Fredi Alizoti, i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa, ka rrëfyer se është ndier i kërcënuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji i cili porositi edhe këtë skenar. Ai ka nxjerrë në pah edhe emra të tjerë të lidhur me këtë ngjarje, si Sali Lushaj apo Florenc Hoxha, që të dy pjesë aktive e botës së errët të PD. Ai konfirmoi se gjithçka ka qenë për përfitime politike nga PD për të sulmuar Fatmir Xhafajn si ministër.
Avokat Visha e pyeti Alizotin me kë është takuar, kur është takuar dhe ku është takuar. Në përgjigjen e tij, Alizoti konfirmoi takimet me personat e mësipërm si Sali Lushaj, Florenc Hoxha etj. Ai tha se është takuar me dhjetëra herë dhe është takuar tek PD, në lokalet aty, tek shtëpia e Sali Lushaj ngjitur me Vila Goldi etj. Alizoti kërkoi që të publikohet i gjithë përgjimi me Florenc Hoxhën ku ka bërë pazar dhe ai i ka thënë “hajde ta mbyllim me 50 mijë”.
Alizoti gjatë seancës u shpreh se: “Florenc Hoxha ishte sekseri i Salianjit. Më kërkoi të takoheshim për lekët nga 10-12 e natës , pas shumë këmbënguljeve të mia. Aty u tremba sidomos kur më la vendin ku e vendosa të takohem se kisha frikë mos më vriste se është i rrezikshëm ai. Frika nga këta njerëz më çoi që më pas të shkoja te policia e të mbështetesha tek ata”, tha Alizoti.
l.h/ dita

Keta jane politikanet plehra ,te ferres sali !
O Tirona njihe mire kush eshte ky monstra Alizoti , pastaj jep mendim.