Thaçi i kërkon Vatikanit të njohë Kosovën

Edona Llukacaj

Gjatë takimeve që po zhvillohen në New York mes liderëve të ndryshëm të botës në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë. Pietro Paroli.

Gjatë këtij takimi, presidenti Thaçi u shpreh se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte gjithë angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Presidenti Thaçi shtoi: “Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”.

Raprtohet se në vijim,Thaçi e ka informuar sekretarin Paroli mbi harmoninë fetare në Kosovë dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve si vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Selia e Shenjte, Papa Françesku, duhet ti lene llafet, broçkullat dhe demagogjite dhe te njohin Kosoven shtet te pavarur.
    Eshte turp per te si seli e shenjte dhe shtet qe nuk njeh Kosoven si shtet i pavarur, ne nje kohe qe shenjetorja e koheve moderne, NENE TEREZA i perket dhe i takon si origjine popullit dhe kombit shqiptar.
    Gjithashtu Heroi me i Madh i Kombit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, jo vetem ka mbrojtur vendin dhe popullin e vet, por nga ky shtet dhe seli eshte quajtur ATLET i KRISHTERIMIT. Tung.

  • Vatikani urgjentisht te njohe Shtetin e Kosoves duke pas parasysh se kane qene dy Pape me origjine shqiptare (Papa Klementi prej Kurbini me duket) dhe nje tjeter qe nuk me kujtohet emni) pervec kesaj ne kthim prej nje konf.nderkombtare ku coptuan trojet tona, Imzot Bumci nuk pati dere hapur per me u anku pervec se Deren e Vatikanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *