Një 53-vjeçar është plagosur me armë zjarri pranë godinës së bashkisë së vjetër të Kavajës.
Policia informon se ngjarja u shënua sot rreth orës 11:00 në lagjen nr. 2 dhe se është shoqëruar autori. Gjithashtu është arritur të sekuestrohet dhe arma e krimit, tip kallashnikov.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Rexhep Tare.
Ai është pronari i një dyqani të vogël, ndaj të cilit është qëlluar me breshëri.
Fatmirësisht ai ka marrë vetëm një plumb në trup dhe është dërguar në spital.
Mësohet se Tare dhe autori i plagosjes kanë pasur një konflikt të mëparshëm, por ende nuk ka detaje për konfliktin mes tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
