Telebingo Shqiptare / Çmimi i madh në Vlorë, fituesi merr 930.600 lekë

J L

Telebingo-Shqiptare troket në çdo qytet.

Çmimi i madh shkon në Vlorë, fituesi merr 930.600 lekë

Edhe nëse përgjigjeni me “alo”, sërish do të luani në lojën telefonike. Ndërsa telefonuesit që do të përgjigjen “Telebingo” në telefonatën surprizë të bërë gjatë lojës, krahas çmimeve të zarfeve, do të fitojnë edhe një shpërblim prej 5,000 lekësh. Krahas çmimit të madh, shorti i goglave të hedhura dje ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 10602 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Serinë me dy linja e kanë arritur 168 fitues, të cilët sigurojnë shumën prej 2090 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Mijëra lojtarë të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend kanë mundur të sigurojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore, Telebingo Shqiptare. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 kontrabiletave fituese të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish me ruletën e fatit për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të kësaj loje.

Ndërkohë që nga loja e ruletës së fatit të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, Agimi ka siguruar shumën prej 27,000 lekësh, Andrea shumën prej 24,000 lekësh, Beqiri shumën prej 27,000 lekësh, Sadetja shumën prej 103,000 lekësh, Veseli shumën prej 27,000 lekësh, Vitorja 26,000 lekë, Sokoli 26,000 lekë, Edlira 30,000 lekë, si dhe Tomori shumën prej 106,000 lekësh.

Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave me makinerinë e re të Telebingos, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Endrin në kryeqytet, i cili ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë në kryeqytet, duke shpallur Markun si fitues të radhës, që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.

Një tjetër fituese i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Mimozën, e cila në betejën me çmimet e fshehura në zarfe, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Ersi ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.

Një tjetër i përzgjedhur si fitues ka mundur t’u gëzohet çmimeve të fituara në lojën më popullore të fatit në vend. Avdyli ka siguruar nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 80,000 lekësh. Ndërsa Fuati në Vlorë ishte edhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 80,000 lekësh.

Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me të përzgjedhurit e dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, që ka kapur vlerën e 930,600 lekëve. Fitues i këtij çmimi është bërë një nga familjet vlonjate, qytet në të cilin rezulton të jetë blerë bileta fitues.

Surprizat kanë vijuar edhe me fituesit e tjerë të dalë nga seria me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, sipas të dhënave, rezulton se një janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10602 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Ndërkohë që serinë me dy linja e kanë arritur 168 fitues, të cilët sigurojnë nga Telebingo shumën prej 2090 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *