtë vit

Edona Llukacaj

Sipas statistikave, dëshira e shqiptarëve për të ikur nga Shqipëria është ringjallur sërish në vitin 2019.

Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë bërë për herë të patë, ndërsa një përindje e ulët ka tentuar sërish.

Sipas këtyre të dhënave, të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllim që të mos kthehen më gjatë 7 muajve të parë të vitit 2019. Kjo është vetëm shifra e regjistruar, pasi shifra e atyre që zgjedhin të largohen duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më nuk janë evidentuar.

Rritja e tendencës për tu larguar është konstatuar që në muajt e fundit të 2018-s dhe përkon me një acarim të situatës politike në vend, teksa shqiptarët në mungesë të alternativave për t’u qeverisur duket se po zgjedhin që të largohen nga vendi.

Ritmet e ikjes krahasohen me ato të vendeve të luftës, apo në konflikte të forta, duke e renditur Shqipërinë në listën e 10 shteteve me numrin më të lartë të aplikimeve për azil.

Për shembull, në korrik kur aplikimet në BE kanë arritur një rekord historik, BE ka marrë nga gjithsej 1995 aplikime nga shqipëtarët, ndërsa kishte 6,543 aplikime të sirianëve, 5 040 aplikime nga afganët, dhe rreth 3800 aplikime nga venezuelianët.

Por, këto shtete kanë një numër shumë më të lartë popullsie, Siria 17 milionë banorë, Afganistani 38 milionë banorë, dhe Venezuela 28 milionë banorë. Për më tepër, situata në këto vende është tepër kritike pasi karakterizohet nga konfliktet dhe rreziku për jetën.

Nga ana tjetër, shumica e aplikimeve nga shqiptarët refuzohen, mesatarisht 97% e tyre. Për shembull, në korrik, vetëm 54 persona kanë marrë statusin e refugjatit, ndërsa 1470 kërkesa nuk ishin pranuar, meqë Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe për më tepër është në proces integrimi në Bashkimin Europian.

Rreth 12 mijë raste janë ende pezull nga aplikimet e shqiptarëve, sipas të dhënave nga EASO./ monitor

e.ll./dita

.

Share This Article
11 Comments
  • PSE IKIN SHQYPTARET:

    Nga Termeti i Zotit?

    apo:

    Nga Termeti i Shefqet Pecit?

    qe:

    Dhunon Shtepine e Zotit me fanatiket e Enverit

    dhe:

    Edvin Droga ben sehir dhe gajaset me Bedelat dhe Kryebashkiaket e tij.

  • Nje pyetje shume serioze shtrohet ne kete rast: “Nqs nga Shqiperia kerkesat per azil jane kaq te larta. te krahasueshme me vendet e luftes ose me konflikte shume te ashpra, si ka mundesi qe Shqiperia te konsiderohet vend i sigurte dhe ne proces per tu antaresuar ne BE?” Kjo vetem se tregon qe perrallat per integrim jane tamam perralla dhe mashtrim total i politikes se shkerdhyer shqiptare. Cili vend europian do te votonte per pranimin e Shqiperise ne BE, kur te nesermen e dites se antaresimit shqiptareve do tu lindte e drejta per te banuar e punuar ne keto vende pa kerkuar azil? Ka nje gje qe nuk shkon ketu e duhet te jesh qorr qe te mos e shohesh.

    • Ty nuk te rrezikohet jeta ketu. Nuk ka konflikt te armatosur. Njerezit ikin se nuk kane kurajo te bejne ndryshim dhe ti thone Stop korrupsionit.
      Ne nje fare menyre ikin si legene, ndaj na kthejne mbrapsht, me percmim.

      • Po mor zotni, pra si do te na pranoje BE ne kur po na pranuan cdo shqiptar do te kete te drejte te banoje e punoje ne vendet e BE, dhe pastaj si legene apo si kazane, nuk do te mund t’i kethejne dot. A e kupton ti thebin e komentit tim ku eshte? Nga pergjigja qe ke dhene duket se jo. BE nuk ka per ta pranuar kurre Shqiperine si antare perderisa mos pushoje vala e atyre qe kerkojne azil. Perrallat e Edvin Rames me BE jane tamam perralla e asgje me shume.

  • PERGEZIME QEVERISE SE TANISHME !

