Moti i keq mbërthen vendin (Video)

Leda Hysa

Moti i keq ka mbërthyer kryeqytetin, Durrësin dhe Lezhën.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat kanë nisur në këto qytete që prej dy orësh.

Reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Lezhës sollën menjëherë një sërë problematikash.

Në aksin Rreshen-Bukmirë si pasojë e rreshjeve ka patur serish rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar këtë aks.

Automjetet e vogla nuk kalojnë dot si shkak i dherave dhe gurëve të cilët janë në rrugë.

Me vështirësi kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë.

Për Tiranën dhe Durrësin rreshjet vijnë menjëherë pas tërmeteve që shkaktuan dëmtime në shumë ndërtesa dhe rreth 100 të plagosur.


l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *