Dashi
Jo gjithçka është e dukshme .Vështron rreth e rrotull lëvizjet e atyre që ju rrethojnë. Bëni mire të mos udhëhiqeni nga zemra ,veçanërisht në rastet kur keni të bëni me paranë. Mirë sektori i dashurisë.
Demi
Hapni zemrën tuaj dhe ndajini planet dhe mendimet tuaja me njerëzit më të besuar. Inputi që do të merrni do t’ju bëje të ndiheni më të lire dhe të mendoni pozitivisht për të ardhmen tuaj. Bëni kujdes me paratë.
Binjaket
Besojuni instinkteve tuaja për të zgjedhur partnerët tuaj ne biznes apo dhe për kualifikimin tuaj nga ana profesionale. Një dritare e re ju hapet nëse do të gërshetoni punën me imagjinatën.
Gaforrja
Do ta keni të vështirë të vendosni bazuar në atë çka shihni apo këshillat e miqve tuaj. Duhet të keni çdo gjë të qartë për atë çka dëshironi vërtet. Shumë shpejt do të arrini atë që dëshironi dhe të ndiheni i realizuar profesionalisht.
Luani
Vendosini paratë në një vend te sigurt . Përdoreni buxhetin tuaj zgjuarsisht dhe muajt e ardhshëm do ju sjellin akoma dhe më shumë shanse për ta dyfishuar atë. Jeni në një periudhe ku dashuria ju rrethon.
Virgjëresha
Mos lejoni askënd t’ju mërzisë. Duhet të keni një pamje të qartë të asaj që ju kërkohet në punën tuaj të përditshme. Kujdes me paranë. Jeni në një kohë ku nuk duhet te shpenzoni shumë
Peshorja
Mundohuni të jeni sa më kreativë në atë që bëni. Dilni nga shtëpia dhe socializohuni me njerëz nga të cilët mund të përfitoni diçka. Jo gjithçka që nuk e njihni është e keqe. Kujdes shpenzimet.
Akrepi
Merrni informacionin e duhur përpara se të bëni një lëvizje të gabuar . Dikush kërkon t’ju drejtojë në një rrugë te gabuar. Mos firmosni asgjë pa praninë e avokatit tuaj. Mundohuni të jeni më të qetë emocionalisht.
Shigjetari
Një person që keni kohë që se keni parë do t’ju ndihmojë për të arritur atë që doni në këto momente. Ruani qetësinë dhe diplomacinë sidomos me koleget me të cilët ndani aktivitetin tuaj të përditshëm.
Bricjapi
Mos dekonspironi planet tuaja për të ardhmen. Sot do t’ju vi një surprizë, e cila do t’ju bëjë shumë te lumtur. Kontrolloni ndjenjat dhe përdoreni zgjuarsinë që ju karakterizon. Duhet të jeni të përpiktë në orar.
Ujori
Lëreni imagjinatën tuaj të lirë,veçanërisht në ndryshimet që doni të bëni sa i përket vendit tuaj të punës. Dikush po mundohet tju prish punë . Bëni kujdes dhe studioni çdo lëvizje të njerëzve që keni pranë.
Peshqit
Bëni kujdes dhe analizoni çdo situatë me kthjelltësi. Mos u tundoni nga emocionet e forta. Mbani një qëndrim të ftohte ndaj atyre që kërkojnë t’ju provokojnë . Do të bëni një punë te mirë dhe do të ndjeheni i vlerësuar moralisht.
