“Toyota Yaris”, Prela u kërkon dy prokurorëve të mbyllin shpejt hetimet

J L

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka urdhëruar prokurorët e dosjes  “Toyota Yaris” të shpejtojnë dërgimin në gjykatë të asaj që njihet si dosja Toyota Yaris.

‘BalkanWeb’ ka publikuar shkresën drejtuar prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Ened Nakuçi.

Përmes shkresës së protokolluar, e cila mban datën 11 shtator, Donika Prelaudhëzon prokurorët e çështjes të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve për të pandehurit, për të cilët është ngritur akuza më datë 5 shtator 2019.

“Prokurorët e ngarkuar me hetimin të kryejnë veprimet si edhe të marrin masa për dërgimin e çështjes për gjykim përpara datës 24/09/2019, datë në të cilën përfundon afati tërësor i paraburgimit në hetim për katër të pandehurit”, thuhet në shkresën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *