Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare “rekordmeni” i dashurisë

Leda Hysa

Shuhet në moshën 100 vjeçare Shaban Gugashi, “rekordmeni” i dashurisë durrsake që bashkë me zonjën,  Sulltane Gugashi kishin hyrë në 75 vjetorin e martesës së tyre duke vendosur një rekord jo vetëm shqiptar por edhe botëror.

Ai lindi më 14 qershor 1919, në Shkup nga një familje gjakovare. Në kohen kur ai lindi, kufinjtë e Shqiperise nuk ishin të ndaluar për shqiptarët që kishin banesë dhe aktivitete kudo ku banonin shqiptarët në Ballkan. Babai tij Ramadani kishte aktivitet në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, në qytetin e Durrësit. Aty ku sot është Pallati i Kulturës ka qenë një restorant pikërisht nën pronësinë e tij.

Shabani vjen në Durrës,  pas studimevë në Shkup dhe merret me mbarëvajtjen e biznesit familjar por pas shume pak muajsh, pasi ra në kontakt me Lëvizjen Atdhetare Antifashiste ai arrestohet nga italianët dhe burgoset. Familja paguan për të, dhe pasi del nga burgu ai shkon partizan. Luftoi dhe vazhdoi shërbimin në shtabin e përgjithshëm deri në vitin 1945.

Falë studimeve në Shkup ai fillon punë në oficinën e parë mekanike në Durrës me specialistin italian Mario Catalanin dhe durrsakun Kosta Mano.  Në 1947-1948 për nevojat e popullsisë lindi nevoja e krijimit të fabrikës së makaronave që në atë kohë quhej punishtja e Beshirit, që ishte tek kryqëzimi i lagjës së re, ose te ish shkolla natës (për.ata që e mbajnë mend).

Më pas u krijua një fabrikë  tjetër pikërisht përballë Spitalit Rajonal Durrës me rreth 200 punëtorë e cila më pas po me drejtimin mekanik të usta Shabanit u transferua tek fabrika makaronave, atje ku ështe edhe sot firma Teuta.

Shaban Gugashi në moshë shumë të re me asistencën e mjeshtrit italian ndërtoi makineritë e para dhe Durresi u bë furnizuesi i gjithë Shqiperisë me makaronat e para “made in Albania”. Keto linja më pas me porosi të Ministrisë së lehtë e ushqimore u shtrinë në gjithë Shqipërinë dhe në të gjitha ishte firma e mjeshtrit Gugashi. Në fabrikën e makaronave ai u njoh me zonjen Sulltane qe ishte nga familja durrsake Cyrbja dhe në fund të marsit 1946 martohen së bashku, për të kaluar së bashku gati 75 vjet. Nga martesa e tyre erdhën në jetë tri vajza  dhe një djalë.

Me ikjen nga jeta të Shaban Gugashit shuhet një rekord jete martesore, ikën nga jeta një nga të paktët partizanë antifashistët e gjallë në shekullin XXI, ustai i ndërtimit të makinerive të prodhimit të makaronave, një baba dhe gjysh e stegjysh per dhjetëra  nipër e stërnipër por edhe nje bashkëqytetar Durrsak që jetoi në dy shekuj,  në tre shtete ku shtrihet kombi shqiptar.

Ardi Omeri

Share This Article
4 Comments
  • Ore shikoni pak listen e Tufes se eshte e pamundur qe te mos jete edhe ky njeri i nderuar nje kriminel i Enverit!
    U prehte ne paqe dhe i qofte dheu i lehte!

  • Mire labt poture cjerre dolen partizan,se ishin vrome,po ky nga Shkupi per cfare doli partizan,do ja ktheshin Serbet Shkupin,apo do ja falte morrave te kuq restorantin e babes?

  • Mire labt poture cjerre dolen partizan,se ishin vrome,po ky nga Shkupi per cfare doli partizan,do ja ktheshin Serbet Shkupin,apo do ja falte morrave te kuq restorantin e babes?
    O te dhjefsha dashnuiin tate!Gungaci s`ka dash veten e vet,pronat e veta,Tregtine e te jatit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *