A është vërtet i shqetësuar për traumën që shkaktoi te qytetarët lajmi i rremë i së dielës, apo po e shfrytëzon politikisht situatën për të kaluar projektligjin famëkeq antishpifje?
Portali Pamfleti i njohur për gjuhën e ashpër kritike, shkruan se kryeministri Edi Rama po e përdor situatën e krijuar të dielën për përfitim politik.
“Nën moton se “çdo e keqe ka një të mirë prapa” dhe duke mos u shqetësuar shumë për traumën që shkaktoi ndaj qytetarëve të Tiranës, Durrësit e Elbasanit, të cilët afër mesnatës, nga frika e “tërmetit” dolën nga shtëpitë, Rama nxitoi ta përdorë këtë lajm për përfitim politik.
Ndonëse ka pasur në dispozicion dy muaj të tërë për të arrestuar “krye-lajmëtarin” e rremë për “tërmetin apokaliptik” Ilir Metën, qeveria ka zgjedhur të godasë pikërisht gazetarët e thjeshtë, duke urdhëruar Arta Markun të hapë urgjent një procedim penal ndaj tyre. Madje kjo Marku kërkon nga Prokuroria Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor etj” – shkruan portali.
Sipas tij, dalja e këtij lajmi të rremë i ka ardhur shumë për ‘voli’ Edi Ramës, që ka një inat të hershëm ndaj të gjitha portaleve në Shqipëri.
“Duke qënë se një pjesë nuk i komandon dot, Rama ka kohë që ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon dënimin me burg të të gjithë gazetarëve që botojnë në portale lajme të rreme. Pavarësisht se ligji i shpifjes dhe i lajmeve “fake news” është kundërshtuar nga shoqatat e medias por dhe nga OSBE dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, si një tentativë për të mbytur fjalën e lirë, Rama pritet ta shfrytëzojë “tërmetin” e rremë për ta kaluar këtë ligj. Pas kësaj, njeriu që do të përcaktojë se kush është lajm i rremë, kush është shpifje, apo kush është lajm i saktë do të jetë Rama me njerëzit rreth tij. Gazetaria përfundimisht do të vdesë” – shkruan portali.
d.a. / dita

Shume mire e ben Rama perderisa ka rrota prasi gazetaresh qe bejne zullume. Duhet rregull se eshte bere rrumpalle gjithandej. Keta gjoja gazetaret e kerkojne vete drurin
Duhet shtypur koka juaj njehere, o hajdute PPPsh..pastaj merremi me thashethemet
Te arrije nje pederast, te coje keto gjera ne mendje.
Vertet qenkemi popull by….ir.
Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik
“Gjuha kocka s’ka por kocka thyen ” thote populli. Duke arsyetuar keshtu gjuha eshte e barabarte me armen . Pytja eshte :- A kemi ne pjekurine e duhur per te mbajtur nje arme . A dime ta perdorim me pergjegjshmeri dhe kujdes . Si perfundim a mund ti lihet arrma ne dore budallait , ne rastin me te mire dhe keqdashesit dhe zullumqarit ne rastin me te keq ?
Gazetaret nuk ka pse te kene me shume te drejta se te tjeret. As deputetet. Qofsh gazetar, apo perendi ti nuk ke te drejte te shpifesh,te genjesh apo te baltosesh. Me çfare te drejte nje gazetar mund te akuzoje iksin apo ipsilonin se eshte hajdut, pervers dhe per plot zullume te tjera. I demtuari ne kete rast ka te drejte ta hedhe ne gjyq shpifesin. I takon ketij te fundit te provoje ato qe thote. Kjo eshte alfa dhe omega e fjales se lire. Liria jote shkon deri aty ku preket liria ime! Ne rastin konkret nderi i dikujt. Ndryshe do te kemi nje shtyp te mbushr me çakej, hardhuca dhe gjarperinje qe vjellin vrer. Pak a shume siç ishte Kuvendi kur ishte kryetar parlamenti Floriri i vogel dhe “Bisha” nuk lente njeri pa njollosur dhe baltosur! Prandaj nje ligj i tille duhet te jete i domosdoshem. Gjithkush ka te drejte te shprehe nje opinion te tijin per kedo dhe gjithçka. Por opinioni eshte diçka e ndryshme nga shpifja apo perbaltja. Ti mund te thuash apo te shkruash se : une mendoj se… apo kam bindjen se…. Ky eshte opinion. POr kur ti thua se filani eshte i tille apo i ketille duhet ta provosh. Ndryshe me ty duhet te merret drejtesia. Ne rast se ka! Kjo vetkuptohet. Supozojme se nje gazetar akuzon Bashen se ka vjedhur 320 milione euro ne Rrugen e Kombit. Per mua Basha po te jete i paster ka te drejte ta hedhe ne gjyq kete shkarravites dhe te kerkoje qe ai te denohet per shpifje. Ndryshe te vertetoje akuzen e tij. Dhe ketu nuk ka: Kete ma ka thene babalja! Ose nje gazete apo nje gazetar akuzon kryeministrin po ashtu si hajdut. Dhe kryeministri ka te drejte ta hedhe ne gjyq akuzuesin dhe te kerkoje denimin e tij. Ne rast te kundert akuzuesi duhet ta provoje me fakte se Rama eshte hajdut. Kjo eshte e gjitha. Vetpergjegjesia. Nuk duhen lejuar disa “gra te liga” te hedhin nga te mundin faren e dyshimit, te urrejtjes, te shpifjes dhe te baltosjes dhe te pretendojne pastaj per paprekshmeri. Jo vetem ndaj nje kryeministri, por edhe ndaj nje femije apo plaku askush nuk ka te drejte te shpife apo te shaje. Keshtu behet shteti. Me ligje dhe rregulla. Ndryshe mbetemi te Rrumpalla dhe Rrëmeti. Ku secili ben dhe thote çfare te doje pa mbajtur asnje lloj pergjegjesie. Si gangsteret ne rruge.