    Shifra me e ulet tash 29
    Rreth 25 per qind ksne Ilir me viza pune ne Gjermsni e vende te tjera evropiane, Kanada dhe SHBA.
    Mbi 15 per qind me lloto viza amerikane
    Pra shifra totale eshte me pak se 10 000 shqiptare !
    Pergezime qeverise edhe per bashkepunimin e sukseshem me agjencite syshqiponja ligjzbatuese amerikane per arrestimin e kater bandave human- trafiku ne Shqiperi, Itali, Kosove dhe Maqedoni gjate dy viteve te fundit !
    Keep going !

  • Me gjuhen e shifrave dhe fakteve

    PERGEZIME QEVERISE SE TANISHME !

    Shifra me e ulet tash 29 vjet !

    Rreth 25 per qind e ketyre 14 mije shqiptareve kane ikur me viza pune ne Gjermsni e vende te tjera evropiane, Kanada dhe SHBA.
    Mbi 20 per qind me lloto- viza amerikane
    Mbi 15 per qind te tjere me bashkim familjare me njerezit e tyre nga Zelanda e Re e deri ne Alaske, nga Montreali e deri ne Australi!
    Pra shifra totale eshte me pak se 0.40 x 14 000 shqiptare= 5. 600 veta ose me pak se ata qe u futen ne ambasadat e huaja ne Tirane pas 1 korrikut te vitit 1990 apo kaluan Ku Fitim tokesor me Ish- Jugosllavine e Greqine ne grahmat e fundit te diktatures komuniste !
    Pergezime qeverise edhe per bashkepunimin e sukseshem me agjencite syshqiponja ligjzbatuese amerikane per arrestimin e kater bandave human- trafiku ne Shqiperi, Itali, Kosove dhe Maqedoni gjate dy viteve te fundit !
    Keep going !

  • Me gjuhen e shifrave dhe fakteve

    PERGEZIME QEVERISE SE TANISHME !

    Shifra me e ulet tash 29 vjet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Rreth 25 per qind e ketyre 14 mije shqiptareve kane ikur me viza pune ne Gjermani e vende te tjera evropiane, Kanada dhe SHBA.
    Mbi 20 per qind me lloto- viza amerikane
    Mbi 20 per qind te tjere me bashkim familjare me njerezit e tyre nga Zelanda e Re e deri ne Alaske, nga Montreali e deri ne Australi!
    Pra shifra totale eshte me pak se 0.35 x 14 000 shqiptare= 4 700 shqiptare ose gati 10 mije me pak se numri i atyre qe u gusten me ambasadat e huaja me Tirane dhe kaluan fshehurazi kufijte shteterore me ish- Jugosllavine dhe Greqine mbas 1 korrikut 1990, ne grahmat e fundit te ish- diktatures komuniste.
    Shifra me e ulet e imigranteve shqiptare ne 29 vjetet e fundit !
    Pergezime qeverise edhe per bashkepunimin e sukseshem me agjencite syshqiponja ligjzbatuese amerikane per arrestimin e kater bandave te human- trafikut ne Shqiperi, Itali, Kosove dhe Maqedoni gjate dy viteve te fundit !
    Keep going !

    • Gojët e liga thonë se shumica e intelekthalerave e hanë mutin e bletës me garuzhde. Mutngrënësit që për këtë qëllim do të preferonin më mirë lopatën janë pak më të rallë. Nuk e di se çfarë mendimi ka për këtë hipotezë ekzemplari ynë që mbeti duke i rënë me një brimë fyllit rilindjotas atje hypur majë degës së kalbur.

      • FAKTE JO TAZIBAO Ti A THU !

        A Thu pse e ke aq qejf mutin me lopata eskavatori qe nuk e heq nga goja !?
        Goja nxjerr ate cfare permban me bollek truri A Thu !
        Eshte shprehje e filozofit te madh kinez Konfucit !
        Qe te shpetosh edhe gojen padtro vatren kryesore te tij – trurin!
        Une permend fakte te sakta nga burime Amerikane, te BE-se dhe Komisionerit te OKB per refugjatet dhe imigracionit.
        Perditesimi i trefishte eshte bere mbi bazen e fakteve te riverifikuara.
        Cdo media serioze ne Bote le ne faqe variantin e fundit !
        Dita ka rregullin e saj! E drejta e saj!
        E respektoj pavaresisht se nuk me pelqen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *