Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 8 mujorit të parë të vitit 2019, numri i personave që humbën jetën në aksidentet rrugore ishte 137. Kjo shifër është 4.1% më e ulët në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2019, është 1.418 persona nga 1.547 persona që ishin në 8-mujorin e vitit 2018, duke u ulur me 8,4 %.
Në 8-mujorin e parë të vitit 2019, numërohen 1.014 aksidente rrugore nga 1.147 aksidente të ndodhura në 8-mujorin e 2018-ës, duke u ulur me 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,5 %, krahasuar me një vit më parë.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 34,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Sidoqoftë, aksidentet në këtë grup moshë janë ulur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./monitor
e.ll./dita

Shifra alarmante, duket sikur njerezit u mesuan me vdekjen.
Kjo eshte masaker kunder popullit nga policia injoranto-idiote dhe shtriu inekzistent me qeveritaret dhe parlamentaret kriminel shqiptar.
Kjo eshte masaker.
Oushtetaret duhen denuar per kete masaker që nga krye parlamentari Gramiz Derrkuci deri tek polici.
Turp
Të gjithe lideret e Shqiperise jane antishqiptar.
Shqiperia uropiane I ka keto, se mos merziteni.
Rrofte shqiperia uropiane